Qeveri e fjalëve të mëdha e punëve shumë të vogla

Opinione

Qeveri e fjalëve të mëdha e punëve shumë të vogla

Adem Bytyçi Nga Adem Bytyçi Më 12 mars 2021 Në ora: 16:30
Qeveria

Koha kur e mori qeverisjen e vendit, vendi ndodhej në gjendje Pandemiologjike, në të cilën veçse kishte  filluar popullata të vuante pasojat e Pandemisë vdekjeprurëse nga virusi Covid-19.

Qeveria Kurti ,të cilën e rrëzuan Klani Mustafa dhe bashkëpunëtoret e tij nga partitë politike tjera, e menaxhonte shumë më mirë situatën Pandemiologjike, kishte më pakë të infektuar dhe të vdekur..

Posa erdhi qeveri anti Kushtetuese Hoti, për ta qeverisur vendin me aleatët e tij të koalicionit, gjendja pandemiologjike u vështirësuar ,mori përmasa shqetësuese përhapja e infeksionit u rritë shumë dhe numri e vdekjeve të qytetarëve u shtuar me të madhe nga një virus i pa dukshëm, por që ndodhej gjithkund.

Qeveria në ikje Hoti, dhe Ministri i shëndetësisë i kësaj qeverie jepni fjalë të mëdha se po e menaxhonin me sukses situatën Pandemioplogjike edhe pse  e vërteta në teren ishte krejtësisht ndryshe, sepse numri i të infektuarve dhe i vdekjeve të qytetarëve vetëm sa shtohej.

Situatën e bënë edhe më alarmante  dhe më të besueshme fakti se kjo  Qeveri dhe ky Ministër i shëndetësisë  kanë patur fjalë të mëdha dhe punë thuajse hiq, sa i përket mbrojtjes së popullatës në Kosovë nga një e keqe katastrofale siç është pandemia Covid-19, e cila për çdo ditë po merrë jetë njerëzishëm pa mëshirë në vendin tonë, kur dihet se të gjitha Qeveritë e vendeve për rreth e kanë siguruar vaksinën për popullatat e tyre, ndërkaq Qeveria antikushtetuese në ikje Hoti, dhe Ministri i tij i shëndetësisë Zemaj, flenë, madje edhe tallen me qytetarët  që po vuajnë pasojat e Covid-19, duke i'u thënë se ne nuk e kemi siguruar vaksinën pa e ditur qind për qindë efektin e saj kundër virusit në fjalë.

Pra, i vetmia popullatë që nuk po vaksinohet në rajon kundër Covid-19, është popullata e Kosovës për shkak të pa përgjegjësisë së qeverisë në ikje Hoti.

Zoti na shpëtoftë, se sa për Kryeministrin  Hoti dhe Ministrin e Shëndetësisë Armend Zemaj në ikje mund të vdesim të gjithë nga Coronavirusi Covid - 19‐të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat