Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, flakadanët e lumturisë së Kosovës

Opinione

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, flakadanët e lumturisë së Kosovës

Nga: Rexhep Torte Më: 24 mars 2021 Në ora: 08:27
Rexhep Torte

Albin Kurti kryeministër i Kosovës dhe Vjosa Osmani presidente e Kosovës, është përcaktim i Zotit dhe i votës së popullit dhe këtë më së paku mund ta ndryshojnë kritikuesit e padrejtë dhe mëkatarët.

Larg duart nga Albin Kurti dhe Vjosa Osmani sepse janë flakadanët e ardhmërisë së lumtur të Kosovës dhe të popullit të Kosovës.

Larg duart nga Albin Kurti, larg duart nga vjosa Osmani, mos i pengoni të punojnë në të mirë të Kosovës, sepse do t’i digjni duart.

Kosova është tokë e bekuar, e larë me gjakun e bijave dhe bijve më të mirë të kosovës.

E keqja më e madhe do të ishte shkuarja në zgjedhje të reja, ku të gjitha partitë humbëse dhe kritikuesit e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, do ta merrnin dënmin e fuqishëm nga Zoti dhe nga vota e popullit.

LDK-ja, PDK-ja, AAK-ja, Nisma dhe AKR-ja, nuk mund t’u shpëtojnë mëkateve që i kryen gjatë keqqeverisjes së tyre, duke kritikuar padrejtësisht Albin kurtin dhe Vjosa osmanin, binomin më të pastër, të pakorruptuar e dinjitoz që ka patur kosova në 21 vitet e lkaluara në liri e pavarësi.

Zoti, rezistenca popullore dhe NATO, ia sollën lirinë dhe pavarësinë Kosovës.

Me asgjë nuk mund të arsyetohen vllavrasjet për pushtet, pasurimi i paligjshëm, korrupsioni, dhe intrigat e komplotet për pushtet në Kosovën e lirë e të pavarur pas më shumë se një shekulli, ku udhëheqësit e derisotëm në 21 vitet e kaluara për interesa vetjake e lënë anash popullin e shumëvuajtur dhe fisnik të Kosovës.

Kosovën dhe popullin e shumëvuajtur të Kosovës sa e kanë katandisur armiqtë e jashtëm, më shumë po e katandisin kritikuesit dhe armiqtë e brendshëm, të cilët nxjerrin pengesa nga më të ndryshmet që Kosova të mos hecën para.

Zgjedhja e Qeverisë së Re me Albin Kurtin kryeministër më 22 mars 2021 është qëzimi dhe buqeta e parë me lule e shpresës dhe e lumturisë për popullin e Kosovës në 21 vitet që Kosova i kaloi në liri e pavarësi.

Qeveria Albinn Kurti 2 erdhi pas fitores plebishitare e Vetëvendosjes në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, përkundër nëpërkëmbëzave dhe pengesave që ia bënin partitë LDK, PDK, AAK, Nisma dhe AKR.

Qeveria Albin Kurti 2 në radhë të parë e ka trishtuar Serbinë agresore gjenocidale dhe vrasëse, e cila është vënë para faktit se më nuk mund t’i realizojë lojërat e saj arrogante, siç i realizoi me qeveritë e papërgjedhshme të derisotme të Kosovës në 21 vitet e kaluara.

Qeveria Albin Kurti 2 i ka vënë në siklet edhe BE-në, e sidomos Josep Borrellin dhe Miroslav Lajçakun, kukullat serbe, të cilët me qëndrimet e tyre pro serbe synonin dhe synojnë imponimin e realizimit të marrëveshjeve në dëm të Kosovës viktimë dhe në favor të Serbisë agresore gjenocidale e vrasëse.

Qevria Albin Kurti 2 i ka tmerruar LDK-në, PDK-në, AAK-në, Nisma dhe AKR-në dhe udhëheqësit e tyre se do të japin llogari për keqqeverisje, vllavrasje, korrupsion dhe nepotizëm.

Qeveria Albin Kurti 2 është shpresa për ardhmëri më të mirë dhe të lumtur të Kosovës, dhe të popullit të saj.

Vjosa Osmanit, fitueses të 300 mijë votave në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, numër votash që nuk i ka fituar asnjë kandidat tjetër në Kosovë, i janë vërsulur me ashpërsinë dhe primitivizmin më të madh partitë LDK, PDK, AAK, Nisma, AKR, udhëheqës dhe deputetë të këtyre partive humbëse.

Vjosa Osmani u dëshmua parimore në realizimin e premtimeve që ia dha elektoratit si kandadate e LDK-së në zgjdhjet e parafundit, që rezultoi me koalicionin LVV-LDK, dhe me formimin e Qeverisë Albin Kurti 1, më 3 shkurt 2020.

Të rikujtojmë se Qeveria Albin Kurti 1 u rrëzua nga mocioni komplotist i nisur nda LDK-ja dhe i përkrahur nga PDK-ja, AAK-ja, Nisma dhe AKR-ja.

Vjosa Osmani duke i mbrojtur në parim këto premtime ndaj elektoratit, nuk u bë vegël e Isa Mustafës, e egoistit komunist dhe shkatërruesit të LDK-së, i cili e ngulfati dhe e tjetërsoi frymën rugoviane të LDK-së.

Vjosa Osmani duhet falenderuar dhe respektuar, që duke i mbrojtur parimet e saj e shporri kokëulur Isa Mustafën karierist të sëmurë politik dhe të të korruptuar.

Të gjithë ata që e kritikojnë Vjosa Osmanin bëjnë mëkatin më të madh ndaj vetes së tyre dhe ndaj Vjosa Osmanit.

Vjosa Osmani dëshmoi me vepër se e don dhe e respekton Kosovën dhe popullin e saj më shumë se të gjithë kritikuesit e saj.

Enver Hoxhaj u.d. kryetar i PDK-së ditë më parë deklaroi në mënyrë skandaloze se PDK-ja nuk do ta votojë Vjosa Osmanin për presidente, sepse gjoja Vjosa Osmani na qenka përçarëse e jo unifikuese.

Enver Hoxhajt do t’i thonim se e ka gabim ditën e natën, sepse duke e kritikuar padrejtësisht Vjosa Osmanin, nuk mund ta faktorizojë veten si dështak që është dhe si humbës i zgjedhjeve.

Enver Hoxhajt do t’i thonim se përçarës dhe tradhtar më të madh se PDK e Hashim Thaçi as nuk ka patur dhe as nuk do të ketë Kosova gjer në Ditën e Kijametit, kur Allahu do ta përmbys dynjannë.

Enver Hoxhaj asnjëherë nuk e ngriti zërin kundër shefit të tij Hashim Thaçi, për tërë dëmet që ia shkaktoi Kosovës, për çka do të përgjigjet para Gjykatës Speciale në Hagë.

Enver hoxhaj tani merr guximin që padrejtësisht ta kritokojë e njollos Vjosa Osmanin, këtë zonjë parimore e guximtare të cilën populli e votoi për të qenë presidente e Kosovës, e cila sëbashku me kryeministrin Albin Kurti, do të dijnë t’i dalin zot Kosovës.

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani i kanë dhënë vetes detyrë ta forcojnë shtetin e Kosovës, ta luftojnë Kovid 19, ta reformojnë drejtësinë, ta luftojnë korrupsionin e nepotizmitn, ta zhvillojnë ekonomisë, të hapin vende të reja pune, të anetarësohet Kosova në organizmat ndërkombëtare, të demaskohet Serbia kriminele, dhe Kosova të pozicionohet denjësisht në dialogun me Serbinë agresore e kriminale.

Albin Kurti kryeminitër dhe Vjosa Osmani presidente e kanë edhe përkrahjen ndërkombëtare të shteteve mike të Kosovës dhe që ia duan të mirën Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat