Emanuel Macron dhe Edi Rama dhe hilet e tyre ndaj Kosovës

Opinione

Emanuel Macron dhe Edi Rama dhe hilet e tyre ndaj Kosovës

Nga: Rexhep Torte Më: 25 mars 2021 Në ora: 08:51
Rexhep Torte

Emanuel Macron, presidenti i Francës, këtyre ditëve u takua me Edi Ramën, kryeministrin e Shqipërisë në Paris.

Emanuel Macron në këtë takim sipas asaj që informuan mediat i kishte ofruar Edi Ramës që sëbashku të ndërmjetësojnë në dialogun Kosovë-Serbi.

Nëse ndërmjetësimi e ka kuptimin e rinisjes së dialogut mbi bazën e paanshmërisë , ndershmerisë dhe të vërtetës se Serbia ishte okupuese dhe agresore gjenocidale e vrasëse, dhe se Kosova ishte viktimë, mund të themi se është e pranueshme.

Por nëse Emanuel Macron ka menduar që sëbashku me Edi Ramën të ndikojnë te lidershipi në Kosovë që t’i bëhen lëshime Serbisë kriminale gjenocidale e vrasëse, kjo është një qasje hileqare dhe tradhtare ndak Kosovës viktimë.

Nëse Emanuel Macron ka mbetur ende në shpresën e “trojkës” famëkeqe ndaj Kosovës Aleksandër Vuçiq, Hashim Thaçi dhe Edi Rama, gabon sepse Edi Ramës në Kosovë e para, “nuk i mban lopata ujë”,

dhe e dyta Qeveria Albin Kurti 2 e ka shprehur qartë se nuk do të pranojë asfarë dialogu, ku Serbia kriminale agresore e gjenocidale të favorizohet, ndërsa Kosova viktimë padrejtësisht të dëmtohet.

Shqiptarët në Kosovë nuk kanë pritur dhe as që presin nga Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë që ai ta mbrojë interesin e Kosovës dhe të shqiptarëve, siç deklaroi Edi Rama ditë më parë pas takimit të tij me Emanuel Macron në Paris.

Edi Rama është dashur të përgjigjet se ai e mbron të vërtetën për shqiptarët dhe Kosovën, e jo se e mbron interësin e Kosovës dhe të shqiptarëve, që nuk e ka mbrojtur kurrë.

O Edi Rama kryeministër i Shqipërisë, Ty me qeverisjen Tënde po e shkatërron Shqipërinë, nise ta shkatërrosh Kosovën dhe shqiptarinë.

O Edi Rama kryeministër i Shqipërisë, Ty, Baton Haxhiut dhe Blendi Fevziut djalli ua ka futur në zemër Serbinë dhe e harruat fare Shqipërinë, Kosovën dhe shqiptaarinë.

O Edi Rama kryeministër, për çfarë interesi të shqiptarëve po flet, kur me asnjë veprim Tëndin nuk u vure në krah të mbrojtjes së të vërtetës për shqiptarët e Kosovës, të Maqedonisë së Veriut, të Malit të Zi apo të shqiptyarëve të Luginës së Preshevës.

Për çfarë interesi të shqiptarëve po flet, kur bashkë me Aleksandër Vuçiqin, presidentin e Serbisë dhe Hashim Thaçin, ish presidentin e Kosovës thurrët planet më oguezeza për ndarjen e Kosovës.

Ju tre “musketarët” e Ballkanit deshët ta copëtoni Kosovën të njomur me gjakun e shqiptarëve për t’ia kënaqur orekset ekspansioniste Serbisë, deshët ta copëtonit atë pak tokë shqiptare autoktone që ka mbetur nga Shqipëria Etnike që shtrihej gjer përtej Nishi.

O Edi Rama kryemistri i Shqipërisë, për çfarë interesi shqiptar po flet, kur me “Minishengenin Ballkanik Tëndin”, u përpoqe sa më parë ta sjellish Serbinë pranë Detit Adriatik dhe t’ia realizosh Serbisë ëndrën shekullore të saj për Detin Adriatik, për çka më shumë se një shekull okupoi troje shqiptare dhe i vrau e i masakroi shqiptarët, duke i mbyllur nëpër shtëpi familjet të tëra shqiptare dhe duke ua vënë flakën.

Për çfarë interesii shqiptar po flet, kur i harrove Çamët që Greqia kriminale i dëboi me vrasje e masakrime nga vatrat e tyre shekullore shqiptare në Greqi, e Ty sot po e gostit Greqinë me 12 milje të Detit Jon shqiptar.

Për çfarë interesi shqiptar po flet, kur Aleksandër Vuçiqit për skandalin që e bëri ditë më parë me publikimin e hartës së Kosovës të mbulur me flamurin e Serbisë kriminale, duke i kërcënuar Kosovën dhe tërë shqiptarët, ndërsa Ty zotrote këtë veprim nacionalist fashist të Aleksandër Vuçiqit e quajte si lojë figurash kompjuterike.

Këtë veprim skandaloz antishqiptar të Aleksandër Vuçiqit e cilësove, sikur krimineli Aleksandër Vuçiq është një fëmijë i një kopshti të fëmijëve dhe po luajtka lojëra me konpjuter.

O Edi Rama kryeministri i Shqipërisë, po të ishe kryeministër i vërtetë shqiptar, ndaj këtij veprimi skandaloz të kriminelit Aleksandër Vuçiq me hartën e Kosovës, edhe pse kriminelin Aleksandër Vuçiqin e ke mik e për zemër, si kryeministër i Shqipërisë duhej të reagoje ashpër me një notë ptrotestuese ndaj Beogradit, ndaj BE-së dhe ndaj OKB-së.

Edi Rama, kryministri i Shqipërisë, pas takimit me Emanuel Macron, presidentin e Francës në Paris, i pyetur nga gazetarët, nëse i është ofruar ndërmjetësim sëbashku me Emanuel Macron në dialogun Prishtinë-Beograd, , theksoi se nuk pranon një gjë të tillë pasi ai e mbron interesin e shqiptarëve dhe të Kosovës”, shkruan “ Informer”më datë 23 mars 2021.

Edi Rama tha se, “ Ai nuk është personi i duhur që do të mund të ndërmjetësojë në dialogun Kosovë-Serbi, pasi ai mbron interesin e shqiptarëve dhe të Kosovës. U mbetet liderëve të Kosovës që ta avancojnë dialogun sipas binndjes së tyre. Natyrisht me mbështetjen e plotë timen dhe të qeverisë sot dhe nesër të Tiranës, natyrisht në momente të caktura mund të kemi qasje ndryshe për arritjen e qëllimit, tha Rama”, informon “ Ballkanweb”.

O Edi Rama kryeministër i Shqipërisë, Shqipëria mëmë nuk po sjellet si nënë ndaj shqiptarëve që kanë mbetur pa dëshirën e tyre në trojet e veta shqiptare, por në shtetet fqinje.

Qeveria e Re e Kosovës është e përkushtuar që fatin e Kosovës ta merr në duart e veta, për t’i eliminuar hilet dhe tradhtitë e derisotme ndaj Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat