Homazhi, hallalli, harami dhe mëkati

Opinione

Homazhi, hallalli, harami dhe mëkati

Nga: Rexhep Torte Më: 31 mars 2021 Në ora: 09:59
Rexhep Torte

Homazhe duhet të kryejnë udhëheqësit dhe personat me shpirt, zemër dhe ndërgjegje të pastër

Mos i trazoni shpirtrat e dëshmorëve të lirisë, shpirtrat e viktimave të pafajshme të luftës nga krimet Serbisë, mos i trazoni shpirtat patriotë, fisnikë, të pastër e dinjitozë.

Mos i trazoni shpirtrat e dëshmorëve të rënë për liri dhe shpirtrat e viktimave të pafajshme të luftës që u vranë mizorisht nga Serbia kriminale, nëse e keni shkelur amanetin e luftëtarëve dhe të dëshmorëve të lirisë dhe nëse nuk keni bërë asgjë për t’u dënuar Serbia kriminale dhe kriminelët e saj për krimet e kryera në Kosovë në agresionin gjenocidal të Serbisë në vitet 1998/99, kushdo qofshi, ish komandantë, bashkëluftëtarë, ish udhëheqës dhe kryepartiakë të Kosovës.

Homazhet te varret, varrezat, te komplekset memoriale, te lapidaret dhe te monumentet e dëshmorëve të rënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, dhe te varret, varrezat, te komplekset memoriale. te lapidaret dhe te monumentet e të viktimave të pafajshme të luftës që u vranë mizorisht nga Serbia kriminale, kërkojnë të jeni të pastër shpirtërisht, të keni mbajtur e respektuar amanetin dhe besabesën për luftë, të keni jetuar me hallall dhe të mos jeni mëkatarë.

Ata që bëjnë homazhe te varret, varrezat, te komplekset memoriale, te lapidaret dhe te monumentet e dëshmorëve të rënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, dhe te varret, varrezat, te komplekset memoriale, lapidaret dhe te monumentet e viktimave të pafajshme të luftës që u vranë mizorisht nga Serbia kriminale, duhet domosdoshmërisht të kenë bërë veprime dhe të kenë arritur që Serbia kriminale dhe kriminelët e Serbisë të dalin para drejtësisë dhe ta marrin dënimin e merituar.

Të kenë bërë veprime që Serbia kriminale të demaskohet dhe të mos lejohet që t’i fshehën tërë ato krime makabëre që i kreu ndaj shqiptarëve të pafajshëm në Kosovë.

Kosova është tokë e bekuar, e larë dhe e njomur me gjakun e shqiptarëve, prandaj homazhet duhet të jenë me zemërbardhësi, shpirt, dhe ndërgjegje të pastër, dhe në asnjë mënyrë homazhet nuk duhet të bëhen me dyfytyrësi dhe për pëfitime politike.

Kosovës lirinë dhe pavarësinë ia sollën Zoti i Madhërishëm, luftëtarët e lirisë dhe sulmet ajrore të NATO-s ndaj caqeve të Serbisë.

Kosova 21 vite i kaloi në liri dhe pavarësi, por udhëheqësit e derisotëm të Kosovës këtë liri dhe pavarësi për fat të keq e shfrytëzuan në mënyrën më të keqe e mëkatare, me vllavrasje për pushtet, me pasurim të paligjshëm, me korrupsion e nepotizëm.

Udhëheqësit e derisotëm të Kosovës e harruan amanetin e luftës, e harruan amanetin dhe besabesën me shokët e luftës që e dhanë jetën e tyre për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

I harruan mijëra e mijëra shqiptarë të pafajshëm të vrarë e të masakruar nga ushtarët, paramilitarët dhe policët e Serbisë kriminale, e cila këta shqiptarë të pafajshëm i vrau e i masakroi në Kosovë dhe i transportoi dhe i varrosi në varreza masive në Serbi , ose i dogji në mënyrën më ç’njerëzore nëpër hekuranat e Serbisë , për t’i fshehur krimet.

I harruan 20 mijë femrat shqiptare, motrat tona të pafajshme që u dhunuan në mënyrën më shtazarake në Kosovë.

I harruan 1650 shqiptarët e pafajshëm të të gjitha moshave e gjinive që Serbia i rrëmbeu në Kosovë, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur.

E harruan faktin që Sebia e bëri shkrumb e hi Kosovën duke detyruar më shumë se 1 milionë shqiptarë të marrin rrugën e eksosdit për të shpëtuar jetën.

Udhëheqësit e derisotëm të Kosovës pas tërë këtyre mizorive që Serbia kriminlnale i kreu në Kosovë, nuk u denjuan të këmbëngulin që Serbia të kërkojë të paktën falje publikepër tërë këto krime të kryera ndaj shqiptarëve të pafajshëm.

Udhëheqësit e derisotëm të Kosovës, në Kosovën e lirë dhe të pavarur, pa i detyruar askush u ulën të dialogojnë me Serbinë kriminale dhe me kriminelin Aleksandër Vuçiq, pa i vënë asnjë kusht Serbisë kriminale.

Udhëheqësit e derisotëm të Kosovës në 21 vitet e kaluara në liri dhe pavarësi me përulësinë e tradhtinë më të madhe, iu nënshtruan diktatit të Serbisë kriminale që të dialogojnë, sipas skenarit Aleksandër Vuçiç, Hashim Thaçi dhe Edi Rama për ta copëtuar edhe atë pak tokë shqiptare që i ka mbetur Kosovës viktimë, dhe tërë këtë e bënë për interesa të tyre vetjake meskine.

Ç’farë homazhe dyfytyrëshe, mashtruese, tradhtuese dhe për përfitime politik bëri Hashim Thaçi, ish kryeministër, ish president i kosovës dhe ish kryetar i PDK-sw, para varreve, memorialeve, lapidareve dhe monumenteve të heronjve të luftës për liri dhe pavarësi dhe të viktimave të pafajshme që u bënë fli për lirinë dhe e pavarësisë së Kosovës.

Ç’farë homazhe dyfytyrëshe bëri Kadri Veseli, kryetar i Parlamentit të Kosovës dhe kryetar i PDK-së.

Ç’farë homazhe dyfytyrëshe bën aktualisht Enver Hoxhaj u.d. kryetar aktual i PDK-së, i cili nuk zgjedh mjete për tu faktorizuar sëbashku me PDK-nw, e cila i solli aqë dëme të mëdha Kosovës.

Tw sipërpërmendurit në 21 vitet e kaluara në liri dhe pavarësi të Kosovës nuk bënë asgje për t’u dënuar Serbia kriminale dhe kriminelët e serbisë për krimet e kryera n Kosovë, por shikuan interesin vetjak për të mbetur sa më gjatë në pushtet, t’u pasuruar dhe për të shpëtuar nga akuzat e rënda për vllavrasje e korrupsion.

Ç’farë homazhe dyfytyrëshe, mashtruese, tradhtuese dhe për përfitime politike bëri Isa Mustafa, ish kryetar i LDK-sw, ish kryeministër, para varreve, memorialeve, lapidareve dhe monumenteve të heronjve të luftës dhe të viktimave të pafajshme të luftës që u bënë fli për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, kur nuk bëri asgjë për aktivistët e vrarë të LDK-së në krye të detyrës, kur nuk bëri asgjë për nxjerrjen e kriminelëve të Serbisë para drejtësisë për krimet e kryera në Kosovë.

Isa Mustafa e shkatërroi tërësisht frymën rugoviane të LDK-së dhe u dha pas egoizmit karierist politik, hakmarrjes politike dhe korrupsionit.

Ç’farë homazhe dyfytyrëshe, mashtruese, tradhtuese dhe për përfitime politike bën Ramush Haradinaj para varreve, memorialeve, lapidareve dhe monumenteve të heronjve të luftës dhe ptë viktimave të të pafajshme të luftës që u bënë fli për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, kur si ish kryeministër dhe kryetar i AAK-së, nuk bëri asgje që Serbia kiminale dhe kriminelët e Serbisë të dalin para drejtësisë.

Ramush Haradinaj u bë milioner i pasluftës dhe ia fali Malit të Zi 8500 hektarë tokë të Kosovës të larë me gjakun shqiptar.

Ç’farë homazhe dyfytyrëshe, mashtruese, tradhtuese dhe për përfitime politike bën Fatmit Limaj, kryetar i Nisma dhe ish ministwr i Kosovws, para varreve, memorialeve, lapidsareve dhe monumenteve të heronjve të luftës dhe tw viktimave të pafajshme e luftës që u bënë fli për lirinë dhe pavarësinë e Kosov, kur si kryetar i Nisma dhe si ish ministër i Kosovës, nuk bëri asgje që Serbia kriminale dhe kriminelët e Serbisë të dalin para drejtësisë për krimet e kryera në Kosovë, por u dha par karierizmit politik dhe pasurimit.

Fatmir Limaj nuk u angazhua as edhe për restaurimin e Kompleksit Memoriual të Kullave të Jasharajve në Prekaz, ku sipas deklaratës së Bekim Jasharit, kryetarit të Komunës së Skenderajt, Fatmir Limaj në cilësinë drejtorit të prokurimit të Qeverisë, në një takim të Komitetit për reastaurimin e kompleksit Memorial të Kullave të Jasharajve, është arsyetuar se ka marrë letër nga një letër që të ndërpritet restaurimi i këtij Kompleksi memorial.

Ç’farë homazhe dyfytyrëshe, mashtuese, tradhtuese dhe për përfitime politike, mund të bëjë Behgjet Pacolli, biznesmeni milioner më i madh në Kosovë dhe kryetar i AKR-së, kur si ministër i Jashtëm i Kosovës nuk bëri asgjë që Serbia kriminale dhe kriminelët e Serbisë të dalin para drejtësisë për krimet e kryera në Kosovë, kur si ministër i Jashtëm i Kosovës i la hapësirë Serbisë që me gënjeshtra disa shtete e ç’njohën Kosovën.

Behgjet Pacolli si ministër i Jashtëm i Kosovës nuk arrijti së paku ta organizojë, përkthimin, botimin dhe shpërndajën te ambasadorët në OKB, BE dhe KE, të paktën të një libri të botuar në Kosovë për krimet e Serbisë ndaj shqiptarëve të pafajshëm.

Behgjet Pacolli nuk arrijti si milioner i Jashtëm i osovës që të organizojë dhe financojë botimin e librit “Gjenocidi serb ndaj shqiptarëve në shekullin e 20-të”, si përgjigje të librit skandaloz e plor gënjeshtra me titull “Gjenocidi shqiptar ndaj serbëve në shekullin e 20-të” që e botoi Serbia në anglisht në vitin 2020.

Behgjet Pacolli deklaron se, “ Votojeni AKR-në, të bëhem unë president i Kosovës që ta lumturoj Kosovën”.

Behgjet Pacolli shet mend në Kosovë duke iu bashkangjitur herë njërës parti dhe herë partisë tjetër, dhe tani në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, mbeti me një deputet dhe ai deputet është Behgjet Pacolli vet.

Homazhi është veprim fisnik, dashamirës, etik, nderues, respektues, mirënjohës, bëmirës, përkujtues dhe tepër njerëzor që u bëhet më të dashurve dhe më të merituarve tanë, në shejë respekti dhe mirënjohje për bëmat dhe sakrificën e tyre për të mirën tonë familjare, mbarë kombëtare dhe mbarë njerëzore.

Hallalli është kuptimi i të jetuarit në mënyrë fisnike, bujare, bëmirëse, të ndershme dhe sakrifikuese, duke mos i hy askujt në hak.

Hallali e ka kuptimin domethënës edhe për sakrifikimin e jetës për të mbrojtur lirinë, pragun dhe nderin e familjes dhe të atdheut, duke rënë dëshmor i këtyre vlerave madhore të dhuruara nga Zoti i Madhërishëm , për të qenë besnik dhe i devotshëm ndaj Zotit të Madhërishëm, ndaj familjes, kombit, atdheut dhe njerëzimit.

Harami e ka kuptimin e padrejtësisë, palejueshmërisë, pameritueshmërisë, tradhtisë dhe shkeljes së parimeve humane dhe etike njerëzore.

Mëkati e ka domethënien e shkeljes së parimeve të fesë të shpallur nga Alllahu i Madhërishëm, e ka domethënien e veprimit të turpshëm, e ka kuptimin e gabimit dhe të fajit.

Mëkatet dhe jeta haram nuk mund të shlyhen nëpërmjet homazheve dyfytyrëshe, as në këtë jetë dhe as në jetën e përtejme.

Shembujt jetësorë me shekuj kanë dëshmuar dhe vërtetuar se kush ia bën gropën shokut, bie vetë brenda në gropë.

Jeta e njeriut është e shkurtër dhe duhet jetuar në mënyrë të ndershme, sepse fundja secili prej nesh, pas vdekjes merr me vete vetëm një gropë ku futet kufoma e tij dhe mbulohet me dhe, ndërsa për në jetën e përtejme merr me vete punët e mira që i ka bërë, por edhe mëkatet që i ka bërë, për të dhënë llogari para Zotit të Madhërishëm, ku për punët e mira fitohet Xheneti dhe për punët e liga xhehenemi.

Nuk duhet ta mashtrojmë veten dhe të hamendemi, sepse kjo është më se e sigurtë që do të ndodh me ne dhe me jetën tonë, pa asnjë përjashtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat