A duhet të zgjidhet presidenti nga populli?!

Opinione

A duhet të zgjidhet presidenti nga populli?!

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 3 prill 2021 Në ora: 17:34
Presidenca e Kosovës

Komplikimet që po sjell zgjedhja e presidentit të vendit, është një traumë e madhe për vet popullin, me tensionimin e klimës politike në vend, edhe ashtu mjaft të tendosur. Në këtë kuptim, është më së e nevojshme që presidenti të zgjidhet nga populli, duke anashkaluar kështu tensionimin e situatës, me mundësi që vendi të shkojë në zgjedhje. Kështu luhatet seriozisht stabiliteti i vendit.

Ndonëse nuk diskutohet fare nevoja dhe domosdoshmëria që presidenti të zgjidhet nga populli, gjithashtu duhet që të fillojë me votimin nga njerëzit e thjeshtë të drejtorëve të shkollave dhe drejtorive arsimore, le të zgjedhë me short njerëz apolitikë për komisionet e administrimit të zgjedhjeve, le të ndërtohet një strukturë kualifikimi dhe karriere për nëpunësit civil, që të evitohen sa më shumë caktimet politike në administratën shtetërore dhe strukturat publike dhe administrative.

Sa më shumë që evitohet politika nga vendet me rëndësi për shoqërinë, aq më mirë do të funksionojë demokracia. Megjithëse presidenti duhet të zgjidhet nga populli, edhe kjo gjë ka vështirësitë e veta, të cilat janë: Nëse presidentin e zgjedh populli, kush do ta largojë atë nga detyra nëse ai shkel ligjin dhe abuzon me detyrën? Përsëri populli? Si? Apo do të jetë Parlamenti ai që do ta ketë këtë të drejtë? Nëse po, atëherë i bie që kreu i shtetit të zgjidhet nga populli dhe të shkarkohet nga politika, ndaj a nuk është më mirë formula ekzistuese e cila, të paktën i ofron palëve politike të arrijnë një konsensus?

Përkundër kësaj, zgjedhja e presidentit nga populli së pari shmang krizat që gjithnjë janë prodhuar në raste të tilla, në anën tjetër edhe rrit besimin e qytetarëve në institucionet e saja. Përderisa presidenti i vendit, edhe sipas Kushtetutës është faktor i unitetit, me zgjedhjen nga populli kjo gjë vetëm sa forcohet. Momentalisht presidenti është rezultat i marrëveshjeve politike, të cilat në përgjithësi nuk kanë marr parasysh vullnetin e popullit. Kosova, si vend që akoma është në tranzicion, me institucione fragjile, më shumë se çdo shtet tjetër ka nevojë për institucione të qëndrueshme, e të cilat si të tilla mund të ofrojnë siguri për qytetarët, por edhe ndërkombëtarët. Asnjë investitor serioz nuk vjen të investojë në një vend ku nuk ka institucione të sigurta dhe ku qeveritë ndërron çdo vjet.

Një president i zgjedhur nga populli është siguri për një gjë të tillë, për stabilitetin e përgjithshëm të vendit. Tani është e nevojshme shumë që të bëhen ndryshimet e nevojshme ligjore, në mënyrë që presidenti të zgjidhet nga populli. Pavarësisht se për partitë politikë një gjë e tillë nuk e nevojshme, pasi po e përdorin pikërisht një gjë të tillë për pazaret e tyre, kjo gjë duhet të ndodh sa më shpejt që është e mundur. Vetëm një president nga populli sjell stabiliteti të brendshëm, besim tek institucionet nga ana e qytetarëve dhe mbi të gjitha garanton institucione të qëndrueshme. Ka shumë shtetet me sistem parlamentar si Kosova, por që e zgjedhin presidentin nga populli, një model të tillë duhet ta ndjek edhe Kosova dhe Shqipëria, tani është koha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat