Përfaqësuesit e popullit në parlament bëjnë lojëra me popull

Opinione

Përfaqësuesit e popullit në parlament bëjnë lojëra me popull

Nga: Luz Tomaj Më: 4 prill 2021 Në ora: 06:39
Luz Tomaj

Parlamenti, mjerisht nuk i përngjanë Parlamentit. Parlamenti apo Kuvendi është institucion ligjvënës  I Republikës së Kosovës, I zgjedhur nga populli. Shkurtazi, është vend ku, Përfaqësuesit e popullit duhet të këmbejnë mendimet, të komunikojnë njëri me tjetrin, së paku në lokalet zyrtare dhe të veprojnë në interes të popullit. Kjo nuk ndodhë! Gjuha e cila përdoret në Kuvend në vazhdimësi I përngjan gjuhës së rrugaçëve, gjuhës inatëqare që nuk ka të bëj fare me kulturën politike. Shtrohet pyetja se, një gjuhë e tillë, a ka të bëj fare me interesat e popullit.

Propozimi rreth Ligjit mbi zgjedhjet

Në seancat e fundit, përplasja filloi përkitazi me propozimin e Qeverisë, për ndryshimin apo plotësimin e Ligjit mbi zgjedhjet. Propozimi shkonte në favor të mërgatës. U bë kiameti. Populli e ka të qartë por, si duket jo edhe deputetët se, mërgimtarët, në cilën do pjesë të rruzullit tokësor, e ndiejnë veten pjesë të kombit, nuk iu largohet mendja nga vendlindja dhe, përpiqen me vepruar dhe kontribuar për të mirën dhe vetëm të mirën e kombit.

Për ndryshimin e ligjit në fjalë, jam shprehë në opinionet e mëhershme, ndonëse jo përkitazi me të drejtat e mërgimtarëve por, për eliminimin e influencës së strukturave të klanizuara të subjekteve  politike. Mendoj dhe insistoj se, Ligji në fjalë, duhet të ndryshohet në mënyrë që, bartëse të propozimit dhe zgjedhjeve të përfaqësuesve të popullit, duhet me qenë njësitë lokale - komunat. Në proporcion me numrin e banorëve, secilës njësi lokale do I caktohej edhe numri I përfaqësuesve, ndërsa njësiti lokal, në mënyrë të pavarur të vendos mbi propozimin e kandidatëve, mundësin e garimit edhe të kandidatëve të pavarur etj. Me fjalë tjera, të eliminohet influenca e rretheve të ngushta të subjekteve politike dhe të vjen në shprehje vullneti I vërtet I popullit. Në periudhën e gjertanishme, ndoshta ekzistojnë individ, të cilët vazhdimisht janë anëtar të Parlamentit, falë rretheve të ngushta të klanizuara.

Zgjedhja e Presidentit

Ajo çka po ndodhë rreth zgjedhjes së Presidentes është për të qeshë apo më mirë me thënë për të qajtë. Së pari, po e përsëriti se, u turpërova, kur senatori – shoku I im ma përmendi fjalën bojkotim që I kishte ra në vesh. Opozita I paralajmëroi bojkotimet por, u turpëruan, ndonëse të turpëruar, dhe zgjedhën forma tjera. Tani, deputetët - Veliu, Hoti, Gashi... zgjedhën forma tjera. Në se nuk gaboj, Arben Gashi, një kohë gjithashtu ishte një lloj opozite në LDK, ndërsa tani e kryeson grupin parlamentar dhe nuk mundet me e marrë me mend Vjosën. Shikoni more rezultatet e zgjedhjeve të cilat e shprehin vullnetin e popullit, a paraqet ndonjë gjë populli për ju. Një fjalë e moçme thotë – mos i ngulni këmbët si magari n’akull, sepse iu rrëshqasin këmbët. Personalisht vuaj nga profesionalizmi dhe mendoj se drejtimi dhe niveli I arsimimit të Z. Vjosa, kur është fjala për shtetin dhe mbi shtetin, premton më shumë se I çdo kandidati tjetër. Mu për shkak të mungesës së profesionalizmit dhe klanizimit apo kapjes së shtetit, në periudhën e gjertanishme, shtetëformimi stagnoi ndërsa për zhvillim të shtetit të Kosovës as që mund të flitet.

Ejani në vete more, mos i veni interesat partiake para atyre shtetërore nga se shteti i përket popullit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat