Javash z.Tomas Szunyog, shef i BE-së

Opinione

Javash z.Tomas Szunyog, shef i BE-së

Nga: Binak Maxharraj Më: 10 prill 2021 Në ora: 16:45
Binak Maxharraj

Shefi i Zyrës se Bashkimit Evropian për Kosovën z.Tomas Szunyog ka deklaruar se kryeministri i Kosovës z.Albin Kurti është ftuar zyrtarisht që ta vizitoi Brukselin për një takim buletaral,me theks të posaçëm për vazhdimin sa më parë të dialogut midis Kosovës dhe Serbia. Javash, javash, z.shef i BE, Z.shef i BE-së, zgjedhjet në Kosovë posa janë mbajtë ku ka fituar bindshëm mbi 50,28% koalicioni LVV-Lista “Beso”. Ende siç duhet, vetëm disa posteve kryesore nuk ka marrë fund rrumullaksimi rreth konstituimit të gjitha organëve shtetërore. Ende Albini me Vjosën nuk janë ulë mirë siç duhet në karrigat e tyre, ende nuk kanë marrë frymë siç duhet e ju u rrini mbi kry si gjelat për vizitë në Bruksel lidhur me dialogun me Serbinë.

Çfarë po ju ngutet z.shef i BE, çfarë zori keni?! As Albini e as Vjosa nuk i ikin dialogut, atë e kanë obligim ndërkombëtar. Por mos harro z.shef i BE për të qenë dialogu i suksesshëm edhe palët duhet të jenë të barabarta, të ulen e të bisedojnë si dy shtete të pavarura,e jo të veproni në sigmën dialogu midis Prishtines dhe Beogradit,etj. Por z.shef i BE mbi dhjetë vite është diagoluar me Serbinë. Për këto dhjetë vjet ju nuk u ngutet për asgjë, e lëshuat dialogun në ler, në mëshiren e dy protogonistëve të pandërgjegjshëm Vuçiqit dhe Thaçit. Këta jo vetëm që nuk dialooguan por e bënë lëmsh, rrëmuj dialogun që as dreqi nuk i bjen n’fije. Janë arritë mbi 40 marrëveshje falso, paçavra që më së paku janë marrëveshje qe su bihet në fije se çka kërkohet ku nisin dhe ku përfundojnë e aq më pak të zbatohen. Nën drejtimin e BE-së, dialogu filloj edhe të jetë i rrezikshëm, të merr kahje tjetër. Ndër sy të BE n’pikë të drites u nxorën skica dhe harta për ndarjen e Kosovës, për korigjiimin e kufinjëve. Pra lejuat që të bëhet atak mbi sovranitetin e Kosovës e ju BE heshtët. Heshtët edhe atëherë kur Serbia edhe pse në dialog vepronte kundër Kosovës, e pengonte atë të anëtaresohet në organizatat ndërkombëtare, bile tentonte por edhe t’i blejë çnjohjet nga disa vende që e kishin njohtë Kosovën. Dhe ju heshtët nuk ju ngutej?! Nuk ju ngutej edhe atëherë kur Serbia qëllimisht për dy tri vite e ndërpreu dialogun për shkak të një takes dhe për reciprocitetin e drejtë kjo e çdo shteti Sovran të veproi.Dhe prap ju të BE-së nuk reaguat por e bënit Kosovën fajtore.

Pra,me dialogun e deritashëm të bëmë keq e më keq, të bërë krejt bërllog, të bërë si një xhungël që s’dihet kah dilet juve prapë po ju ngutet të vazhdohet dialogu kur nuk dihet se ku ka mbetur për tu vazhduar. Nuk e di se pse po ju ngutet z.shef i BE?! Dialogu nuk është lojë pingpongu.Kosova në krye me udhehëqjen e re Albini-Vjosa ka nevojë për kohë, ka nevojë që të analizohet në përpikëri se çka është arrijtë deri më tash me dialogun,të studiohën marrëveshjet të nënshkruara nga personat e pandershëm dhe të pandergjëgjshëm Vuçiq-Thaçi si marrëvshje të këqija dhe në dëm të Kosovës të cilat duhet hudhë poshtë sepse janë në kundërshtim me Kushtetutën,por edhe paraprakisht para se të nisë, apo rinisë dialogu Serbia duhet t’i plotësoj disa parakushte, të kërkoj falje popullit të Kosovës për krimet dhe gjenocidin e bërë në Kosovë, për vrasjen e mbi 15 mijë civilëve, fëmijve, grave, pleqëve, gjatë luftës, për dhunimet, për të pagjeturit, t’i paguaj mbi 45 miliard separacione të luftës ku e patë bërë Kosovën tokë të djegur.

Z.Shef i BE siç po shihet për të rifilluar dialogu kërkon kohë dhe durim dhe mu për këtë arsye ai nuk duhet ngutë, duhet që qeveria e Kosovës t’i përcaktoi prioritetet,e jo të shkoj atje me duarë në xhepa siç vepruan paraardhësit e tij. Mu për këtë arsye dialogu është renditë si prioritet i katërtë nga qeveria e Kosovës, sepse qeveria e Kosovës ka prioritete para dialogut siç janë masat sistemore në sferat ekonomike, arsimore, në sanimin e gjendjës së pandemisë,etj. Pra, në fund javash, javash, z.shef i BE rinisja e dialogut don punë, parapërgatitje e për këtë duhet kohë e gjatë për të pas sukses. Por dije edhe një gjë involvimi i drejtëpërdrejt i SHBA në dialog është i domosdoshëm, sepse shqiptarët dhe Kosova historikisht kanë përvoja të këqija me Evropën që për shkak të saj sot shqiptarët janë ndarë me dhunë dhe të detyruar të jetojnë në pesë shtete të Ballkanit Përendimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat