Beteja e Kosharës, këmbana e lirisë së Kosovës!

Opinione

Beteja e Kosharës, këmbana e lirisë së Kosovës!

Më: 13 prill 2021 Në ora: 10:07
Adem Bytyçi

Lavdi dëshmorëve të atdheut të cilët u flijuan për lirinë të cilën e gëzojmë ne sot!

Ne të gjallët u kemi shumë borgj në zbatimin e amanetit të tyre në të mirën e atdheut.

Nderin dhe respektin më të madh dëshmorëve të atdheut, ne pasardhësit e tyre mund t'ua bëjmë duke e ndërtuar një shtet të fuqishëm ekonomikisht dhe duke e ngrit fuqinë mbrojtëse të shtetit, si garant i mbrojtjes së idealeve të atyre që dhanë gjakun për çlirimin e kësaj toke nga një okupator shekullor, gjakatar dhe gjenocidal.

Të gjithë pa dallime duhet ta dijmë se frytet e lirisë për të cilën dhanë më të shtrenjtën e tyre dëshmorët e atdheut, jetën e tyre, mund t'i mbrojmë, t'i nderojmë dhe kultivojmë vetëm të bashkuar pa dallime partiake, politike dhe ideologjike, duke qenë të gatshëm gjithmonë për t'i dhënë më shumë atdheut pa e menduar as edhe një herë karrigen e pushtetit dhe interesat individuale dhe keqpërdorimin e atyre privilegjeve të pushtetit në dëmin e interesave të atdheut dhe interesave imediate të qytetarëve tanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat