Gabimet e Donika Gërvallës - Redaktim i fjalimit

Opinione

Gabimet e Donika Gërvallës - Redaktim i fjalimit

Lis Bukuroca Nga Lis Bukuroca Më 15 prill 2021 Në ora: 16:02
Donika Gërvalla

„Republika e Kosovës po hyn në një epokë të re.“ Krenari partiake.„…ta bëjmë vendin tonë të ri anëtar të plotë dhe të respektuar të familjes së kombeve, ku zotëron sundimi i ligjit, demokracia dhe mundësia e barabartë për të gjithë.“ Te shumica e anëtarëve të OKB-së nuk ka shtete ligjore, as demokraci, as mundësi të barabarta! Dukej se po flitnit për një planet tjetër!

„Por, në të njëjtën kohë jemi duke përgatitur masat vënë në jetë këtë epokë të re.“

Krenari partiake, që mund të thuhet brenda, jo jashtë!

„Kemi të bëjmë me një gamë të gjerë të çështjeve, lënien prapa të një epoke të korruptuar dhe transformimin në një shtet me sundim të vërtetë të ligjit.“ mendim katastrofal, partiak,, që mund të thuhet brenda, jo jashtë!!

„…të gjitha këto në një vend me popullsi të re, vitale…“ Cili komb nuk paska popullsi vitale? „Tani njerëzit na kanë besuar këtë ndryshim historik, dhe ne jemi të përkushtuar që ta vëmë në jetë.“ Kujt i intereson atje? Mund të thuhet brenda, jo jashtë „Me trashëgiminë tonë kulturore prej më shumë se 3000-vjeçare, së bashku me Grekët jemi një nga dy kulturat më të lashta në Evropë.“ Kujt i intereson kultura 3000 vjeçare e pashkruar? Sa filozofë i kemi ne, sa grekët?

„Vendi ynë i vogël, por shumë i veçantë, nuk ka frikë.“ A domethënë se jemi të gatshëm të ndryshojmë kufijtë? „Përkundrazi, jemi të gatshëm që të hyjmë në diskutime substanciale dhe serioze edhe…, edhe për gjenocidin në Bosnjë dhe Kosovë.“ Çfarë kërkon Bosnja aty? „Në këtë qeveri të re të Republikës së Kosovës do të gjeni njerëz të guximshëm, mendjehapur dhe me përvojë ndërkombëtare… A domethënë se jemi të gatshëm të ndryshojmë kufijtë?

„Ne jemi të hapur, jemi krenarë dhe nuk kemi frikë nga asgjë dhe askush. Edhe pse kemi 10 herë më shumë veteranë sesa ushtarë dhe asnjë tank! Ne kemi frikë dhe duhet thënë se kemi frikë, sepse me dekada terrorizohemi nga Serbia! Ai mendim duket si i Enver Hoxhës! Thuaje hapur se kemi frikë, sepse njeriu ka fikë nga rreziku! Sepse kështu bota ndien mëshirë me ne, jo kur krekosemi!

„Vetëm 80 vjet më parë, Gjermania naziste kishte filluar bombardimin e Beogradit dhe kishte bërë gjenocid ndaj serbëve, hebrenjve dhe të tjerëve, përfshirë këtu edhe popullin shqiptar, që u ngrit kundër fashizmit. Pse ministrja bëhet avokate e Serbisë? Mund të thoshte këtë: Serbia para Hitlerit ka shkruar projekte shkencore për shfarosjen tonë.

„Më lejoni të pyes sinqerisht: Çfarë është ajo që i shtyn viktimat e gjenocidit dhe fashizmit, që edhe vetë të bëjnë gjenocid, të përfundojnë në fashizëm dhe në fund të mos përballen me përgjegjësitë pas kësaj?“

SERBIA ka ushtruar gjenocid kundër nesh para Hitlerit dhe ka sekuestruar kufoma. Ky është krim mbi krime!  Serbia nuk distancohet nga majnkapfet e veta! Ndoshta Hitleri ka mësuar nga projektet serbe! Ja faktet!

Naçertania (1844) lija Garashanin

Dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit 1877 - 1878

Programi i Çubroloviqit 1937 për shfarosje totale…

1938, lidhja e Konventes me Turqinë dhe Greqinë për deportiminin në Anadoll

Projekti i Ivo Andriqit,1939

Projekti i Moleviqit,1941

Projekti i Drazha Mihailoviqit, 1942

Projekti i Millosheviqit „Patkoi“ 1999

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat