Dokumenti “anonim” slloven për kufijtë e ri në Ballkan

Opinione

Dokumenti “anonim” slloven për kufijtë e ri në Ballkan

Nga: Sherif Ramabaja Më: 17 prill 2021 Në ora: 12:33
Sherif Ramabaja

Sa herë që paraqiten harta të tilla mbi kufijtë e Ballkanit ndër shqiptarët lindin dilemat, ide të kujt mund të jetë këto.

Nëse idetë e tillë rrjedhin nga fuqitë e mëdha dhe në përgjithësi nga perëndimi, do të bëhej ashtu siç është planifikuar, ngase kush do na pyeste ne, do të arsyetoheshin shqiptarët.

Por nëse idetë e tilla rrjedhin nga qarqet serbo – ruse merren sikur një testim, apo matje pulsi ndaj perëndimit. Frika është pa dyshim prezente sepse ne në këtë rast seriozisht do të rrezikoheshim.

Më herët kur ndodhnin skenarë të tillë, apo bëhej tregti me tokat shqiptare, sepse ne jemi tkurrur më së shumti në rajon, gjithmonë përgaditej tereni për aprovimin e programeve të tilla.

Së pari shkaktohej tollovi mes shqiptarëve. Përçarja merrte dimenzione deri në ekstremitet, sepse edhe ashtu shqiptarët përçarjen e kanë në gjak sikurse bukën dhe ajrin e përditshëm.

Po patën mundësi, shqiptarët i fusnin në luftë mes vete, pastaj zgjidheshin “personalitetet” që e viktimizonin popullin e tyre dhe puna përfundimtare ishte, të kryhej tregtia me territoret tona.

Në fund urdhërohej me ultimatum që të pranohej gjendja dhe hartat ashtu si ishin vizatuar.

Në skenë paraqiteshin „ personalitetet “ të cilët i kishin përpunuar dhe përgaditur më herët, që t´i zbatonin proceset e planifikuara.

Ne duke menduar se këto gjëra i takojnë së kaluarës, na është përsëritur historia shumë shpesh.

Sot si do të veprohet me territoret shqiptare dhe sa parashikohet të tkurren, do të mbetemi dëshmitarë të historisë?

Para dy vitesh ishim dëshmitarë se si Çakorri iu dhurua Malit të Zi. Greqia po zhvillon negociata me qeverinë Rama për Detin shqiptar dhe sipas të gjitha gjasave edhe ajo do të jetë punë e kryer.

Thaçi dhe presidenti serb Vuçiq zhvillonin po ashtu negociata intenzive dhe pa u penguar, për shkëmbime territoriale të kosovës.

Sot është dilema, si do t´i kundërvihet qeveria Kurti shkëmbimit të territoreve me Serbinë. Ose më mirë të shtrohet pyetja: si do të realizoheshin këto plane?

Për t´u bërë një dokument i tillë realitet, që këto ditë u publikua si plan i kryeministrit slloven mbi ish Jugoslavinë, duhen realizuar disa parakushte.

Së pari do të duhej rrëzuar qeveria Kurti! Së dyti do të duhej që Thaçi të lirohej nga Haga dhe të fuqizohej me pushtet dhe së treti do të duhej që Rama t´i fitoi zgjedhjet në Shqipëri.

Dikush do të pyeste se ç´ka lidhet kjo me Ramën ? Shumë e çartë. Thaçi dhe Rama i kishin bërë planet e tilla, edhe pse Rama qëndronte në prapavijë dhe mohon të ketë gisht në këtë lojë.

Prandaj realizimi i planeve të tilla, do të ishte i mundur vetëm me Thaçin, Ramën, Mustafën dhe klikat e tyre, që do të aktivizoheshin sa hapë e mbyll sytë.

 Do të ishte vështirë të gjendeshin „personalitete “ të tjera që pa lejen amerikane, do të kishin guximin t´i hynin një avanture të tillë.

Thaçi përbehej në ndihmën dhe përkrahjen amerikane, po avanturat e ish presidentit Trump i vërejtëm se si përfunduan në Kapitol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat