Përfshirja e NATO-s, në konfliktet në ish-Jugosllavi

Opinione

Përfshirja e NATO-s, në konfliktet në ish-Jugosllavi

Nga: Skender Jashari Më: 19 prill 2021 Në ora: 11:07
Skender Jashari

NATO e formuar në Traktatin e Atlantikut Verior, më 4 prill 1949, është sistem i mbrojtjes kolektive, nga sulmi i armatosur kundër një a më shumë anëtarëve të këtij traktati konsiderohet si sulm kundër të gjithve dhe për pasojë të gjithë duhet të veprojnë bashkarisht dhe individualisht edhe me përdorimin e forcës së armatosur për ta rikthy dhe mbrojt sigurinë në hapësirat e Atlantikut Verior. Kundër NATO-s, ishte Pakti i Varshavës, e që NATO gjatë Luftës së Ftohtë, nuk ndërmori asnjë operacion ushtarak, edhe pse në këtë periudhë kishim Paktin e Varshavës, që kishte kryer disa invazione kundër disa vendeve joanëtare të NATO-s, si ndaj Polonisë më 1956, pastaj më 1968 kundër Çeko-sllovakisë.

Pas Luftës së II Botërore, ka pasur rreth 1200 konflike, e që NATO, ndërhyri në rastin e Kosovës, Bosnjës, por jo edhe në rastet e Burmas, Kamboxhias, Çeçenisë, Kongos, luftës Iran-Irak, Liberisë, Libanit, Somalisë etj. Derisa në këto konflikte të pas Luftës së II Botërore deri në përfundim të Luftës së Ftohtë, kanë ndodhur mbi 75% e vdekjeve. Kurse SHBA, kishte ndërhyrë në më shumë se 240 raste e që mund të kalonte në total 300 raste, përpara Luftës së Ftohtë, duke përfshirë nga veprimet demonstrative e deri tek luftërat e mëdha. Ndërkaq SHBA pas Luftës së Ftohtë në 36 raste ka dërguar misione paqëruajtëse, kurse prej Luftës së II Botërore deri në Luftën e Ftohtë kishte dërguar 10 herë.

Mirëpo vetëm pas Luftës së Ftohtë, u pa nevoja që NATO, të ndërhyjë edhe në rastet kur dështon diplomacia, me qëllim të menaxhimit të krizës, e që skeptikët këtë e shohin dhe e cilësojnë si kalim nga opsioni plotësisht defanziv, në opsion proaktiv a edhe ofenziv. Pas presionit të publikut, OKB kërkoi nga NATO, që të intervenonte, në Luftën e Bosnjës, pas dyshimeve për kryerje të krimeve të luftës kundër civilëve.

Për herë të parë, në konfliktin e Bosnjës, NATO bëri përpjekjet e para për dhënijen fund të trazirave, e që kulminoi me kampanjën e parë ajrore më 1995, në Opracionin “Deliberate Force”, pasi ushtria e të vetëquajturës “republika srpska” kishte kërcënuar dhe sulmuar zonat e sigurta të caktuara nga OKB, në Srebrenicë dhe Markala, pastaj në granatimin e tregut të Sarajevës, më 28 gusht 1995. Këshilli i Sigurimit të OKB-së, në përgjigje të krizës humanitare në Bosnje, miratoi rezolutën 743 më 21 shkurt 1992, që krijoi UNPROFOR-in, për të ruajtur popullatën dhe për të shpërndarë ndihma humanitare në Bosnje. Pastaj më 9 tetor 1992, miratoi rezolutën 781, për ndalimin e hapësirës ajrore të Bosnjës e cila monitorohej nga NATO, në Operacionin “Sky Monitor”, e në të cilin rast njihet si përfshirja e parë e NATO-s, në operacione të tilla. Pas 500 shkeljeve të dokumentuara më 31 mars 1993, Këshilli i Sigurimit miratoi rezolutën 816, që NATO filloi Operacionin “Deny Flight”. Forcat serbe, vazhduan të sulmonin “zonat e sigurta” të caktuara nga OKB, e të siguruara nga UNPROFOR, e që me rezolutën 836 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, kishin të drejtë që UNPROFOR, të përdorte forcën ushtarake për t’i mbrojtur këto zona. Pastaj Operacioni “Sharp Guard” që bllokonte detin Adriatik për anijet Jugosllave.

Më 6 shkurt 1994, pas masakrës së Markales, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, kërkoi formalisht nga NATO, që menjëherë të kryente sulme ajrore kundër forcave serbe të të vetëquajturës “republika srpska”, e qe më 9 shkurt filluan sulmet ajërore kundër pozicioneve të artilerisë dhe mortajave për rreth Sarajevës, e që vetëm grekët nuk i mbështetën sulmet ajrore, por nuk përdorën veto.] Në incidentin e Banja Llukës, më 28 shkurt 1994, avioni amerikan në kuadër të NATO-s, duke përmbushur Operacionin “Deny Flight” rrëzoi 4 avion serb, prej 6 sa kishin bombarduar një fabrikë boshnjake. Derisa burimet serbe theksojnë që janë rrëzuar 5 nga 6 avionët e tyre në këtë incident, e që ky incident ishte i pari rast në historinë e NATO-s, që përfshihej në luftime.

Më 12 mars 1994, UNPROFOR, kishte kërkuar nga NATO mbështetje ajrore nga afër, por që shkaku i procesit të aprovimit, kjo i ishte vonuar. Më 10 dhe 11 prill 1994, UNPROFOR, kërkon sulme ajrore për ta mbrojtur “zonën e sigurtë të OKB-së” Gorazhde-n, e që dy avion amerikan F-16, i kishin bombardu postet e komandës së serbëve të Gorazhde-s. Ky rast është i pari në historinë e NATO-s, që avionët e saj bombarduan caqe tokësore. Për pasojë serbët e Bosnjës, morën 150 pengje të personelit të OKB-së më 14 prill 1994, kurse më 16 prill u rrëzu një avion britanik nga forcat serbe të Bosnjës mbi Gorazhde. Më 29 prill 1994, kontigjenti danez bie në pritën e serbëve të Bosnjës, në Tuzla, e që ishte granatuar me artileri të rëndë nga brigada Shekoviqi, në fshatin Kalesija, por pas përdorimit të armëve të rënda ishte thyer prita. Më 5 gusht 1994, UNPROFOR, kishte kërkuar mbështetje me sulme ajrore të NATO-s, e që 2 avion amerikan A-10, kishin goditur makinat e blinduara serbe afër Sarajevës, e që pas kësaj serbët pranuan t’i kthenin mbrapa blindat e mbetura, e të mos sulmonin “zonën e sigurtë të OKB-së”. Më 22 shtator 1994, pasi UNPROFOR, kishte kërkuar, NATO kreu një sulm kundër tankut të serbëve të Bosnjës.

Më 25-26 maj 1995, pas shkeljes dhe granatimit të zonës së sigurisë dhe zonës së sigurtë, avionët e NATO-s kryen sulme ajrore kundër depos së municionit të forcave serbe të Bosnjës, në Pale. Për pasojë forcat serbe të Bosnjës, morën peng 370 paqëruajtës të OKB-së, dhe i përdorën si “mburojeë e gjallë” për t’i parandaluar sulmet ajrore në të ardhmen. Më 2 qershor 1995, ndodhi incidenti i Mrkonjiq Grad, ku dy avion amerikan F-16, derisa patrullonin në Operacionin “Deny Flight”, njëri prej tyre u rrëzu nga një raket tokë-ajër e serbëve 2K12 Kub, e që piloti i saj u shpëtu 6 ditë pas rastit.

Më 11 korrik 1995, avionët e NATO-s, sulmuan caqet në zonën e Srebrenicës, që ishte zonë nën kontroll të OKB-së, por që forcat serbe të Bosnjës, kishin avansuar, e që Ratko Mlladiq kërcënonte se do t’i vriste 50 pengjet që ishin kapur e që ishin paqëruajtës dhe kërcënonte se do e granatonte popullatën muslimane të Srebrenicës nëse NATO, vazhdonte sulmet. UNPROFOR, kërkoi ndërprerjen e sulmeve të NATO-s dhe marrëveshjen se serbët e Bosnjës tërheqen nga Srebrenica, por në dy javët në vazhdim forcat e Mlladiqit, vranë mbi 8000 boshnjak, në masakrën e njohur si masakra e Srebrenicës e që mbeti një ndër aktet e gjenocidit më të tmerrshëm në Europë që nga Lufta e II Botërore.

Më 25 korrik Këshilli i Atlantikut të Veriut, kërcënoi se do përdorë fuqinë ajrore të NATO-s, për të sulmuar, e ky kërcënim parandaloi një sulm serb në zonën e sigurtë të Gorazhde-s, edhe më 1 gusht njejt mori vendim të ngjajshëm për parandalimin e sulmeve në zonat tjera të sigurta si në Sarajevë, Bihaq, Tuzla.

Më 4 gusht 1995, avionët e NATO-s, sulmuan një radar të mbrojtjes serbe të serbëve të Kroacisë, në afërsi të ajroportit Udbina dhe Kninit në Kroaci, duke u bë rasti i dytë, që NATO bombardonte caqe tokësore në një vend tjetër nga Bosnja.

Më 10 gusht 1995, komandanti i Forcës së Aleatëve për Europën Jugore, nënshkroi memorandum mirëkuptimi me UNPROFOR-in, për kryerjen e sulmeve ajrore. Më 30 gusht sekretari i përgjithshëm i NATO-s, lajmëroi fillimin e sulmeve ajrore, e që ato do mbështeteshin edhe nga sulmet artilerike të UNPROFOR-it, si kundërpërgjigje e Masakrës së II të Markales e ndodhur më 28 gusht 1995, i njohur si Operacioni “Deliberate Force”. Në sulmet ajrore morën pjesë rreth 400 avion të NATO-s. Mbi 3515 fluturime dhe në total 1026 bombë ishin hedhur në 338 caqe të serbëve të Bosnjës, e që NATO sulmoi 97% të caqeve duke i shkatërruar më shumë se 80% prej tyre, me 708 bomba me dirigjim. Sulmet u kryen nga baza e Avianos, në Itali dhe nga ajroplanbartëset USS Teodor Rusvelt dhe USS Amerika, ajroplanbartëset franceze Foch dhe Clemanceau në detin Adriatik. Luftvafen gjermane, për herë të parë që prej 1945, u përfshi në Operacionin “Deliberate Force”.

Për ta shtuar intenzitetin, në rajonin e Sarajevës, e dërguan brigadën multinacionale( Franceze, Britanike dhe Amerikane) ajromobile Moun Igman, e cila ishte pjesë e UNPROFOR-it, që kishte 4000 pjestar, e cila ishte autorizuar me rezolutën Këshillit të Sigurimit të OKB-së 988, më 16 qershor 1995. Kjo brigadë ishte operacionalizuar në gusht 1995, dhe kishte shkrepur para dhe pas masakrës në tregun e Markales, ku sidomos më 28 dhe 29 gusht kishte gjuajtur intenzivisht, 1070 predha, prej tyre 305 predha 155 mm, 408 predha 120 mm, 357 predha 105 mm), kundër forcave serbe. Kjo njihet praktikisht si përfshirja në luftime tokësore artilerike, e forcave të perëndimit( Francës, Britanisë dhe SHBA-së) kundër forcave serbe.

Ushtria e serbëve të Bosnjës, kishte rrjetin e mbrojtjes së integruar antiajrore të përbërë edhe nga raketat tokë ajër dhe avion që paraqisnin rrezik për operacionin e avionëve të NATO-s. Më 30 gusht 1995, një avion Mirage 2000N( francez) u rrëzu nga raketa antiajrore e krahut të serbëve të Bosnjës, në afërsi të Pale-s.

Më 1 shtator 1995, OKB dhe NATO, kërkojnë nga serbët që të heqnin rrethimin e Sarajevës dhe të heqnin armët e rënda nga zona përskaj Sarajevës dhe nga të gjitha zonat e sigurisë të tjera të OKB-së. NATO ndaloi sulmet dhe i dha ultimatum liderëve të Bosnjës, deri më 4 shtator 1995. Më 5 shtator rifilluan sulmet ajrore përskaj Sarajevës dhe afër shtabit të përgjithshëm të serbëve të Bosnjës në Pale, pasi serbët nuk u detyruan me ultimatum. Më 10 shtator USS Normandy lëshoi raketa kryqëzore (Tomahaëk) nga deti Adriatik dhe njëkohësisht edhe avionët e SHBA-së bombarduan në afërsi të Banja Llukës.

Më 14 shtator 1995, NATO suspendoi sulmet ajrore fillimisht për 72 orë, pastaj për 114 orë e më pas deri më 20 shtator, për të lejuar që të implementohej marrëveshja me serbët e Bosnjës, për tërheqjen e armëve të rënda nga zona e Sarajevës, e që nuk vazhduan më sulmet, pasi u përmbush detyrimi nga pala serbe. Kjo kampanjë ajrore ishte shkaku kryesor që Republika e Federatës Jugosllave u bë pjesë e dialogut në marrëveshjen e Dejtonit që u arrit në nëntor 1995, prej nga përfundoi edhe konflikti i përgjakshëm në Bosnje.

Shkaku i këtyre përvojave me serbët, NATO dhe sidomos SHBA, do i aplikojë në rastin e bombardimit dhe raketimit të Jugosllavisë në rastin e konfliktit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat