Përurohet aeroporti ndërkombëtarë i Kukësit

Opinione

Përurohet aeroporti ndërkombëtarë i Kukësit

Nga: Ibrahim Hajdarmataj Më: 22 prill 2021 Në ora: 22:17
Edi Rama

Në orën 15:45 minuta të datës 18 prill 2021 Avioni “Air Albania” me një grup emigrantesh që kanë udhëtuar nga Londra, ulen në aeroportin ndërkombëtare “Zayed – Flatrat e Veriut” të shoqëruar nga kryeministri Edi Rama, Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku dhe bizesmeni Arab Mohamed Alabbar.  Kenga dhe Vallet Kuksiane u shoqëruan nga qindra pjesëmarrës Kuksian, Hasian, Tropojan, Dibran dhe Prizrenas të cilët e priten në mënyrë madhështore Kryeministri Edi Rama.

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku tha se ky aeroport do të sjellë një nxitje të ekonomisë dhe punësimit për të gjithë rajonin e veriut. Duke sqaruar se pse avioni i cili erdhi nga Londra u ul fillimisht në Rinas, Balluku thotë se Shqipëria respekton rregullat, dhe thotë se momentalisht aeroporti është operacional. Më tej ajo garanton se nga ky moment koncesionari vijon punën me kompanitë, dhe nga 17 qershori do të jetë totalisht i përdorshëm nga të gjithë kompanitë . Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit “Zayed-Flatrat e veriut” do të ketë një pistë prej 2.2 kilometrash dhe kullën e tij të vrojtimit, ndërsa në pjesën e vendqëndrimit të avionëve, është projektuar për të mbajtur 3 avionë njëkohësisht, ndërkohë që brenda një ore mund të nisen 4 avionë nga aeroporti i Kukësit. Terminali zë një siperfaqe prej 3500 m2, ka 2 portat hyrëse dhe brenda saj edhe një zonë muzeale në përkujtim të luftës së Kosovës, e cila ishte edhe pikënisja e këtij aeroporti, si dhuratë e Emirateve të Bashkuara për të pritur ndihmat për refugjatët. Gjatë fjalës së tij Rama ka shpjeguar edhe pse aeroporti mban emrin “Zayed – Flatrat e Veriut”, duke kujtuar faktin se në Kukës qëndruan shqiptarët e dëbuar nga regjimi kriminal serb i kohës. Emri "Zayed" është në nderim të emrit të familjes së princit të kurorës së Emirateve të Bashkuara, i cili gjatë kohës së luftës në Kosovë, është përkujdesur për të sjellë ndihma të konsiderueshme.

“Unë jam real dhe aeroporti është real. Ma kanë lexuar librin e shtëpisë me pasion, sa herë që flisja për aeroportin e Kukësit. Njëri quhej Edi Rama dhe ishte PD-në, ishte real edhe ai. Gjatë e kishte Eduard, por e thërrisnin Edi Rama. E takova këtë që më shante, e i thashë si e hëngre këtë rrenë. Më tha ta shohim deri në fund a e mban dot llafin. Tjetri që fola ishte demokrat e tha e mbajte llafin. I treti më tha se a ka vend për patronazhist te PS se nuk kthehem më. Sot një ditë e veçantë për shqiptarinë”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama, gjatë ceremonisë së hapjes së Aeroportit të Kukësit e ka përmendur edhe ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili gjendet në Hagë. Rama tha se i mungon shumë vëllai i tij, duke e quajtur prej shqiptarëve më të mëdhenj.“Dua të ndaj me ju faktin që më mungon shumë sot, dikush! Më mungon dikush që unë e konsideroj një prej shqiptarëve më të mëdhenj. Më mungon shumë dikush që është një prej shqiptarëve më të mëdhenj, jo se është vëllai im, po është vëllai im sepse është një prej shqiptarëve më të mëdhenj, që është Hashim Thaçi.Nuk e di prej këtu a më ndjek, por do të doja t’i çoja një përqafim dhe t’i thosha se në muret e këtij aeroporti gjendet edhe një moment i jashtëzakonshëm, momenti kur Hashim Thaçi dhe Ibrahim Rugova të ulur së bashku, i hapën rrugë çlirimit përfundimtar të Kosovës”. E me këtë rast ka reaguar djali i ish-presidentit, Endriti, duke e falënderuar kryeministrin Rama për fjalët e tij. Ai tha se edhe babai i çon të fala atij.

“Falënderoj z.Rama, Kryeministrin e Shqipërisë për fjalën e kujtimeve për babin. Të jeni të sigurtë që babi përcjell me vëmendje dhe shumë gëzim sukseset e juaja në Shqipëri, përfshi hapjen e aeroportit impresiv në Kukësin vëllazëror. Dhe keni të fala nga ai”.

Kryetari i Bashkisë Kukësit Safet Gjici I premtoj kryeministrit Edi Rama se populli I kukesit do ti bejë realitet detyrat e marra dhe me 25 prill do shkojnë në zgjedhje duke pasur besimin e plotë te kandidatet për deputet Gerta Duraku, Petrit Malaj dhe Halim Dauti.

Takim i përzemërt në Tropojë

Në stadiumin Valbona te qytetit Bajram Curri me këngë e valle e priten në mënyre madhështore kryeministrin Edi Rama. Në fjalën e rastit kryetari i bashkisë Bajram Curri Rexh Byberi beri një prezantim te gjendjes se nënprefekturës se Tropojes. Pastaj e mori fjalën kryeministri Edi Rama. Përballë qytetarëve të Tropojës, Rama tha se Basha nuk di as se quhen qytetarët në Tropojë, por u thotë ‘tropojsa’.

“Por unë kam një pyetje për këta tropojanët që e kanë kërthizën të lidhur me Saliun, deri te Saliu hajde, por Luli?! Ai që thotë o tropojsa, o tropojse? Ai as e di si quheni, ai thotë se po shkoj te kushërinjtë e babës e po ngre këmbët përpjetë, e varja ca mendojnë këta për mua, Luli këtu erdhi si ai Koçi i Teto Ollgës, ju kujtohet filmi, dhëndri i Ollgës…mirë që nuk u tha kaubojse e kaubojsa,“- tha Rama.

Rama iu premtoi banorëve se nuk do lejojë më ndëtimin e hidrocentraleve në Valbonë, përveç 2-ve që janë duke u ndërtuar. Edhe Valbona u desh që të vinim ne dhe t’i zija unë vendin atij që të bllokohej masakra e hidrocentraleve njëri pas tjetrit. Se si mund të firmosësh për 11 hidrocentrale në Valbonë, por di që u munduam që t’i ndalonim. Përveç atyre 2 që po ndërtohen nuk ka për t’u ndërtuar asnjë tjetër. Rrugën për në Valbonë e gjetëm rrugëve. Njësoj si PD-së, rrugëve. Më vjen shumë mirë që në programin e 5 yjeve kemi arritur që të përfshijmë edhe Tropojën. Avni Ponari po ndërton një hotel me 5 yje.

Duke vazhduar bisedën kryeministri Edi Rama u ndal për dobitë që ka Tropoja me Gështenjën, me investimet ne rrugën e Valbonës, ku agro turizmi do të lulëzojë në të ardhmen. Kryeministri Edi Rama premtoi spitalin e Bajram Currit, rrugën Zogaj Qafprush 20km për asfaltim dhe kurorën e Alpeve. Pastaj me këngë dhe valle karakteristike te Tropojës , Kryeministri Edi Rama u nda nga banoret e Alpeve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat