Institucionalizimi i sistemit partiak, LDK drejt reformimit

Opinione

Institucionalizimi i sistemit partiak, LDK drejt reformimit

Nga: Ruzhdi Peçani Më: 23 prill 2021 Në ora: 08:50
Lumir Abdixhiku dhe Jusuf Buxhovi

Të shprehemi më thjeshtë se me institucionalizim nënkuptohet “rrënjëzimi” partive në shoqëri, apo një proces gjatë të cilit zhvillohen lidhjet mes shoqërisë dhe partive politike.

Institucionalizim, qëndrim inkorporimi — thënë shkurt kur shteti i njeh të drejtën një subjekti politik të kryej funksionin brenda konturës politike të shtetit, pra dhënie besimi një partie politike, lidhje mes shtetit dhe partisë politike. Ky si një sqarim, ngase disa nga ish zyrtarë të LDK kishin përvetësuar retorikën e “Ne jemi institucionalistë” në zhargonin e tyre, kështu duke mos ditur bënin gafë se edhe parti të tjera që qeverisnin vendin edhe në koalicione, ishin parti institucionaliste.

Dhe me këtë partia futet në procesin e institucionalizimit të partive në sistem.

Me këtë vihet tek mundësia e profilimit ideologjik të partive. Ky profilim zakonisht përcillet nga identiteti, që përcillet në vitet e para të tranzicionit drejtë temave të interesit ekonomik

(Elster, Offe and Preuss,1998). Në rastin tonë në Kosovë, ky kalim është përcjell me çështjet si përmbylljes së pavarsisë, Gjykatës Speciale në Hagë, duke u detyruar partitë politike të luanin rolin e tyre.

Duke pasur parasysh një gamë faktorësh të cilët ndikojnë në profilimin e partive politike të përmendim 4 kritere të klasifikimit:

(1) pozicionimin politik,(2) imixhi i fituar në aspektin profesional dhe opinionit publik,

(3) themeli social dhe mbështetja zgjedhore dhe (4) interpretimi i vlerave kyçe politike. Këtu do fokusohemi tek pika e katërt ,dhe atë marrëdhëniet brenda partiake dhe organizimit.

Në këtë rast, në opinion mjaftë shpesh dëgjohen tezat, se në Kosovë Partitë politike janë jodemokratike, jo vetëm se ngjanin po dhe ishin parti liderësh. Dhe karakteri nuk lejon që teza të thëna të anashkalohen apo mbulohen, po do bëhet përpjekje që ato sadopak të faktohen duke mos u nënshtruar frazave të kuloareve. Po, dhe qëllimi tjetër, të tregohen edhe për format sporadike që ishin në dukje, të garave brendapartiake dhe pluralizmit.

Raportet brenda partisë, partisë si fuqi sistemi, janë të përcaktuara, para së gjithash, me pozicionimin jo të barabartë dhe rolin e anëtarsisë dhe organeve udhëheqëse në realizimin e politikës së partisë. Udhëheqjet partiake në Kosovë, sipas rregullit, fshihnin me xhelozi, nga syri publik po dhe anëtarësia e vetë armaturën dhe anatominë e partisë. Për opinionin dhe anëtarsinë servonin dokumentet statutare dhe rregulloret e dizajnuara “demokratike”. Dhe vetëm kur do vinte tek mundësia për qarje në parti, tek opinioni dhe anëtarësia do arrinte vetëm një grimë e së vërtetës për fiziologjinë e partisë, kundërthëniet, eminencat e hirta po dhe manipulimet.

Edhe pse, në shumicën e partive raportet brenda partisë janë të rregulluar me statutin dhe rregulloreve, së paku formalisht, në mënyrë demokratike dhe se anëtarsia merr pjesë në aprovimin e strategjisë dhe pjesëmarrjes në zgjedhje, gjithnjë ekziston tendenca, nga arsyet nga më të ndryshmet, si logjika e efikasitetit dhe disiplinës së partisë, fuqia e vendosjes bartet në rrethin e ngushtë po dhe vetë liderit. Mihels, duke analizuar praktikën e socialdemokracisë në fillim të shekullit 20, këtë tendencë e kishte definuar si “ligji i hekurt i oligarkisë”.

Struktura organizative dhe dinamika çdo parti e ndanë në udhëheqjen e rrethit të ngushtë dhe në masën e madhe të udhëhequr. Kështu udhëheqësi, nga ai partiak, shndërrohet dhe bëhet “komandant i ushtrisë së partisë”.

Të kujtojmë Ruson dhe mendimin që kishte se populli në momentin kur u nënshtrohet përfaqësuesve të vetë nuk është më i lirë, sa dhe nuk ekziston, fundi i demokracisë (brendapartiake) fillon me pavarësimin e udhëheqësve profesional në parti. Me këtë përcaktohen dhe raportet mes veti dhe ndarja e autorizimeve dhe fuqisë, sipas analogjisë me ndarjen në degët e pushtetit dhe brenda organeve të partisë,(shefi partisë, organi ekzekutiv, këshilli përgjithshëm, komisioni statutar dhe mbikëqyrës).Tek ne të gjitha partitë politike fuqinë ekzekutive e kishin të koncentruar në duart e liderit dhe ekzekutivit me kundërthëniet brenda saj.

Partitë politike në Kosovë, për nga tipologjia. Nga karakteri dhe qëllimi, nuk u treguan pragmatizëm, përkundër orientimeve dhe qëllimeve politike, që t’i përshtateshin kohës së ndryshimeve dhe kërkesave praktike të momentit.

nga shtrirja e anëtarsisë kishim parti politike a) të kuptimit të ngushtë të fjalës, b) nacionale dhe c) rajonale.

Pas zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021, dhe dy parti PDK dhe LDK, që për nga shtrirja, kishin shtrirje të gjerë pësuan tkurrje të madhe duke mbetur si kuadrovike.

Në analizën e sipërme, me të gjitha mangësitë, përmbahen të gjitha partitë politike që tani janë në opozitë. Dhe këto mangësi i bënë që të pësojnë në zgjedhje dhe tani të jenë parti politike opozitare. A do arrin, secila nga to të identifikojë mangësitë që kishin mbetet të shihet. Po kanë identifikuar, duhet patjetër të reformohen, po deshën që të mbeten parti parlamentare dhe institucionaliste – po nuk duan dhe vazhdojnë me avazin e vjetër dhe të luajnë rolin e një opozite jokonstruktive do bien për nga shtrirja parti rajonale.

Lidhja demokratike e Kosovës, kujtojmë se me zgjedhjen e kryetarit të ri z.Lumir Abdixhiku, ka identifikuar shpejtë problemet që e kishin përcjellë. Dhe pa humbur kohë ka filluar me ristrukturimin me zgjedhjen e Kryesisë së re dhe Këshillit të përgjithshëm dhe të vazhdoj në Degët e saja drejt një reforme të thellë që premton shumë.

Në LDK besojnë në atë se “një lumi që i ndërrohet shtrati – ai një ditë, sërish do kthehet në shtratin e rrjedhës së natyrshme që kishte”.

Këtë e mbështesim në atë, kur grupi parlamentar i LDK bëri hapin dhe veprimin shumë të rëndësishëm në bërjen e kuorumit për votimin e tashmë presidentes Vjosa Osmani, gjest ky i cili u lavdërua duke arritur të eliminojë mbajtjen e zgjedhjeve të dyta të jashtëzakonshme. Të themi se ishte kjo ide e patriotizmit apo formë në procesin e patriotizmit konstitucional,i cili qëndron në evolumin e kulturës konstitucionale. Kjo mund të shpjegohet si forcim i rolit të patriotizmit, si një lloj attachmenti nacional kushtetues, duke qëndruar mes patriotizmit klasik të shtetit nacional dhe patriotizmit kushtetues patriotik si paradigmë e ndryshimeve politike.

Kryetari i ri Lumir Abdixhiku nuk po heziton asnjëherë të tregojë gatishmërinë që ka për vendin dhe bashkëpunimin me presidenten. Mu si një lider me dinjitet dhe integritet për përgjegjësinë politike që mban, duke treguar një kulturë të lartë dhe patriotizëm istitucional dhe kushtetues.

Dhe kjo, të jep të besosh se këndellja në LDK-së do arrihet shumë shpejt, po edhe reformimi brenda partisë që ka filluar

Kryetari Abdixhiku së fundmi tregoi përcaktimin dhe vizionin për shtetin, se LDK do jetë një opozitë konstruktive dhe institucionaliste e mirëfilltë - jo si floskulë politike që ishte në zhargonin kastës së vjetër që udhëhoqi LDK. Dr.Lumir Abdixhiku veçohet nga karizma që posedon, që e bënë të tërheqshëm, të besueshëm, aftësi motivimi dhe inspirimi dhe të sjelli një frymë të re, larg sindromit të egoizmit, inateve, bajraktarllëkut dhe xhelozisë. Këto e bëjnë Dr.Lumir Abdixhikun se do të reformojë partinë dhe ta udhëhequr dhe drejtojë timonin në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Qëndron ajo se logjika shkëputjes së LDK-së nga kasta e vjetër kërkon kohë dhe konsistencë në sfidat që e presin. Kishte dhe zëra dhe nga analist politik politolog, se “Abdixhiku po e bën LDK-në patericë të pozitës”, këtë duhet ta ketë thënë një nostalgjik diletant. Tani qëndron e kundërta, lideri i ri do e shporri “patericën” që e mbante gjerë më 14 mars LDK. z.Abdixhiku do e vendos LDK në truallin e fortë dhe të qëndroj fuqishëm në këmbët e veta – paterica u duhej atyre që partinë e kishin future në “moçalin politik” ndër vite për interesa personale dhe klanore. Me liderin e ri LDK nuk do jetë më kastë politike, por një parti politike e mirëfilltë dhe e denjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat