Misioni i Lulzim Bashës nuk ka përfunduar!

Opinione

Misioni i Lulzim Bashës nuk ka përfunduar!

Nga: Qamil Gjyrezi Më: 28 prill 2021 Në ora: 09:38
Qamil Gjyrezi

Gjatë fushatës elektorale lideri Lulzim Basha prezantoi për demokratët një punë me shumë vlera të titulluar “Misioni im”. Në këtë libër me vlera politike dhe një program për të dalë nga kriza e thellë ekonomike, politike dhe psikologjike Lulzim Basha prezanton saktë të projektet për të ardhmen e Shqipërisë. Në zgjedhjet të 25 Prillit, demokartët dhe PD, ishin nën presionin psikologjik të pushtetit dhe të parave të fituara me mjete të jashtë ligjshme.

Në këtë libër Lulzim Basha shkruan saktë dhe sinqerisht se kam një mision, qe do ta coj deri në fund për Shqipërinë dhe demokracinë.  

Kanë kaluar 2 ditë që zgjedhjet kanë përfunduar, pa dalë rezultati përfundimtar i zgjedhjeve të 25 Prillit dhe disa zëra me pak peshë politike dhe “xhaketa” të vjetra në PD kërkojnë dorëheqjen e Bashës!?

Ky qëndrim nuk ka asnjë bazë politike, por hatërmbetje, interesa personale dhe qëndrim aspak demokratik në raport me Kryetarin e PD-së Zotin Lulzim Basha dhe PD-në.

I bëj thirrje dështakëve në PD që të mos nguten se shumë prej tyre e kanë patur përfaqësimin në politikë dhe parlament dhuratë dhe një shprehje angleze thotë “Kalit dhuratë mos i shiko dhëmbët”!

Misioni dhe beteja e Lulzim Bashës nuk ka përfunduar! Po citoj një status të Zotit Basha në FB: Beteja sapo ka filluar dhe ne do ta çojmë atë deri në fund, deri në fitore!

Demokracia do të fitojë dhe Shqipëria do të fitojë.

Faleminderit!

Zoti e bekoftë Shqipërinë!

The game is not over! “Loja” nuk ka mbaruar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat