Piterpan politika dhe negociatat

Opinione

Piterpan politika dhe negociatat

Nga: Hisen Berisha Më: 30 prill 2021 Në ora: 11:53
Hisen Berisha

Arroganca konsiderohet shpërfaqje e paaftësisë dhe frikës autike për tu përballë me përgjegjësi; 

Sofizmi sindromatik savan i përcjellë me demagogji të tipit ligjërues dianoetik është refleksion i karakterit qyqar teknokratik recitalist; 

Politikat izolacioniste janë dëshmi e frikës nga përgjegjësitë që sjellë pushteti në raportet e shtetit si subjekt i marëdhënieve ndërkombëtare. Të tillët i konsideron mbyllja dhe dështimi.

Shmangia e dialogut parimor me synim përmbylljen e tij me marveshje finale gjithpërfshirëse, e shpëton Serbinë nga presioni ndërkombëtarë ta njoh Kosovën. 

Ky proces duhet zhvilluar mbi parimin "jo negociata, jo rifillim por permbyllje e dialogut".

E formuluar si  e tillë kjo platformë, asocion me platformën e levizjes anti çdo gjëje, që tashmë e kishte kaluar fazen e parë testuese në jetën publike, "Jo Negociata - Vetëvendosje" që fillimisht krijoi përshtypjen se u motivua nga qëndrimi i Presidentit Rugova se "Kosova nuk ka nevoj për unmik as eumik por për njohje formale të pavarësisë". 

Por, qëndrimet politike në vazhdimësi, qëndrimet e fundit  në Bruksel, ekipi i ekspertëve negociues  po gjasojnë më shumë me tendencën e përligjies së Deklaratës për autonomi të kuvendit të komunave me shimicë minoritare serbe, të mbajtur vite më parë, e që nuk përkon me implementim të Pakos Kushtetuese Ahtisari,  por rrënim të kësaj baze juridike ndërkombëtare që qëndron në themelet e Kosovës shtet i pavarur.

Vazhdimi duke mos qeverisur por vetëm duke gjykuar e akuzuar, do ta thelloj diskrepancën sinkronizuese të qeverisë me gjeostrategjinë amerikane në rajon dhe për Kosovën eksplicitivisht.

Kjo do ta qoj Kosovën drejtë qëndrimeve sanksionuese nga SHBA. Por dhe  izolim politik nga BE dhe mekanizmat financiare ndërkombëtare.

Shtyrja e bisedimeve, (tashmë të ndërtuara mbi parimet e përmbledhura në platformën e miratuar në Kuvendin e Kosovës në legjislaturën e para 2019), është projekt i stimuluar prej shteteve që se njohin Kosovën shtet të pavarur, e synojnë defunksionalizimin dhe zhbërjen e saj; 

Hapi i parë është bërë tashmë, më kthimin e Kosovës në tavolinën e bisedimeve ku diskutohet integriteti territorial dhe sovraniteti politik, nga shtet i njohur nga SHBA në kufijtë ekzistues dhe i konfirmuar nga GJND e drejta në pavarësi.

Devijimi nga dokumenti i zotimeve në Washington, e vë SHBA në pozicion “stand by” për së paku dy vjet! Kjo do i hap rrugën rajonit të bie nën pushtetin e Soros politikave, do të bie nën influencimin euroaziatik, rus. 

Virusi politik "non paper" që po bën xhiro nëpër kancelaritë e zhurmuesve që alternativë e shohin edhe lojen e rrezikshme me teritorin brenda kufijve aktual të Kosovës, duket se po merrë konitacion shqetësues. Kjo bëhet edhe më, nëse i referohemi lustrativisht ekipit të ekspertëve të 《ekipit negociues qeveritar》 për Kosovën.

Po t'iu referohemi angazhimeve të tyre që nga koha e iniciativave për shpëtimin e Jugosllavisë, bashkëjetesës brenda saj, deri te rekomandimet e takimit "Stanishiç dhe të tjerët" të Brezovices '97, do të duhej të përbënte shqetësim dhe alarm për ata që njëherë e përherë i dolën zot me armë Kosovës, që të jenë gati prap.

Kjo duhet të përbëj shqetësim dhe ti vëj në veprim edhe spektrin politik të partive që bënë dhe udhëhoqën historinë politike dhe atë të luftës në rrugëtimin historik të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat