Njohja e vetmja marrëveshje

Opinione

Njohja e vetmja marrëveshje

Nga: Arben Kurteshi Më: 3 maj 2021 Në ora: 13:59
Arben Kurteshi

Nedelko Čebrenovič, Trifko Grabesh dhe Gavrilo Principe ishin 3 të rijtë serb, që fshehtas i kishte armatosur Serbia dhe i kishte dërguar ilegal në Sarajevë për ta vrarë reformistin dhe shefin e shtetit austriak Franc Ferdinant; me 14. Qershorë 1914, me këtë atentat që e bëri shteti serb filloi lufta e parë botërore, që humbën jetën mbi 20 milion njerëz⁉️

Me 14 Qershor 1914, paradite u sulmua me bombë kolona e shefit të shtetit austiak Franc Ferdinat, por ai shpëtoi! Në të njejtën ditë, pasditën e vonshme Gavrilo Principe e vrau presidentin e atëhershëm austriak Franc Ferdinat dhe grun e tijë në spital, gjatë vizitës që po ju bënte Franc Ferdinat të plagosurve të kolonës së tijë që ishte bërë nga shteti serb❗️

Kjo është Serbia!

Pas luftës së parë botërore Serbia me ndihmën e Rusisë pushtoi Maqedonin, Malin e Zi dhe Kosovën⁉️

Disa vite para se të ndodhe kjo, ishte bërë një marrëveshje me Nikolla Pashiqin udhëheqës i asaj kohe i serbisë, që shqiptarëve tu lejohet të kthehen atë kohë në „Velika Pllanë“ Pllana e Madhe, që vet paramilitarët e tijë i kishin shpërngulurë⁉️

Ajo marrëveshje ekziston ende nëpër arkiva, bile ende ka fuqi, por shqiptarët jo që nuk kanë mundur të kthehen, por edhe disa miliona tjerë Serbia i ka shpërngulë me dhunë deri në verën e vitit 1999.

Pra, me Serbinë nuk mund të bëhen marrëveshje, edhe nëse bëhen, ajo nuk i zbaton, nëse i zbaton atëherë vetëm me përfitime të trojeve tona⁉️

Nuk është ky paragjykim, por e vërteta dhe përvoja jonë shumë shekullore!

Marrëveshja e vetme është njohja dhe dëmshpërblimi!

Në vitin 1519, kur Hernan Cortes arriti në bregun e meksikës së sotme, e shpalli veten guvernator në atë vend, dhe menjëher dha urdhër që ti fundosin të gjitha anijet me të cilat kishin lundruar prej spanjës deri në Meksikë, që të mos mundet askush të kthehet mbrapa nga trupat e tij!

Secilit prej nesh i duket e palogjikshme, pse mos ta lë një mundësi të hapur për kthim, apo ndonjë mundësi tjerër!?

Me këtë qëndrim Hernan Cortes dha një signal shumë të qart, të palëkundur dhe të pakthyeshëm, në qëllimin e tij.

Qëllimi i tij ishte, qëndrimi i tij në Meksikë, atë e kuptuan të gjithë edhe trupat e tij por edhe kundershtarët e tij.

Edhe ne Shqiptarët e Kosovës, për dhjetra vite me rradhë kishim një qëndrim të qartë, të palëkundur të pathyeshëm e të pakthyeshën, që Kosova të bëhet Republikë në çdo centimetër të territorit të sajë.

Këtë qëndim e kuptuam ne, miqtë tanë edhe vet pushtuesi serb!

Ky cak u arrit, falë „fundosjes“ së mundësive tjera, „mu sikur që kishte vepruar guvernatori Hernan Cortes me anijet e tij në vitin 1519“!

Po të kishim lënë hapur mundësi apo kompromise tjera, nuk do ta arrinim lirinë e as republikën!

Vet shprehjet e fjalëve kompromis, marrëveshje e dhimbshme, ka, e s’ka shkëmbim territoresh, korrigjim , ka e s’ka korrigjim hapin aq shumë mundësi tjera, sa që e fundosin pavarësin dhe integritetin territorial të vendit.

Ato fjalë hapin shumë mundësi tjera, që nuk i dinë as miqtë tanë e as ne vet , se çfarë qëllimi po ndjek Kosova.

Marrëveshja e vetme është njohja dhe dëmshpërblimi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat