Degradimi i gjuhës parlamentare!

Opinione

Degradimi i gjuhës parlamentare!

Nga: Bejtullah Sokoli Më: 7 maj 2021 Në ora: 09:08
Kuvendi

Gjuhë kërcënuese, sharje, fyese, banale, e pistë, shpifëse, linçuese, vulgare ,e deri “turrje” e përplasje fizike e të tjera të këtij lloji, tani e sa kohë është bërë e zakonshme të dëgjojmë shohim në tempullin e demokracisë të Kosovës.

”Eja të bëj llom”,”Krytë ta heki”,”legen”,”qenef”,ishin disa nga kërcënimet që u dëgjuan nga disa deputet.

Kështu ishte edhe sot(enjte).

Një gjuhë e paprecedent për një institucion siç është Kuvendi.

Një gjuhë për t’u bërë gazi i botës nga e cila do të turpërohej edhe rrugaçi i fëlliqur!!!

E aktorët e këtyre skenave janë disa deputetë të legjislaturës së tetë të Kuvendit të Kosovës.

Sjelljet joetike të deputetëve janë dëshpëruese dhe zhgënjyese për opinionin dhe qytetarët që i kanë zgjedhur.

Gjuha joparlamentare,si dhe sjelljet e deputetëve kanë degraduar në masë të madhe, duke sjellë edhe polarizim të skajshëm ndërmjet partive politike pozitë-opozitë.

Aferim ju qoftë o burra, me ju thënë...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat