Hajnia ka emër: Hashim dhe Gani Thaçi

Opinione

Hajnia ka emër: Hashim dhe Gani Thaçi

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 11 maj 2021 Në ora: 19:02
Hashim Thaçi

Së fundit po lakohet shumë emri i Gani Thaçit, vëllait të ish presidentit Hashim Thaçi.

Nuk besoj se ka njeri në Kosovë që nuk ka dëgjuar për Gani Thaçin, i përfshirë në rrahje, zhvatje të parasë publike, nepotizëm etj.

Në tetor të 2018, Gani Thaçi, si dhe shoferi i tij, dyshohet se kishin sulmuar fizikisht shefin e Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Blerim Pushkollin, dhe drejtorin e kompanisë private të sigurimeve “Illyria”, Gianni Sokoli.

Pas marrjes  në pyetje nga policia Ganiu lirohet, me ndikim të Hashimit asnjëherë nuk u hap rastin në gjykatë.

Të kujtojmë se në Kosovë janë 14 kompani të sigurimeve të lincensuara nga Banka Qendrore e Kosovës. Janë dhe 24 kompani të licencuara për ndërmjetësues të sigurimeve. Të gjitha këto veprojnë në tregun e mbi 86 milionë eurove me mbi 2000 punëtorë e do të duhet të ishin të mbikëqyrura nga Banka Qendrore.

Midis bankës e këtyre kompanive qëndron një institucion tepër problematik referuar historikut dhe personave të punësuar në të. Ky institucion është Byroja e Sigurimeve.

Në këtë institucion prej orëve të para punon edhe Gani Thaçi, vëllai i madh i presidentit Hashim Thaçi. Si shpërblim për këtë “punë të madhe” Ganiu bëri një kërkesë e cila u miratua për pensionim të parakohshëm.

Me këtë vendim Byroja Kosovare e Sigurimeve merr përsipër që t’i paguaj pagën prej 4 mijë eurove në muaj për periudhën që Gani Thaçi do duhej të punonte deri në pensionimin e rregullt. Por se, kjo marrëveshje, specifikonte që pagesa totale që arrinte vlerën prej 168 mijë eurove, pa llogaritur pagesat për Trustin Pensional, të mos bëhej e përmuajshme, por të bëhej në dy këste dhe atë në afat shumë më të shkurtër se 4 vjet.

Nga 168 mijë euro për Ganiun, si dhe 8 mijë e 400 euro shtesë ne emër të kontributit personal, e që gjithsej shkonin në 176 mijë e 400 aferë e pastër korruptive. Ndikimin e tij të madh Ganiu e kishte shtrirë edhe në RTK, aty ku kishte rehatuar familjarët e tij.

Konrektisht në RTK kanë punuar djali, reja dhe vëllau i resë së Gani Thaçit. Leotrim Thaçi është angazhuar me kontratë mbi vepër si menaxher i Njësisë për të Drejtat Autoriale në RTK.

Pastaj është punësuar edhe Festina Cakolli, gruaja e Leotrim Thaçit, pra reja e Gani Thaçit. Ajo është punësuar në Departamentin e Marketingut. Ndërsa, vëllai i Festinës, Arbër Cakolli është punësuar si kameraman.

Këto janë vetëm ato që dihen tashmë, shumë të tjera që nuk dihen por që janë pjesë e kapjes së shtetit nga familja Thaçi. Hashimi, natyrisht ka qenë në krye të të gjitha këtyre dallavereve, nepotizmit e kapjes së shtetit.

Akoma i kanë rrënjët thellë ata që kudo që ka pasur interes i kanë futur duart. Këta që tëre ditën thirrën në emër të UÇK janë kapësit e shtetit, mbytësit e dinjitetit dhe shpresës tek qytetarët e vendit.

Hipokrizia e tyre s’ka fund derisa kërkojnë fond për të mbrojtur Hashimin në Hagë, edhe pse shteti i Kosovës deri tani ka paguar mbi 1 milionë euro për të mbrojtur atë dhe shokët e tij, shto këto pastaj pasuritë e paluhatshme që kanë. Ganiu, ashtu si edhe Hashimi e përligjin më së miri variantin e qëlluar; hajnia ka emër…

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat