Lufta izrailo-palestineze s'ështe luftë lokale, po botërore

Opinione

Lufta izrailo-palestineze s'ështe luftë lokale, po botërore

Nga: Sulejman Mehazi Më: 14 maj 2021 Në ora: 22:00
Sulejman Mehazi

Lufta izrailo-palestineze s'ështe lufte lokale, po botërore, Jerozalemi ështe qendër e të gjitha religjioneve, nëse Jerozalemi nuk është i qetë tërë bota s'është e qetë, kështu deklaroi edhe administrata amerikane, se kjo luftë nxit shqetësime botërore, aty ka vepruar Mojsiu, Davudi, Solomoni, Krishti-Isus-Isa, Muhamedi, kështu që këto trazira mund të bien luftëra të rrezikshme fetare në tërë botën njerëzore, kjo luftë shkrinë nacionalizmat kombëtare e rikthehet në ato fetare, kështu që botën njerëzore e kaplon haosi i përgjithshëm.

Secila fe është kundër njera tjetrës.

Izrailitët me Mojsiun, krishterët me Krishtin, myslimanët me Muhamedin e vetëvetiu bota njerëzore do kthehet nga bindjet kombëtare e nacionale në bindje fetare të besimeve.

Dy miliardë myslimanë nuk do rrinë duarkryqë, as dy miliardë krishterë (katolikë e ortodoksë) nuk do rrinë duarkryqë, as izrailitët nuk do rrinë duarkryqë, secila prej ketyre feve është pjesë përbërese e Jerusalemit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat