Gjobitja e pensionistëve, akt antihuman!

Opinione

Gjobitja e pensionistëve, akt antihuman!

Nga: Prof.Dr.Mehdi HYSENI Më: 15 maj 2021 Në ora: 17:47
Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Kimete Berisha: “Shtesat prej 30 eurove mbi pensionin bazë janë zbritur dyfish me vendim të Qeverisë së Kosovës. Në mbledhjen e së mërkurës, Qeveria Kurti ka marrë vendim për uljen e shtesave të pensioneve për 20 euro në krahasim me tre muajt e fundit.” (Kimete Berisha: Mijëra veta i kam frymëzuar të votojnë ndryshimin, përfshirë edhe prindërit e mi, të cilët e ‘hëngrën’ të parët! - Bota Sot).

Shtesat prej 30 eurove mbi pensionin bazë janë zbritur dyfish me vendim të Qeverisë së Kosovës. Në mbledhjen e s...

-Reforma dhe kursimi nuk fillohen, së pari me   gjobitjen e pensionistëve të varfër dhe të pafuqishëm, të cilët mezi mbijetojnë në skamje të thellë dhe të papërshkrueshme   (me pensionet më të ulta në botë) në Kosovë, por me “shkundjen” e kalsës borgjeze-kullakëve milionerë dhe miliarderë, të cilët qe 20 vjet (2000-2021)janë pasuruar në kurizin e popullit dhe të Kosovës, jetojnë në luks dhe në standard jetese më të lartë dhe më moderne sesa ata në shtetet më të zhvilluara dhe më të përparuara të Evropës dhe të botës kapitaliste demokratike.

-Çudi, dhe shumë befasi për të keq dhe skepticizëm, nga lindi ideja, që  të fillohet një “luftë” e tillë kundër pensionistëve, çfarë po fituaka shteti i Kosovës me  shkurtimin e “shtesave prej 30 eurove mbi pensionin bazë” të pensionistëve të Kosovës sipas Vendimit të miratuar të Qeverisë aktuale, më 21 prill 2021?

 –Atë, do të duhej ta dinin vetëm ata që e kanë propozuar dhe miratuar atë Vendim plotësisht  të GABUAR, ANTIHUMAN, ANTISOLIDAR, ANTILIGJOR DHE ANTISOCIAL !

 Sepse, duke mbajtur parasysh gjendjen e mjerueshme sociale dhe materiale të shumicës dërrmuese të qytetarërve të Kosovës, e në veçanti të pensionistëve të varfër dhe të braktisur nga shoqëria e ashtuqujatur solidare , humane dhe demokratike e Kosovës (2000-2021), një Vendim i tillë i qeverisë aktuale është i gabueshëm, antiligjor, apolitik, antihuman dhe antisocial, sepse godet shtresën më të varfër dhe më të rrezikuar  në aspektin material dhe ekzistencial-pensionistët e “shkretë”, të cilët qe  20 vjet mbijetojnë në varfërinë më  ekstreme me pensione nënminimale, që në fakt nuk përmbushin as kriteret e ndihmave sociale të një shteti të mirëfilltë, ku sundon ligji së drejtës, solidarësia, barazia dhe humanizmi i njëmendtë sikurse në shtetet kapitaliste demokratike të Evrpës Perëndimore.

Së fundi,  ja një digresion përkujtues nga historia johumane  evropiane , kur Adolf Hitleri  mori pushtetin në Gjermani në vitet ’30 të shekullit XX, së pari me pleq dhe me invalidë  të sëmurë pati filluar “reformën humane dhe demokratike” !!!???

Qysh pa filluar Lufta e Dytë Botërore (1939), Adolf Hitleri pati filluar  reformat  e zeza dhe antihumane të regjimit të tij. Së pari, i ka “kurtalisur” pleqtë , të sëmurët dhe invalidët me justifikimin se “shteti nuk paguan para për ata që janë tepricë e padobishme e shoqërisë”... Kjo politikë antihumane e tij ishte në përputhje të plotë me  axhendën e strategjisë së shfarosjes së hebrenjve dhe të shkatërrimit të botës.

Gjithashtu, edhe COVID-19 ka të njëjtën strategji, edhe më të sofistikuar sesa të Hitlerit,  së pari, në dimensione globale, zhduk pleqtë dhe të moshuarit, si dhe popujt e varfër, të pazhvilluar dhe, atyre në zhvillim u shkakton “tromb” të pashmangshëm, në mënyrë që të zhvilluarit të bëhen  më të pasur dhe më të zhvilluar (siç është Kina etj.), me qëllim që të sundojnë gjithë botën, në emër të “reformave” e “rendeve të reja” globale,  thënçin demokratike, ekonomike, sociale dhe  humane etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat