Për hamshorët dajaku dhe shteti ligjor...!

Opinione

Për hamshorët dajaku dhe shteti ligjor...!

Nga: Skënder Karaçica Më: 17 maj 2021 Në ora: 06:37
Skënder Karaçica
Në Prishtinë u bë lajm i trishtimit dhe idinjatës,kur një hamshor i sojit të bishës së malit,paskësh dhunuar një vajzë të klasës së parë të shkollës fillore(!).Ku janë institucionet e sigurisë të shtetit të Kosovës...?!Mos lejoni të shëmbet Tempulli i dijes për brezat e rinj të Kosovës...!Anarkia është gangrenë e vlerave të demokracisë dhe të lirive njerëzore,kanë thënë teorikët e historisë dhe të vlerave universale të demokracisë.

Të gjitha ata që sillen rrugëve të Kosovës,hamshorët me insiktet e kafshës dhe,me turpin para vetës në sulm ndaj shkollës shqipe duhet  sa më parë të marrin denimin me kodet e ligjit të shtetit të Kosovës (vepër e rëndë penale)dhe të njejtit të leqitën nga të gjitha rrjedhat e jetës shqiptare në Kosovë...(!).

Shteti me mekanizmat ligjore dhe në krah të institucioneve të shkollës shqipe në Kosovë të marrin në dorë sigurinë e plotë të nxënësve  tanë dhe të shkollës shqipe!Të gjithë hamshorëve  të veshur  me turpin e kohës t`u thehet kurrizi me dajak dhe me ligjet e shtetit të Kosovës!

JO!sulm të hamshorëve me instikte të kafshës ndaj shkollës shqipe në Kosovë!Larg duart për shembjen e vlerave të udhës së dijes dhe të shkollës shqipe!Nxënësit  e shtetit të Kosovës të jenë të lirë,të mbrojtur në shkollë dhe në udhët e rritës së tyre...!

Diaspora shqiptare në Amerikë i bashkohet protestës së sotme para Ministrisë së Arsimit,Shkencës,Teknologjisë dhe Inivacioneve   në Prishtinë në mbrotje të nxënësve  dhe të shkollës shqipe në Kosovë!

Çikago,16 maj 2021
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat