Lulzim Basha, një model perëndimor në politikë

Opinione

Lulzim Basha, një model perëndimor në politikë

Nga: Greta Bardeli Më: 18 maj 2021 Në ora: 08:46
Greta Bardeli

Hapja e diskutimeve në kryesi dhe më pas në Këshillin Kombëtar të PD është në fakt nisja e një proçesi debatesh e argumentesh tek demokratët në raport me rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit! Ky moment është i njëkohshëm me denoncimin publik me fakte të asaj që konsiderohet si masakra zgjedhore e ndikuar drejtëpërdrejtë nga krimi i organizuar në Shqipëri i frymëzuar direkt nga qeveria! Tirana, Shkodra, Elbasani, Berati, Durrësi etj., kanë qenë vatra të blerjes dhe manipulimit kriminal të votës pavarësisht rasteve të paralajmëruara edhe direkt nga Ambasadorja e Shteteve te Bashkuara.

Në mbledhjen e kryesisë u propozua data e votimit një anëtar një votë për kreun e Partisë Demokratike. Në këshill gjithashtu u mbështet zhvillimi i zgjedhjeve dhe u fiksua data 13 qershor, duke konsideruar dhe hapësirë të plotë kohore për paraqitjen e kandidaturave të cilat duan të garojnë në zgjedhje.

A është ky reflektim i parimeve demokratike? A është e drejtë kërkesa për shtyrjen e datës së zgjedhjeve? A janë të duhura për opinionin publik etiketimet ndaj Lulzim Bashës nga njerëz të cilët karrierën dhe përfitimet e tyre i ndërtuan duke qënë skematik dhe përfitues, pa bosht morali e vokacion lirie?

Mendoj që sot, në kushtet e një pushteti të dalë nga zgjedhjet sponsorizuara dhe mbështetura nga krimi, Lulzim Basha ka ofruar dhe vazhdon të ofrojë me këmbëngulje një model perëndimor në politikë, aq të nevojshëm për kontekstet shqiptare në sferën publike. Ai nuk u premtoi shqiptarëve një fitore të blerë, por një fitore të tyren dhe për ta! Nuk ka reshtur në historinë e vet politike së sulmuari falangat e krimit në politikë edhe kur kryeministri i uli ata me mandat bash në Kuvendin e Shqipërisë!

Shoqëria jonë i detyrohet njeriut që udhëhoqi reformën e dekriminalizimit, sepse është beteja për femijët, të rinjtë dhe çdo njeri normal që kërkon të jetoj në një vend të denjë, me antena drejtuar nga Europa!

Zgjedhjet një anëtar një votë janë mundësia më demokratike në një garë të hapur për këdo që aspiron. Ndaj, sot është koha të bashkohemi në një nga betejat më të vërteta që ky vend ka patur ndonjëherë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat