Aleanca me SHBA-të është jetike për shqiptarët

Opinione

Aleanca me SHBA-të është jetike për shqiptarët

Nga: Skënder S.Kapiti Më: 7 qershor 2021 Në ora: 13:41
Skënder S.Kapiti

Shqiptartët kanë aleat të madh, besnik e historik SHBA-të, dhe marrëdhëniet shqiptaro-amerikane janë jetike për shqiptarët. Këtë e verteton,dëshmon dhe e fakton vetë historia. SHBA-të mbrojtën shtetin shqiptar të Shqipërisë dhe nuk lejuan ndarjen dhe coptimin e Shqipërisë në vitin 1919 në Paris, pasi fuqitë europiane fituese të Luftës së Parë Botërore kishin bërë marrëveshje të fshehtë në vitin 1915  dhe asgjësimin edhe  të Shqipërisë londineze pasi nuk ishin të kënaqura me krimin që Europa,Rusia, Greqia e Serbia të cilat kishin bërë mbi shqiptarët dhe me trojet shqiptare në Konferencën famëkeqe  antishqiptare të Londrës në vitin 1913. Edhe pas Luftës së dytë botërore ishin po SHBA-të  ato të cilat pamundësuan gllabërimin e Shqipërisë nga jugosllavët të cilët kishin miratimin edhe të Bashkimit Sovietik dhe të Stalinit.

SHBA edhe gjatë regjimit të eger komunist,pavarësisht propagandës ekstreme armiqësore antiamerikane të atij regjimi,  SHBA edhe atëhere kanë qenë pranë dhe në mbështetje të shqiptarëve.SHBA-të kanë meritën dhe kontributin kryesor për antarësimin e Shqipërisë në NATO si dhe në ndihmën e pakursyer për  shtetndërtimin modern dhe për liberalizimin e vizave, për lëvizjen e lirë të shqiptarëve në BE. Janë po SHBA-të ato të cilat ia imponuan politikanëve shqiptarë që të miratojnë VETING-un, reformën jetike të sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

Askush nuk duhet të manipulohet, as të mashtrohet  dhe as të bjerë në kurthet djallëzore të politikës e të politikanëve dështak, hipokrit , të korruptuar e që kanë spekuluar e vjedhur  paranë publike, dhe që janë pasuruar në kurriz të popullit shqiptar kur SHBA-të i denoncojnë dhe i shpallin të tillët “non grata” si në rastin me Sali Berishën. SHBA-të nuk bëjnë kompromis me korrupsionin dhe as me krimin, dhe ato ndryshojnë qëndrim kur binden sakt, dhe nuk akuzojnë kot dhe nuk shpallin pa fakte persona “non grata” individët të cilët bllokojnë demokracinë, shtetin ligjor dhe kur vjedhin  e ushtrojnë korrupsionin duke shfrytëzuar pushtetin. Edhe kjo është në shërbim të shqiptarëve,dhe i shërben pastrimit,hetimit dhe dekriminalizimit të politikës shqiptare. Një gjë të tillë SHBA duhet ta bëjnë edhe në Kosovë,pra VETING-un dhe “non grata”edhe atje për politikën,politikanët dhe për drejtësinë.

SHBA kanë meritën kryesore sepse ato në krye të NATO-s shpartalluan dhe dëbuan kolonizatorin serb nga Kosova, dhe prej SHBA-ve kryesisht erdhi edhe pavarësia e shtetësia e shtetit shqiptar të Kosovës. SHBA-të janë mbështetësi kryesor i Kosovës edhe për njohjet ndërkombëtare.

Kohët e fundit ishte po mbështetja amerikane ajo e cila mundësoi që Kosova të njihet edhe nga Izraeli.

Tani po qarkullojnë lajme se edhe Greqia mund ta njohë së shpejti Shtetin e Kosovës. Mirëpo kjo është edhe e vështirë pasi Greqia në lidhje me Kosovën, ajo gjithmonë ka mbajtur dhe është pajtuar në të njëjtën linjë antiKosovë përkrah Serbisë, pasi të dyja historikisht, pavarësisht se janë kombe të ndryshme dhe larg njëri-tjetrit, Greqia e Serbia  kanë qenë dhe janë  në një aleancën vëllazërore ortodokse kundër shqiptarëve. Serbia gjithmonë, të gjitha ato shtete që e kanë perkrahur atë kundër shqiptareve Serbia i konsideron si shtete e kombe vëllezër,si ishte edhe rasti që vëllezër Vuçiç i quajti edhe çekët pse presidenti çek i kërkoi atij falje  për sulmet e NATO-s kundër Serbisë., ashtu sikurse Serbia i quan vëllezër greket e  rusët po e po, por edhe kinezët të cilët edhe ata nuk e njohin Kosovën.Pra, për  interesa të Serbisë ,serbët ata që i ndihmojnë edhe për vaklsinat madje  i  quajnë vëllezër, dhe kë pikërisht,pikërisht ata të cilët edhe regjimi komunist enverist e quante dikur si vëllezërit jugosllav, rusë e kinez.

Pavarësisht se Greqia ishte antare e NATO-s, ajo si antishqiptare që është  nuk mori pjesë në fushatën e NATO-s për bombardimin e Serbisë, nuk vuri në dispozicion të NATO-s as aeroportet e saj; mediat dhe politika e Athinës kanë bërë propagandë antishqiptare, pro serbe e antiNATO, si dhe ka pasur edhe vullnetarë nga Greqia   në radhët e ushtrisë dhe paramilitarëve serb. Duhet ta dinë mirë shqiptarët e Kosovës se Greqia është kur vjen puna edhe aleate e fshehtë e Rusisë në BE dhe në NATO, Mos t’i mbërthejë euforia, entuziazmi e shpresa se Greqia do të ndryshojë kurs e do bëhet papritur proshqiptare e antiserbe. Greqia për gjithçka konsultohet dhe është pro Beogradit. Greqia është pro liberalizimit të vizave për Kosovën , sepse edhe Aleksandar Vuçiç ka deklaruar  se nuk është kundër dhënies së votës pro nga Parlamenti Evropian që kosovarët të kenë liberalizim të vizave.

“Unë nuk kam asgjë kundër regjimit pa viza për shqiptarët edhe nëse ata janë të lumtur, nuk kam asgjë kundër kësaj”, https://www.balkanweb.com/vucic-sjam-kunder-liberalizimit-te-vizave-per-kosoven/

Greqia e cila mban në fuqi ligjin e luftës me Shqipërinë dhe që ka pretendime territoriale për të ashtuquajturin Vorio Epir, për Jugun e Shqipërisë  do ta njohë Kosovën vetëm kur ajo të dakordësohet për këtë me Beogradin,dhe pret se si do të zhvillohen bisedimet Kosovë-Serbi. Greqia mund ta njohë Kosovën vetëm  nëse asaj do t’i bënin presion dhe do ta detyronin SHBA-të. Nuk do të kenë rezultat as bisedimet Kosovë-Serbi pa qenë pjesmarrës në ato bisedime SHBA-të. Pra,  këto fakte e që ka dhe shumë të tjera vertetojnë se SHBA-të janë aleat jetik për shqiptarët, si dhe janë aleat e garant sigurie edhe për Europen dhe për paqen globale. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat