Kurti dhe Vuçiq, për herë të parë sy me sy!

Opinione

Kurti dhe Vuçiq, për herë të parë sy me sy!

Dedë Preqi Nga Dedë Preqi Më 13 qershor 2021 Në ora: 15:41
Albin Kurti, Aleksandar Vuçiq

Ajo që na nxit të shkruajmë diçka në këto ditë është edhe takimi që do bëhët në Bruksel, mes kryeministrit të Kosovës, z. Albin Kurti, me kryetarin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nga të cilët do presim se ky kontakt, apo takim në mes liderëve do shkakëton një ndryshim të mundshëm në marrëdhëniet tona mes këtyre dy popujve shqiptarë dhe serb, njëherazi do i zvogëlojë në mënyrë të dukshme tensionet në mes tyre.

Nëse duam të mësojmë diçka për raportet dhe marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, në kohën e pas luftës, do ta kemi vështirë të thëmi diçka pozitive mbi atë që duhet ta vlerësojmë sidomos në aspektin e marrëdhënieve politike, poashtu edhe në marrëdhëniet tjera bilatetale, edhe pse më herët janë shtruar disa tyreza të bisedimeve mes palëve dhe ndërmjetësimin e BE-së, por deri më tani është arritë shumë pak, nëse llogaritet e tëra e kësak periudhe kohore.

Ajo që është thelbësore në marrëdhëniet mes këtyre dy palëve, dhe që na bëjnë së paku një përafrim, duhet gjithnjë ta pranojmë dhe të identifikomi se cili jemi dhe të vazhdojmë në këtë mënyrë të përparojmë nëpërmjet ndryshimit, duke ndërtuar ura ndërmjet njëri-tjetrit, poashtu duke ruajt edhe pavarësinë dhe dinjitetin e njëri-tjetrit, që marrëdhëniet ndërnjerëzore të jenë të suksesshme dhe afatgjate.

Por, është e pa mundur, që mos të debatohet edhe për të kaluarën për të mësuar më shumë për të ardhmën, sepse Kosova dhe populli i saj ka një të kaluar dhe përvojë të hidhur, të cilën e dinë fort mirë Serbia edhe bota, prandaj në këtë takim kryeministri i Kosovës, z.Albin Kurti, nuk po shkon në Bruksel, sikur në një takim të thjeshtë dhe as të ëmbël me kryetarin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, por një takim i tillë, do të ishte një hap gjatë rrugës, që i ndihmon edhe hapave tjerë, për t’u bërë diçka më shumë dhe më konkrete në mes palëve, e në veçanti për të ardhmën e Kosovës.

Takimi mes liderëve Kurti dhe Vuçiq, nuk do të jetë edhe aq i frytshëm, apo një takim i ëmbël që do ti zgjedh problemet menjëherë, por do jetë edhe një takim i thartë, duke ia kujtuar sëcili vetëvetës se jemi një qenje njerëzore dhe se sëcili të mësojmë diçka të mirë nga jeta, sepse luftat nuk i sjellën dobi as një njerëzimi, përkundrazi vetëm shkatërrim dhe asgjësim të qenjës së vet.

Kurti dhe Vuçiq, do të takohen këto ditë sy me sy me njëri-tjetrin, por z. Kurti, është i vetëdijshëm dhe sy patrembur në këtë takim, sepse ajo që kërkon nga Serbia, është e drejtë dhe sublime e popullit të Kosovës, pranda edhe Vuçiq, këtë e dinë mirë, se luftën barbare dhe gjenocidin që e shkakëtoj regjimi i Millosheviqit, kundër popullatës shqiptare, pjesëtar i sëcilës luftë ishte edhe vetë presidenti i sotëm, nuk është një trillim njerëzor, por një gjenocid ç’njerëzor, për të cilin duhet të pendohet dhe të turpërohet presidenti i saj, duke kërkuar falje në emër të shtetit dhe popullit të vet, që tani në këto momente në Bruksel, në këtë takim sy me sy me z. Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat