Kosova dhe mallkimet mbi kokat e mëkatarëve

Opinione

Kosova dhe mallkimet mbi kokat e mëkatarëve

Nga: Rexhep Torte Më: 13 qershor 2021 Në ora: 17:04
Rexhep Torte

Albin Kurti është i vendosur dhe parimor që Serbisë t’ia thotë troç si askush gjer më sot, se Serbia në Kosovë ishte okupatore, se Serbia kreu agresion gjenocidal e vrasës në Kosovë dhe se duhet të sanksionohet.

Se pas bombardimeve 78 ditore të NATO-s ndaj caqeve serbe në Kosovë, Serbi dhe Malin e Zi, dhe luftës së UÇK-së, Serbia agresore gjenocidale e vrasëse u detyrua të tërhiqet nga Kosova.

Se sot Kosova është shtet i pavarur e sovran, dhe se pakica serbe në Kosovë i gëzon të drejtat dhe liritë më shumë se çdo pakicë tjetër në botë.

Kjo pakicë serbe në Kosovë si anjë pakicë tjetër në botë më shumë se dy dekada nuk e paguan as ujin dhe as energjinë elektrike që e harxhon, por miliona euro për ujin dhe energjinë elektrike të harxhuar nga pakica serbe i paguan Qeveria e Kosovës.

Se Serbia me insistimin me themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, synon instalimin e pushtetit të Serbisë në shtetin e Kosovës.

Se Serbia me insistimin e administrimit nga Beogradi të kishave, manastireve dhe patriarkanave, synon që nëpëmjet këtyre objekteve kulti, ta instalojë pushtetin e Serbisë në Kosovë.

Se Serbia e din fort mirë se këto objekte kulti në Kosovë fillimisht kanë qenë objekte të krishtera shqiptare, të ndëtuara nga shqiptarët në tokën shqiptare dhe janë ruajtur e mbrojtur nga shqiptarët, por që Serbia me okupimin e Kosovës ua ka ndryshuar pamjen dhe i ka përvetësuar, dhe për këtë ekzistojnë fakte dhe fotografi.

Se Serbia i ka ringjallur synimet hegjemoniste ndaj Kosovës, dhe se për të mirën e saj dhe të paqes në rajon, duhet Kosovën ta njeh shtet të pavarur e sovran pa asfarë kushtëzimesh.

Kryeministri Albin Kurti është personalitet i ndershëm dhe i përkushtuar për t’i dalë zot Kosovës në të drejtën dhe të vërtetën e saj, dhe se nuk ka aspak të ngjarë me tradhtarët Hashim Thaçin, Isa Mustafën, Avdullah Hotin dhe Skender Hysenin dhe të ngjashëm si këta.

Opozita e sotme e Kosovës e demaskoi veten edhe në mbledhjen e Parlamentit të Kosovës më 11 qershor 2021, në të cilën demonstroi sjellje tradhtare anti kosovare, anti kombëtare dhe tejet të dëmshme për Kosovën.

Opozita e sotme e Kosovës PDK, LDK dhe AAK njejtë sikur 21 vitet e kaluara kur ishte në pozitë e që e udhëhoqi Kosovën drejt greminës, në vend që të vetëdijësohet, tupëroret, të vetëkritikohet dhe të korrigjohet, edhe në këtë mbledhje të Parlamentit të Kosovës nuk e dha kontributin e saj për dialogun Kosovë-Serbi në të mirë të Kosovës.

Opozita e sotme e Kosovës vazhdoi me avazin e vjetër sipas thënies serbe “Sulmi është mbrojtja më e mirë” (Napad je najbolja odbrana), duke e kritikuar kryeminitrin Albin Kurtin, me të vetmin qëllim që Kosovën ta dezorientojë në dialogun Kosovë-Serbi, në vend që kjo opozitë të kishte qëndrim konstruktiv dhe dobiprurës për Kosovën dhe popullin e saj në këto ditë të vështira, në të cilat e pruri po kjo opozitë kur ishte në pushtet.

Opozita e sotme e Kosovës me sjelljet e saj të dëmshme për Kosovën, po e dëshmon thënien popullore se “Ujku qimen e ndërron, por vesin jo”.

Ky është një alarm i fuqishëm për votuesit në Kosovë, që opozitës së sotme në Kosovë në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në vjeshtë, të mos i japin asnjë votë, sepse me të vërtetë qëllimi i opozitës së sotme në Kosovë është katanddisja gjer në fund e Kosovës, njashtu siç e pruri në këtë gjendje me keqqeverisjen e saj në 21 vitet e kaluara.

Për të qenë të lumtur dhe të adhuruar në këtë jetë, duhet të jemi të ndershëm, dinjitozë, të pastër në shpirt, karakter e moral, të mëshirshëm e solidar me popullin e shumëvuajtur të Kosovës.

Për të qenë të lumtur në këtë jetë dhe në jetën e përtejme, sipas Ungjillit dhe Kur’anit në këtë jetë, duhet të jetojmë duke kryer punë të mira e të dobishme, për veten, familjen dhe shoqërinë.

Mos harrojmë për asnjë çast se, kur të na kap pleqëria dhe kur të fillojnë të na dridhen këmbët, kur do të na dobësohet fuqia dhe do të na kap edhe sëmundja, do ta kuptojmë se as postet për të cilat kemi kryer vllavrasje, as paratë, e as pasuritë që i kemi grumbulluar, nuk do të na bëjnë derman.

Do të bindemi se të mirat që i kemi bërë, do të jenë pasuria jonë e vetme më madhe shpëtimtare dhe lumturuese, kur do të dalim para Zotit të Gjithmëshirshëm e Fuqiplotë dhe peshores së tij të ekzakte, për të mirat dhe të ligat që i kemi bërë në këtë jetë të shkurtër dhe sprovuese.

Kosova është shembulli më i mirë dhe më i freskët për t’u bindur për konstatimet e sipërtheksuara.

Nga Kosova drejt Serbisë kriminale katapulltojnë mallkimet dhe mëkatet për krimet që Serbia dhe kriminelët serbë i kryen në Kosovë duke vrarë e masakruar mijëra e mijëra shqiptarë autoktonë e të pafajshëm, duke dhunuar mijëra e mijëra femra autoktone të pafajshme shqiptare dhe duke rrëmbyer shumë shqiptarë të pafajshëm, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur.

Mbi udhëheqësit e derisotëm të Kosovës katapultojnë mallkimet e dëshmorëve të rënë heroikisht për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, mallkime për shkeljen e besabesës dhe amanetit të luftës, mallkimet e mijëra e mijëra shqiptarëve autoktonë të pafajshëm të vrarë e të masakruar nga Serbia kriminale dhe serbët kriminelë.

Mallkimet e mijëra e mijëra motrave tona autoktone të pafajshme shqiptare të pambrojtura e të dhunuara shtazërisht nga Serbia kriminale dhe serbët kriminelë.

Mallkimet e 1650 shqiptarëve autoktonë e të pafajshëm të të gjitha moshave e gjinive që Serbia i rrëmbeu në Kosovë, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur.

Mbi udhëheqësit e derisotëm të Kosovës në 21 vitet e kaluara në liri e pavarësi katapultojnë mallkimet dhe mëkatet për indiferentizmin, harresën, dhe për shkeljen e besabesës dhe të amanetit me shokët e rënë të luftës.

Për indiferentizimin dhe harresën ndaj mijëra e mijëra shqiptarëve të pafajshëm që Serbia kriminale dhe serbët kriminelë i vranë dhe i masakruan në Kosovë.

Për indiferentizmin dhe harresën ndaj mijëra e mijëra motrave tona autoktone shqiptare, që Serbia kriminale dhe serbët kriminelë i dhunuan shtazërisht, duke ua humbur dinjitetin dhe dëshirën për të jetuar.

Për indiferentizmin dhe harresën ndaj të pagjeturve të Kosovës, që Serbia kriminale dhe serbët kriminelë i grabitën në Kosovë, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur.

Mallkimet u janë drejtuar udhëheqësve të derisotëm në Kosovë, të cilët u mëkatuan dhe nuk bënë asgjë që drejtësia të vihet në vend, që kriminelët e Serbisë të dalin para drejtësisë dhe ta marrin dënimin e merituar për krimet e kryera në Kosovë.

Udhëheqësit e derisotëm në Kosovë dhe partitë e tyre PDK, LDK, AAK. Nisma dhe AKR, u dhanë pas vllavrasjeve për pushtet, pas hajdutisë, pasurimit të paligjshën, korrupsionit dhe nepotizmit, bile duke shkuar aqë larg që edhe t’i mbulojnë krimet e Serbisë kriminale në Kosovë, duke u ulur të dialogoijnë më Serbinë kriminale, dhe duke thurrur edhe plane tinzare për ta copëtuar Kosovën, siç është rasti me nënshkrimin e marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumisë Serbë në Kosovë të nënshkruar në Bruksel nga tradhtarët faqezinj Hashim Thaç dhe Isa Mustafa.

Qeveritë e derisotme në Kosovë janë mbuluar nga turpi e mallkimi, dhe janë bërë cak i dënimit më të rëndë nga Zoti i Madhërishëm dhe Fuqiplotë.

Qeveritë e derisotme në Kosovë për keqqeverisjen e tyre 21 vieçare, do t’i qëllojë gjer në palcë edhe mallkimi i motrave tona shqiptare të pafajshme e të pambrojtura të dhunuara shtazërisht nga ushtarët, paramilitarët dhe policët e Serbisë, gjatë agresionit gjenocidal e vrasës që Serbia e kreu në Kosovë në vitet 1998/99.

Qeveritë e derisotme në Kosovë, nuk bënë asgjë, që të paktën kriminelët e Serbisë të nxirren para drejtësisë për krimet e dhunimet makabëre që i kryen ndaj motrave tona shqiptare.

Qeveritë e derisotme në Kosovë nuk u denjuan të angazhohen sadopak që t’ua zbusin plagët e thella shpirtërore këtyre motrave tona fatkeqe shqiptare të pambrojtura fare, që u benë pre e këtyre kriminelëve, të këtyre bishave të egra të Serbisë.

Qeveritë e derisotme në Kosovë nuk nguruan të kryejnë vllavrasje për pushtet, vrasje të gazetarëve për shkrimet e tyre të vërteta, nuk nguruan ta bëjnë hajninë, pasurimin e paligjshëm, korrupsionin, jetën luksoze, milionat e shtresuar në para e pasuri.

Qeveritë e derisotme në Kosovë nuk u angazhuan ta bëjnë më të domosdoshmen për Kosovën, që është forcimi i shtetit, reformimi i drejtësisë, forcimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit.

Nuk u angzhuan ta kryejnë atë atdhetaren, njerëzoren, humanen, solidaren, që t’ua ëmbëlsojnë sadopak dhimbjen e plagëve shpirtërore këtyre motrave tona shqiptare.

Qeveritë e derisotme në Kosovë për këtë indiferentizëm dhe mosangazhim të tyre ndaj krimeve të Serbisë dhe ndaj dhunimeve të motrave tona shqiptare, vota e popullit duhet t’i ndëshkojë definitivisht duke i diskualifikuar përfundimisht nga skena politike në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në vjeshtën e vitit 2021.

Qeveria Albin Kurti2, Vjosa Osmani presidente dhe Glauk Konjufca pa humbur kohë duhet t’ua shtrijnë dorën këtyre motrave tona shqiptare, të lëna pas dore tashmë 21 vite në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Të vdesish pa e marrë drejtësinë, dëshmitë e viktimave të dhubnës seksuale të padokumentuara”, ishte titulli i tekstit të botuar në WEB faqen e “Bota Sot” në rubrikën Lajme të datës 5 qershor 2021.

Në këtë informatë flitet për angazhimin e katër Shoqatave humantare në Kosovë në përkrahje të këtyre motrave tona shqiptare të dhunuara dhe të traumatizuara nga kriminelët e Serbisë.

Flitet për vështirësitë nëpër të cilat po kalojnë këto motra tona fatkeqe shqiptare, një pjesë e të cilave kanë bërë edhe vetëvrasje duke mos i përballuar pasojat e dhunikmit të ushtruara nga kriminelët e Serbisë, duke mos i përballuar paragjykimet e rrethit ku jetonin, edhe pse faji për dhunimmet sipas çdo llogjike të shëndoshë, nuk mund të bie mbi viktimën, por faji gjithnjë bie mbi kryerësin e dhunimit.

Një pjesë e ketyre motrave tona shqiptare të dhunuara nga kriminelët serbë edhe kanë ndëruar jetë pa arritur ta dokumentojnë dhunën seksuale shtazarake të ushtruar ndaj tyre nga Serbia kriminale, dhe pa e marrë dënimin e merituar kriminelët e Serbisë për dhunimin e ushtruar ndaj tyre.

Ish udhëheqësit e derisotëm të Kosovës ua kthyen shpinën këtyre motrave tona shqiptare, edhe pse në zemrat dhe mendjet e këtyre motrave tona shqiptare ekzistonte dëshira për një jetë normale, në gjirin e ngrohtë familjar dhe për krijimin e familjes fisnike shqiptare.

Kriminelët e Serbisë këtyre motrave tona fatkeqe shqiptare ua këputën buzëqeshjen e jetës, ua këputën shpresat për të jetuar të lumtura si tërë femrat e tjera, ua shuan shpresën për jetë.

Mallkimet e këtyre femrave autoktone shqiptare në Kosovë të dhunuara seksualisht nga Serbia kriminale dhe serbët kriminelë, bien edhe mbi SHBA-të, BE-në, OKB-në, mbi demokracinë ndërkombëtare dhe mbi tërë shoqatat ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë e njeriut, të cilat gjithashtu nuk bënë asgjë që ushtarët, paramilitarët dhe policët e Serbisë që i kryen këto krime e dhunime gjatë agresionit gjenocidal në Kosovë në vitet 1998/99, të dalin para drejtësisë dhe ta marrin dënimin e merituar për krimet që i kryen në Kosovë.

Turpi i mbuloftë, mallkimi pëvlues raftë mbi kokat e tyre dhe dënimi i Zotit i qëlloftë, të gjithë ata që nuk i ndihmuan këto motra tona fatkeqe shqiptare, dhe që nuk i nxorrën sot e kësaj dite para drejtësisë Serbinë kriminale dhe serbët kriminelë për tërë krimet e kryera në Kosovën viktimë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat