Dhuna, terrori dhe gjenocidi nuk harrohen kurrë!

Opinione

Dhuna, terrori dhe gjenocidi nuk harrohen kurrë!

Nga: Muhamet Kelmendi Më: 13 qershor 2021 Në ora: 17:13
Muhamet Kelmendi

Tash e dy decene pasiqë shteti serb iku nga Kosova nuk ka pushuar së punuari ky shtet në drejtim të ripushtimit të Kosovës. Dhe, në munges të këtij suksesi, pikësynimi serb është ndarja dhe copëtimi i Republikës.

Në këtë anë është puna politike, ajo diplomatike, ushtarake etj. Në çdo fushë, brenda dhe jashtë, ky shtet po punon për ripushtim të Kosovës.

Armatimi i blerë dhe i dhuruar nga Rusia dhe Bjellorusia është shembulli më adekuatë për qëllimet e shtetit serb.

Armet nuk i blenë Serbis për sorra dhe zogjë, por për Kosovën kryesisht dhe kundër shqiptarëve. Përndryshe, ky shtet nuk është në rrezike nga askush.

Asnjë shtet nuk do të sulmon Serbinë. E kundërta është. Serbia kërcënon Kosovën dhe Bosnien e Hercegovinën, sikundër edhe Kroacin e Malin e Zi.

Por, synimet kryesore janë kundër Kosovës. Prapa nuk është as Mali i Zi.

Kunder këtij shteti, duhet Kosova dhe Shqipëria të përkatiten.

Lulekuqet e Edi Ramës janë të ngjyrës së zezë dhe ato po pikojnë gjakë shqiptarësh.

Këtë Edi Rama e di. Nuk besoj se e ka harruar.

Por, Kosova nuk duhet kurrë të harron. Plagët janë të freskëta dhe shumë të rënda.

Republika e Kosovës kërkohet të punon në disa drejtime:

1. Në armatosjen e pandërprerë të ushtrisë së Kosovës dhe në futjen në veprim të shërbimit ushtarak të obliguar për të gjithë qytetarët e vendit tonë.

2. Në arenën ndërkombëtare për të sqaruar faktin se armët e shtetit serb janë kërcënim serioz i Kosovës.

3. Në njohje të reja të shtetit tonë.

4. Në sqarimin e shqiptarëve, andej e këndej kufirit, me gjendjen në raport me Tiranën dhe me pikësynimet sllave në Ballkan, sidomos të shtetit serb etj.

5. Në ngritien e padisë për gjenocid pranë Gjykatës Ndërkombëtare kundër shtetit serb.

6. Në ngritjen e temave që Kosovës dhe paqes i duhen në raport me shtetin serb.

Në këto çështje nuk duhet lëshuar.

Anomalia qëndron te fakti se të mohosh të kaluarën tënde, në gjoja llogari të tashmes dhe të ardhshmes, është të lësh popullin në baltë dhe pa të kaluar të veten.

Kështu nuk ka askund.

Kurrë nuk mund të ndërtohet e tashmja dhe e ardhmja pa të kaluarën. E kaluara mësohet për të njohur atë dhe për të ditur të tashmen e për të planifikuar të ardhmen.

Nëse ka vend në botë që kështu nuk punon, atëherë duhet përkrahur ideja e tillë. Por, kësi vendi nuk gjendet askund në botë.

Kosova nuk duhet kurrë të harron të kaluarën. Shqiptarët kudo që janë duhet të njohin të kaluarën.

Vallë a munden shqiptarët për të harruar dhunën greke kundër qamëve apo atë serbe kundër kosovarëve. Ndoshta!?

Por tash për tash jo.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat