A duhej të pranonte Kosova negociata me Serbinë?

Opinione

A duhej të pranonte Kosova negociata me Serbinë?

Nga: Adem Bytyqi Më: 15 qershor 2021 Në ora: 13:06
Adem Bytyqi

Në momentin kur Serbia nuk e pranojë  planin e të derguarit special të KS, të OKB, për pavarësinë e Kosovës Martih Ahtisarit, dhe pas Vendimit të GJND-së , me kërkesën e Serbisë , me të cilin është  konfirmua se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ishte në kundërshtim me të Drejtën ndêrkombêtare , Kosova nuk do duhej të pranonte të hynte nē negociata me Serbinë ,përderisa Serbia nuk do ta pranonte planin e paqës të derguarit special të KS, të OKB-së.

Me të drejtë po të vepronte kështu Kosova , mund të dyshohet se BE-ja, do të bënte përsion në Serbinë që ta pranonte Planin e paqës të derguarit special të KS.

Serbia edhe ashtu do ta pranonte  pas një kohë planin e paqës të dërguarit special të KS, të OKB-së, për hirë të antarësimi të Serbisë në BE.

Antarësimi i Serbisë në BE, edhe sot mbetet një intres imediat i saj , madje siq dihet me kohë BE, i'a ka bërë të qartë Serbisë , se rruga e saj për në BE,kalonë për mes një Marrëveshje paqësore me Kosovën.

Mirëpo, pas gjithë kësaj qka ka ndodhur lidhur me negociatatë e gjërtanishme Kosovë - Serbi, në të cilat negociata Kosova ka hy pa as një kusht dhe vizion të qartë se qka mund të ndodhë në negociata të tilla ,duke mos kalkuluar se cili mund të jetë interesi i Kosovës në fundin e këtyre negociatave , negiciatatë Kosovë - Serbi ,kanë rreshqit  në drejtim të gabuar në dëm  të Kosovës.

Sërbisë i janë bërë koncesione të një pas njëshme me shpresën se një ditē Serbia do ta pranojë shtetësinë e Kosovës edhe pse kjo për ata që e njohin diplomacisë serbe më tepër i përngjanë një dëshire se sa një realiteti.

Një fakt duhet ta sqarojmë , në kohen kur z.Albin Kurti , do të udhëheq negociatatë me palën Serbe ,e ka të pa mundur për t'i korigjuar Marrëveshjet e më parshme Kosovë - Serbi, në të cilat Serbisë i janë bërë koncesione në dem të Kosovës.

Tani Kosovës i mbetën dy rrugë : Të pranojë që Kishat dhe Manastirët serbe në Kosovë të kenë Status exteritarialiteti , që do të thotë se këto faltore të besimit serb ortodox në Kosovë të jenë shtet në veti dhe të pranojë gjithashtu një asociacion të komunave me shumicë serbe qoftë edhe pa kompetenca ekzekutive, mirëpo një asociacion eventual i tillë përfundimisht serbëve do t'ju mundësonte që as njëherë mos të integroheshin në institucionët e Republikës së Kosovës.

Rruga tjetër për Kosovën mbetët ndêrprerja e negociatave  deri në një  reagim tjetër të BE-së, dhe SHBA-së, t'i  obligojë Kosovën dhe Serbinë në një Marrëveshje  të detyrueshme bilaterale të paqës ...

Sido qoftë akuzatë që i bëhen z.Kurti , me rastin e takimit me Presidentin e Serbisë Alexander Vuqi, për rifillimin e negociatave ,  janë tentencioze  dhe vazhdim i kampanjës kundër z.Albin Kurtit të kundështarëve politikë dhe të disa gazetarëve të një anshëm ,të cilët sado që pretendojnë se përfaqësojnë kulmin e gazetarisë në Kosovë , në realitet  paraqesin dobësinë më të pa imagjinueshme të këtij pushteti...

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat