Takimi Kurti-Vuçiq, e shpërfaqi këtë fakt të rëndësishëm!

Opinione

Takimi Kurti-Vuçiq, e shpërfaqi këtë fakt të rëndësishëm!

Nga: Adem Bytyçi Më: 15 qershor 2021 Në ora: 15:14
Foto nga takimi

Këtë fakt duhet ta pranojë politika aktuale e Kosovës: po të ishte kyçur me kohë në negociata Kosovë-Serbi, z. Kurti, sot Kosova do të kishte një pozitë më të favorshme në raport me Serbinë në negociata.

Zoti Kurti, nuk do pranonte absolutish të negociohej asociacioni i komunave me shumicë serbe siç pranuan Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi.

Katër kërkesat e kryeministrit Kurti, në këtë takim me Vuçiqin ishin shumë të drejta dhe të logjikshme, të cilat i kanë habit për të mirë edhe dy ndërmjetësuesit evropian të këtij takimi.

Kurti, është politikan i pjekur, i dijshëm dhe vizionar, me të cilin nuk mund të tallet pala serbe siç është tallur në të kaluarën me negociatorët kosovar.

Këtë fakt e ka pranuar edhe vet presidenti serb Vuçiq, para se të takohej me Kurtin.

Megjithatë, edhe pse z.Kurti, nuk ka për të lënë guri pa rrokullisë për të mos pranuar ndonjë marrëveshje të pafavorshme për Kosovën, me palën serbe, në këtë rrugëtim të Kurtit marrëveshjet e mëparshme të Thaçit, Isës me palën serbe, do t'i shkaktojnë vështirësi të mëdha.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat