Kërkesat e Z.Kurti ishin të drejta!

Opinione

Kërkesat e Z.Kurti ishin të drejta!

Nga: Muhamet Kelmendi Më: 15 qershor 2021 Në ora: 22:56
Muhamet Kelmendi

Është mirë dhe shumë e qëlluar pse Kosova doli me kërkesat e veta që u paraqitën nga z Kurti në takim me kriminelin Vuçiq në Bruksel. Ka mendime se këto kërkesa adekuate ? Kjo mbetet të shihet në të ardhmen, sepse ka kërkesa që nuk shkojnë apo është vështirë të realizohen në raport me Serbinë dhe shtetet tjera në Ballkanin Perëndimor.

Në kuadër të kësaj mendoj te kërkesa për një lidhje të forte ekonomike dhe lëvizjes së lirë midis shteteve në këtë anë si në mes shteteve skandinave. Kjo është në një kërkesë që kërkon analiza. Megjithatë është një kërkesë e logjikshme dhe politikisht e kapshme. Me këtë kërkesë u tregua se Kosova është për raporte normale në Ballkan. Kërkesa për deklaratë të përbashkët për mossulimim me shtetin serb është jashtëzakonisht e qëlluar. Jo më pak ka rëndësi kërkesa e reciprocitetit dhe gjetja e të zhdukurve nga regjimi serb.

Me këto krijoi Kosova një bazë të drejte dhe tipike të karakterit shtetror. Mbeten të shihen këto çështje në të ardhmen. Mendoj se janë kërkesa paritative dhe që shtetit serb i krijojë vështirësi në paraqitjen e Asociacionit. Parimi i reciprocitetit të çështjes serbe në Kosovë me çështjen shqiptare në Luginë dhe të Sangjakut është një fakt që nga askush nuk mund të refuzohet.

Kjo për faktin se ato çështje shkojnë së bashku dhe edhe UE a SHBA etj., nuk mund të refuzojnë. Pra, kemi një start pozitiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat