Takimi Kurti- Vuqiq, epokë e re rifillimit të dialogut

Opinione

Takimi Kurti- Vuqiq, epokë e re rifillimit të dialogut

Nga: Hafiz Shala Më: 16 qershor 2021 Në ora: 07:30
Hafiz Shala

Kryeministri Kurti,në këtë takim, ua bëri më dije, Vuqiqit, opozitës dhë Edi Ramës se, në Kosovë po frynë një erë e re.

Sot, në takimin Kurti-Vuqiq, me ndërmjetësimin e përfaqësuesve zyrtar të Bashkimit Evropian, Borell e Lajçak, u hap një kaptinë e re që për Kosovën nuk kishte ndodhë më parë gjatë periudhës dhjetëvjeqare të dialogimit.

Tonin, kahjet dhe temat e ardhshme të bisedimeve Kosovë- Serbi, në një mënyrë, i imponojë Kryeministri i Republikës së Kosovës, zoti Albin Kurti.

Ai, ishte superior sepse, kishte të drejtë, sepse, e kishte dijën dhe guximin dhe, sepse, e mbështeti Vuqiqin për muri ashtu siq e meritonë një përfaqësues i një shteti i cili bëri masakra dhe duke ushtruar gjenocid ndaj shqiptarëve të Kosovës, gjatë okupimit udhtarako- policor e paramilitarë, që nga viti 1989 kur u suprimue Autonomia, duke e përfunduar në vitin 1999 më një akcion të përmasava ushtarakë shtetërore, nën planin ushtarak “ Patkoji”.

Zoti Kurti, ia zuni pshtymën në fyt kriminelit Vuqiq si ish Ministër i informimit në regjimin e Millosheviqit i cili, sadoqë tentonte të manovronte apo refuzonte, aq më tepër ia vërtetonte dhe pohonte konstatimet dhe të dhënat e Kryeministrit të Republikës së Kosovës.

Sa i befasuar, aq edhe i hutuar e besa edhe i frustuar, fillojë të ndjehet inferior, që përmes refuzimit të propozimeve të Kurtit, para përfaqësuesve zyrtar për ndërmjetësimin e dialogut, e zbulojë fytyrën e tij të vërtetë.Të vërtetën rreth Kosovës, që fatkeqësishtë në bisedimet e deritanishme, po para këtyre zyrtarëve evropian, ata të cilët nënshkruan marrëveshje të dëmshme për shtetin tonë, i kishin prezentuar“ fakte” tjera që, më shumë shkonin në interes të Serbisë se sa të Kosovës.

Arsyeja, ishin të shantazhuar, të zanun më bisht ndër derë, të korruptuar dhe të akuzuar për krime.

Për ta shpëtuar lëkurën e vetë, për të mbetur në pushtet të cilin e kishin kapur fortë e keq, për t’u dukur të mirë para ndërkombëtarëve, edhe pse i mashtronin,

për t’iu dhënë informata se e kanë përkrahjën e popullit( 18%), e qitën Kosovën në pazar dhe atë me qmim shumë të lirë.

Kryeministri Kurti, në seancën e Parlamentit, që për qëllim e kishte t’i informojë deputetët, jo për dialogun, sepse dialog nuk do të ketë në këtë moment por, për takimin e sotit më Presidentin serb, Aleksandër Vuqiq.

Dhe, kritikat e opozitës ishin aq banale, të pakuptimta, anakronikee të ashpra dhe me ofendime, nën akuza po për ato marrëveshje të cilat ata vetë i kishin nënshkruar.

Kryeministri Kurti, iu drejtue atyre duke u thënë se, ju jeni problemi im sepse, në ҫdo tavolinë në të cilën ulem për të biseduar rreth Kosovës, ju, po me delni përpara me veprimet e juaja që ishit në pushtet.

Po më dilni përpara më marrëveshjet, konqesionet që i keni bërë ndaj Serbisë dhe, ato, po ma vështirësojnë punën time, sepse, Vuqiqi, më sulmon dhë arsyetohet së, ju i keni pranuar këto kushte e këto marrëveshje.

Prandaj, roli i opozitës është që, ta kritikonë Qeverinë, edhe kur e ka keq por, edhe kur e ka mirë.

Por, problemi të opozita është se, duke na sulmuar se po e “ rikapim “ pushtetin, në të vërtetë, ata, nuk po mund të pajtohen se, nuk e kanë ma kontrollin dhe e kanë humbur atë që, po rrezikohen të jenë përgjegjës për të gjitha ato, lëshime, abuzime dhe, pasurime të pajustifikueshëm përmes vjedhjeve të pasurisë dhë shitjeve të aseteve vitale shtetërore.

Zgjedhjet lokale që duhet të mbahen në tetor, janë edhe një arsye që opozita të jetë shumë më agresive, duke tentuar që ta përmirësojnë imazhin e humbur, që mos të përjetojnë humbje më të mëdha, deri të rreziku i një debakli, për vetë fajin e tyre.

Besoj se, më në fund e kanë kuptuar së, sovrani i dënojë keq dhë rëndë.

I pozicionojë shumë ulët, dhe u përcaktua për t’i votuar dy udhëheqës të cilët në formë plebishitare pothuajse, ua dhanë besimin, zotit Kurti dhe zonjës Osmani.

Arsye e parë është se, nuk janë të korruptuar, të inkriminuar dhe, të shantazhuar dhe, nën dy, sepse, në shenjë zhgënjimi dhe pakënaqësie ndaj qeverisjeve të deritanishme që rezultuan totalishtë të deshtuara, të dëmshme dhe të paafta, i shtyjnë që edhe njëherë ta provojnë fatin më këta të dy.

Kryeministri Kurti, në këtë takim, ua beri më dije, Vuqiqit, Opozitës dhë, Edi Ramës së, në Kosovë po frynë një erë e re

Kurti- Vuqiq= 4:0

Të gjithë e kemi vrejtë se, Vuqiqi ishte i befasuar dhe i papregatitur për një përballje kaq të fuqishme, të argumentuar dhe të parashtruar në bazë të kërkesave fillestare të cilat do të vazhdojnë, nëse do të dialogohet në mes të dy shteteve të barabarta pasi, Serbia apriori i refuzon të gjitha. Ajo, pa të drejtë kërkon diqka.

Kryeministri Kurti, ia paraqiti katër pika Vuqiqit si propozim i Kosovës:

1.Gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor e avansojnë CEFTA-n në SEFTA sipas modelit Lihtenshtajn, Norvegji dhe Islandë që kanë me BE-në.

2. Kosova dhe Serbia menjëherë të nenshkruajnë  marrëveshje të përbashkët të paqes duke u zotuar se nuk do ta sulmojnë njëra- tjetrën.

3. Pas njohjes së ndërsjelltë midis dy shteteve, do të kemi reciprocitet bilateral, përfshirë ҫështjen e pakicave këtu. Pra, serbët në Kosovë mund të kenë Këshillin e tyre Nacional siç e kanë shqiptarët dhe boshnjakët në Serbi.

4. Për ҫështjen e të pagjeturve, të të zhdukurve më dhunë, duhet larguar nga pozita që e ka dhe duhet marrë në pyetje kreun e delegacionit serb, Veljko Odalloviq, i cili në vitet 1997-1999, ishte “naçellnik i qarkut të Kosovës” dhe udhëhiqte me Kosovën e okupuar bashkë me Zoran Angjellkoviq.

Nëse vetëm pak i analizojmë këto katër kushte, janë aq domethënëse për vazhdimin e bisedimeve për të cilat, Vuqiqi është vënë në siklet.

Nëse Kurti i përmendi këta të dy në komisionin për të pagjeturit që ishin të involvuar edhe në krime, si do të ndihet Vuqiq si Ministër i Informatave në kohën e Millosheviqit si pjesë i po atyre krimeve.

Borrel dhë Lajçak, e kanë kuptuar se sa thellë ka hyrë Kurti në probleme sa që edhe BE-në e ka fut në siklet.

Jam shumë i sigurtë se, po qe së acarohet situata gjatë bisedimeve, zoti Kurti do t’ia thotë edhe Vuqiqit në fytyrë, ndoshta edhe më foton e Ratko Mlladiqit duke ia vërë pllakatën rrugës më emrin e tij.

Tani, si ndjehet Kryeministri Kurti përballë opozitës të pakuptimtë të Kosovës dhe, Kryeministrit Shqiptar, Edvin Kristaq Rama.

Opozita e jonë sillet si violinë e çakorduar, pa sens e pa përmbajtje, që, anipse nuk qon aq peshë rreth bisedimeve më Serbinë, edhe pse po i bëhet krah, në anën tjetër, zoti Rama, për habinë e Kosovës, Shqipërisë dhe kombit në përgjithësi, e kundërshtojë padinë ndaj Serbisë për gjenocid në Kosovë.

A ka grusht më të rëndë për Kosovën, për Shqipërinë dhe kombin në tërësi së një deklaratë e tillë.

Si do të tingëllojë kjo, kur nesër nëse do të hapet kjo qështje në KS të OKB-së, që për fat të mirë edhe Shqipëria u zgjodhë anëtare për dy vitët e ardhshme, kur, Serbia, Rusia dhë Kina, do ta kundërshtojnë me “ arsye se” edhe pjesa tjetër e kombit po i kundërshtonë.

Ose, nëse duhet që në emër të Kosovës dikush ta bëjë këtë padi, e kush tjetër përpos Shqipërisë, e ajo e kundërshtonë një padi të tillë.

Juristët kanë mendime të ndryshme, se, a mund Kosova ta bëjë vetë. Duhet studiuar mirë.

Vuqiqit, iu ka thye njëri krah, me shkuarjen e Hashim Thaqit në Hagë, po e njëjta gjë vlenë edhe per Edi Ramën.

Ishte treshja e cila, me iniciativa për korigjim kufijsh, ia hapen rrugën dhe epshet Serbisë që, edhe ajo të merr diqka.

Falë SHBA-ve, ajo u ndërpre më paralajmërimin e Thaqit i cili ishte në rrugë për Uashingtonë se, është ngritë aktakuzë ndaj tij nga Gjykata Speciale për krime lufte.

Për fatin e Kosovës, iniciativat e tyre, ranë n’ujë.

Ҫështja e korigjimit të kufijve, minishengeni dhe iniciativat tjera të cilat u inicuan nga treshja, Vuqiq, Thaqi Rama, përfunduan turpërishtë.

Kritikat e opozitës, dhe të disa ( b) analistëve të sponzoruar nga opozita se Kurti nuk e mbajti fjalën se, nuk ka dialog pa njohje nga Serbia, katër kushtet apo propozimet që i paraqiti në takim, njohja nga Serbia, nuk është edhe primare sepse, ato parakushte përcaktojnë shumëҫka apo pothuaj, gjithҫka.

Me nënshkrimin e kushteve të parapara në pikën dy dhe tre, ҫështja e njohjeve reciproke do të imponohët si imperativ i kohës dhë interesit të ndërsjellë të dy shteteve.

Ajo qka është esenciale në fillimin e dialogut i cili do të jetë krejtë ndryshe nga përmbajtja dhe metoda, është që, pa involvimin e SHBA-ve, nuk do të ketë rezultate.

Kryeministri Kurti, i akuzuar si “ antiamerikan”, në fakt, është më proamerikan së të gjithë të mëparshmit i cili njëherit është në të njëjtën linjë më Presidentin Biden.

Hafiz Shala

New York

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat