Ambasadori Philip Kosnett dhe e drejta e Kosovës

Opinione

Ambasadori Philip Kosnett dhe e drejta e Kosovës

Nga: Rexhep Torte Më: 18 qershor 2021 Në ora: 07:23
Rexhep Torte

I nderuari ambasador Philip Kosnett, nuk Ju dëgjuam asnjëherë ta kritikoni Serbinë gjenocidale për okupimin që e bën në Veri të Kosovës me ndertimin e  kolonive serbe  me  shtëpi të reja e të mobiluara me financim nga Kina, ku vendosen më shumë familje serbe që më parë asnjëherë nuk kanë banuar në Kosovë.

Nuk Ju dëgjuam asnjëherë ta kritikoni Serbinë për  bandat kriminale dhe strukturat paralele serbe në Veri të Koosvës.

Nuk Ju dëgjuam asnjëherë që ta kritikoni Serbinë për instrumentalizimin dhe  manipulimin me pakicën serbe në Kosovë.

Po të mos figuronte emri i ambasadorit Philip Kosnett në intervistën  që e lexuam më datë 16  qershor 2021,  fitohej përshtypja se flet ambasadori i Rusisë dhe jo ambasadori i SHBA-ve.

Philip Kosnett, ambasadori i SHBA-ve në intervistën e  Radio Kontakt Plus, deklaroi se , “ Kosova është shumë e varur nga ndihma e ndërkombëtarëve. Kjo  s’do të zgjasë përgjithmonë. Armiku më i madh i Kosovës është vetëkënaqësia. Në 2o vitet e fundit njerëzit janë mësuar  me bashkësinë ndërkombëtare që hedh shumë para në vend, duke e ndihmuar popullin që t’i zgjidh problemet. Sa herë që ka krizë të brendshme  anëtarët e QUINT-it, UNMiK-u  dhe BE-ja  janë atje per t’ua mbajtur duart njerëzve dhe për t’i ndihmuar në momente të tilla.  As ndima e diasporës shqiptare nuk mund të jetë e përhershme”.

Ambasador i nderuar Philip Kosnett, keni shumë të drejtë kur thoni se Kosova është shumë e varfër dhe e varur nga ndihma ndërkombëtare, por duhet ta keni të qartë faktin  se për varfërinë e Kosovës edhe pas 21 viteve në liri e pavarësi nuk është fajtor populli fisnik dhe i vyer i Kosovës, por për fat të keq ishin udhëheqësit e derisotën në Kosovë ata, të cilët u dhanë pas ambicieve për pushtet, pas korrupsionit, pasurimit të paligjshëm dhe nepotizmit.

Kjo i detyroi mijëra të rinj shqiptarë, që në pashpresë për tu punësuarnë Kosovë të largohen  për në shtetet e tjera, ku e kanë dëshmuar veten se janë punëdashës dhe punonjës të mrekullueshëm.

Kontributi i Juaj do të ishte i mirëseardhur dhe në  të  mire të Kosovës, sikur t’i kritikonit udhëheqësit e derisotëm të Kosovës dhe sikur të ndihmonit që ata për keqqeverisjen e tyre të dalin para ligjit dhe drejtësisë.

Populli i Kosovës është falenderues i madh për ndihmën nga ndërkombetarët dhe diaspora shqiptare.

Populli i Kosovës si shprehje të pakënaqësisë së tij ndaj udhëheqësve të derisotëm të Kosovës, në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 i nxorri në opozitë partitë  e derisotme që e udhëhoqën  Kosovën,  dhe me votim plebishitar ia dha votën Albin Kurtit që e krijoi Qeverinë Albin Kurti 2, qeverinë më të pastër e të pakorruptuar gjer më sot që ka patur Kosova në 21 vitet e kaluara në liri e pavarësi.

Ambasadori Philip Kosnett, në intervistën e tij tha se, “Asociacioni duhet të formohet. Kosova ka detyrim ta formojë Asociacionin. Historia nuk ka filluar  në ditën kur u formua Qeveria e Albin Kurtit. Unë mendoj e  SHBA-të  me të vërtetë  besojnë se Kosova  ka një detyrim  t’i respektojë marrëveshjet  dhe zotimet e bëra  më parë”.

Ambasador i nderuar Philip Kosnett,  këmbëngulja e Juaj për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, është identike me këmbënguljen e Serbisë dhe të Rusisë për  themelimin e këtij Asociacioni.

Themelimi i Asociacionit është i papranueshëm për shtetin e Kosovës, sepse përbën themelimin e shtetit  në shtet, dhe ka për qëllim dobësimin e forcimit të shtetit së Kosovës dhe depërtimin e Serbisë dhe të Rusisë në Kosovë.

Pakica serbe në Kosovë i gëzon të drejtat dhe liritë e njeriut më shumë se çdo pakicë tjetër në botë, dhe propozimi i Albin Kurtit  ditë më parë në Bruksel, që në Kosovë mund të themelohet Këshilli Nacional Serb,  ngjashëm siç e kanë shqiptarët dhe boshnjakët në Serbi,  ishte shumë konstruktiv.

Sa i takon detyrimit që sipas Jush ka Kosova ta themelojë Asociacionin për t’i respektuar marrëveshjet e arritura Kosovë-Serbi, dhe se historia nuk ka filluar ditën kur u themelua Qeveria e Albin Kurtit, dhe se Ju mendoni se SHBA-të me të vërtetë besojnë se Kosova ka një detyrim  t’i zbatojë zotimet e bëra më parë”, kemi pështypjen  se keni qasje krejtësosht të gabuar dhe pro serbe e pro ruse.

Sepse marrëveshjet e deritashme të arritura në Bruksel, janë arritur nga  tradhtarët e Kosovës Hashim Thaçi, që ndodhet prapa grilave në Hagë, dhe Isa Mustafa që  domosdo për keqqeverisjen e tij duhet të nxirret para ligjit dhe drejtësisë në Kosovë.

Sepse marrëveshjet e arritura në Bruksel, janë arritur edhe nën diktatin e padrejtë e tinzak të Ketrin Eshton, Frederika Mogherini dhe Johanes Han, që ishin në anën e Serbisë agresore gjenocidale e vrasëse dhe kishin për qëllim ta dëmtonin Kosovën viktimë.

Ju jeni dëshmitar edhe për  sjelljet  pro serbe të Josep Borrell, Miroslav Lajçak dhe Matheë Palmer, dhëndërit të Beogradit.

Është fakt se historia nuk fillon me ditën e formimit të Qeverisë së Albin Kurtit.

Por është edhe fakti tjetër se shqiptarët janë kombi më autokton në Ballkan, me identitet, gjuhë, traditë dhe kulturë të pa kontestueshme nga askush.

Por ështe dhe fakti se në të gjitha gërmimt arkeologjike në Kosovë gjenden vetëm relikte Dardane-Ilire, pasardhës të të cilëve janë vetëm shqiptarët.

Por është edhe fakti se serbët  në Ballkan janë ardhacakë nga Kaukazi në shekullin e 6-të, dhe se shteti serb është krijuar me luftëra,  vtasje, masakra e dëbime që serbët ardhacakë ua kanë shkaktuar shqiptarëve autoktonë duke i  okupuar trojet stërgjyshërore shqiptare për t’i zgjeruar kufijtë e Serbisë.

Ambasadori Philip Kosnett, në intervistën e tij  tha se, “Unë dij që disa njerëz më kanë thënë që ne kemi bërë  shumë kompromise, i takon dikujt tjetër  të bëjë kompromis. Kjo nuk është një mënyrë produktive  për të ecur përpara.

Ambasador i nderuar Philip Kosnett, mos po Ju duken pak afër 15 mijë shqiptarë autoktonë e të pafajshëm të vrarë e të masakruar në Kosovë, e të transportuar e  varrosur në Serbi, për t’i fshehur Serbia krimet e kryera në Kosovë.

Mos po Ju duken pak që mijëra e mijëra shqiptarë autoktonë e të pafajshëm janë vrarë e masakruar në Kosovë dhe janë transportuar e djegur në hekuranat e Serbisë, për t’i fshehur Serbia krimet e kryera në Kosovë.

Mos po Ju duken pak 20 mijë femra autoktone e të pafajshme shqiptare, që  janë dhunuar  në mënyrën më shtazarake nga ushtria, paramilitarët dhe policët e Serbis gjatë argresionir gjenocidal e vrasës në vitet 1998/99..

Mos po Ju duken pak 1650 shqiptarë autoktonë e të pafajshëm të të gjitha moshave e gjinive, që   i ka rrëmbyer Serbia në Kosovë, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur.

Mos po ju duklet pak që Serbia gjatë agresionit gjenocidal e vrasës e bëri shkrum e hi Kosovën dhe i detyroi më shumë se 1 milion shqiptarë autoktonë e të pafajshëm të marrin rrugën e eksodit.

Mos po Juduket gjë e vogël që pas të gjitha këtyre krimeve e mizorive të Serbisë në Kosovë, pa kërkuar Serbia falje publike,  Kosova u ul të dialogojë në dialogun Kosovë- Serbi pa asnjë  kusht të vënë nga Kosova.

SHBA dhe BE duhet të bëjnë presion dhe ta kushtëzojnë Serbinë kriminale gjenocidale e vrasëse, që serbët që kryen krime në Kosovë t’i nxjerr para drejtësisë për ta marrë dënimin e merituar.

SHBA dhe BE duhet të bëjnë presion dhe ta kushtëzojnë Serbinë kriminale gjenocidale e vrasëse, që ta pranojë shtetin e Kosovës pa asfarë kushtezimesh dhe pa asfarë kopromisi.

Ambasadori Philip Kosnett, në intervistën e tij tha se, “SHBA mbeten partner  i Kosovës dhe programet e tyre synojnë  ta ndihmojnë Kosovën që të bëhet vend i pavaur  dhe i vetëmjaftueshëm.

Ambasador i nderuar Philip Kosnett, shqiptarët kanë qenë, janë dhe do të jenë kombi më i sinqertë dhe më besnik ndaj SHBA-ve dhe janë  falenderues  për ndihmën nga SHBA-të.

Kosva ka rini të mrekulueshme dhe të gatshme për të punuar, dhe   me ardhjen e Qeverisë  së Albin Kurtit, Qeveri e pa korruptuar, ka ardhur edhe shpresa për popullin e shumëvuajtur të Kosovës për një të ardhme të lumtur të Kosovës.

Ambasadori Philip Kosnett, në intervistën e tij tha se, “Qeveria e Kosovës  duhet ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese  lidhur me Manastirin e Deçanit, që më shumë se  5 vitë më parë. Ne e shohim këtë si  çeshtje të dretprdrejtë të  sundimit të ligjit.

Kryeministri Albin Kurti  u zgjodh  në bazë të  një angazhimi të fortë për  për ta respektuar shtetin e të drejtës”.

Ambasador i nderuar Philip Kosnett, Albin Kurti kryeministër i Kosovës ditë më parë kërkoi ta vizitojë  Manastirin e Deçanit dhe u refuzua ta kryejë këtë vizitë.

Manastiri i Deçanit  si edhe tërë kishat, manastiret dhe patriarkanat në Kosovë, fillimisht  kanë qenë objekte kulti të krishtera shqiptare, të  ndërtuara në tokën shqiptare, nga shqiptarët dhe të ruajtura e të mbrojtura nga shqiptarët.

Serbia pas pushtimit të Koosvës këtyre kishave, manastireve  dhe patriarkanave, ua ka ndryshuar pamjen dhe i ka përvtësuar. Për këtë ekzistojnë dëshmi  dhe totografi.

Manastiri i Deçanit padrejtësisht ka uzurpuar troje private për çka ekziston edhe kontest gjyqësor.

Manastiri i Deçanit gjatë agresionit gjenocidal të Serbisë në Kosovë ka shërbyer si burg ku janë torturuar dhe vrarë shqiptarë të pafajshëm mes tyre edhe fëmijë, edhe për këtë ekzistojnë fakte e dëshmi.

Kisha Orthodokse Serbe si asnjë besim tjetër fetar në botë,  nuk është duke e kryer misionin e saj fetar, për ta edukuar dhe  fisnikëruar shpirtin e besimtarëve serbë me mëshirë dhe ndjenjë humane  njerëzore.

Pas të gjitha krimeve që Serbia i kreu në Kosovë, nga popat serbë nuk dëgjuam as edhe një fjalë të vetme  për të shprehur keqardhje apo pendim për krimet e kryera serbe në Kosovë.

Ambasador i nderuar Philip Kosnett, po Jua rikujtoj  edhe disa pjesë të vogla  nga   rrëfimet autentike të përshkruara në librin  me titull “ Rrëfimet e femrave të dhunuara  gjatë luftës në Kosovë” (1998/99)  i autores kosovare Luljeta Selimi:

“ Ma pushkatuan nënën e vëllanë, kurse mua më  dhunuan dhe  trupin tim e masakruan për së gjalli me cigare”. Një nga mjeket deklaron  se,”Vajzës së dhunuar i ishte shqyer mitra dhe se në organet gjenitale i kishin futur rërë, këmbët e gërvishtura dhe  mes dy gjinjëve me majën e thikës kishte të vizatuar kryqin serb”. Ose rrëfimet e tjera,” Fëmijët vajtonin mbi trupin e përgjakur të babait të tyre të vrarë, e mua më çnderonin vetëm disa metra larg tij”, ” Pasi ma vranë djalin,  mua më çnderuan disa ditë me radhë”, “Djalit dy vjeçar ia prenë veshin  dhe tre gishtërinj, e pastaj më dhunuan”, “Cigaren e ndezur e fgjinjtë e mi”, “ Më dhunuan dhe me thikë shkruan fjalë mbi trupin tim”, “Më detyronin t’i shiqoja femrat që po i dhunonin me radhë”, “Pasi më dhunuan, m’i hoqën thonjtë me dana”, “Motrën  e mbytën me kundak të pushkës”, “14- vjeçarja u dhunua në borë”,  “Pasi e dhunuan 13-vjeçaren e hudhën në pus”, “Më çnderuan para syve të babait dhe nënës”, “Në muajin e tetë të shtatzanisë më përdhunoi para vjehrës dhe  burrit, e pastaj më goditi në gjoks e në bark dhe linda fëminë e vdekur”, “ Më dhunuan dhe në krah ma vizatuan kryqin serb”, “Pasi i çnderuan tri vajza, ua prenë organet gjenitale…”

Lexojeni me vëmëndje edhe këtë dëshmi trishtuese argumentuese për krimet e Serbisë në Kosovë.

Sheradin Berisha, në WEB faqen e “Bota Sot”, më datë 26 prill 2021, në rubrikën Opinione, botoi shkrimin e tij tmerrues me titull “ Gjenocidi i pandëshkuar”. Në këtë shkrim të tij të shoqëruar edhe me 9  fotografi, shkruan se:

“Pas përfundimit të luftës  në qershor  1999 gjurmët e krimit serb u gjetën  kudo në vendbanimet e Kosovës. Shqipatët  e shpërngulur  kur janë kthyer  në shtëpitë e tyre  kanë gjetur qindra  dokumente  edhe fotografi ku  shihen kriminelët serbë , duke buzëqeshur  me armë në dorë  përpara shtëpive  që i kishte kapur zjarri duke i plaçkitur  shtëpitë e shqiptarëve.

Edhe trupat e NATO-së ( KFOR-it) gjatë dislokimit  të tyre  në Kosvë kanë gjetur dhjetëra varreza masive  dhe objekte publike  e private,  në të cilat janë torturuar e vrarë mizorisht shqiptarët. Me këtë rast po e  vë në spikamë  zbulimin e një qendre  serbe të krimit në Prishtinë të zbular nga KFOR-i anglez.

Njësitë  parashutiste të KFOR-it anglez  gjatë kontrollit  të objteve publike e private , në një ndërtesë  disa katëshe  kanë gjetur  dhoma,  ku forcat kriminale serbe  kanë kryer  tortura e pastaj  kanë ekzekutuar  mizorisht qindra shqiptarë.

Në këto dhoma torturimi  janë gjetur shpata të gjata,  thika e maska të zeza,  e sende tjera metali, shufra e boksa metali,  shkopinj të thyer bejsboli,  drogë e shiringa,  litarë të përgjakur për ngulfatje, krevatë  ku shqiptarët e lidhur këmbë e duar janë mbytur. Mbi një tavolinë është gjetur një motorsharrë  me shenja gjaku, që tregon se  aty janë  prerë  koka dhë gjymtyrë  të shqiptarëve. Në një dhomë tjetër është gjetur edhe një akumolator që është përdorur  për mbytje me elektroshok. Janë gjetur edhe shumë fotografi  të fëmijëve  shqiptarë  të evidentuar me numra. Në dhomat e krimit janë gjetur edhe shunë uniforma  të policisë serbe,  armë dhe arka me municion dhe një  inventar me  qindra dokumente  (dosje), që dëshmojnë  qartë krimin montruoz të kryer  në këtë objekt të regjimit kriminal  të Millosheviqit.

Pas zbulimit  këtë qendër të krimit  për herë të parë e ka vizituar  ekipi i prokurorëve  dhe hetuesve të Hagës, i cili i ka  mbledhur dhe evidentuar  të gjitha provat e gjetura aty. Tani po pyes, ku përfunduan këto  dëshmi të tmerrshme nga Tribunali i Hagës ?!

Pas 21 vitesh  nga përfundimi i luftës,  askush nga kryerësit e këtij krimi  të pashembullt në historinë njerëzore  nuk është arrestuar apo nxjerrë para drejtësisë ?!

As policia, as prokuroria , as  gjyqtarët e UNMIK-ut (1999- 2008).

As ato të EULEX-it 2008.

Për fat të keq as policia, prokuroria e, gjyqësia dhe instirucionet e tjera të Kosovës  (1999-2021)  nuk e kanë hetuar  këtë gjenocid të tmerrshëm  kundër shqiptarëve të pafajshëm, ku kanë qenë viktimë edhe fëmijet, për çka nuk kemi numër të saktë  dhe nuk dijmë ku kanë përfunduar këto mbetje mortore” ?!,  shkruan  mes tjerash  në shkrimin e tij Sheradin Berisha.  

Në Kosovë ekzistojnë mijëra dëshmi të këtilla të masakrave serbe të shkruara dhe të inçizuara .

Ambasador i nderuar Philip Kosnet, pasi t’i  lexoni këto dy  fragmente agumentuese, vënieni dorën në zemër e mendoni, si do të kishit vepruar me Serbinë dhe serbët po të kishin bërë krime të tilla ndaj famijes T’uaj, ndaj farefisit T’uaj apo ndaj popullit T’uaj ?!

Zoti Ju bekoftë Juve, familjen Tuaj dhe shtetin T’uaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat