Delaratë paqësore e “leshit” me Serbinë kolonialiste

Opinione

Delaratë paqësore e “leshit” me Serbinë kolonialiste

Nga: Prof. Dr. Mehdi HYSENI Më: 19 qershor 2021 Në ora: 17:54
Prof. Dr. Mehdi HYSENI

Edhe Hitleri e Stalini patën lidhur Marrëveshjen për Mossulmimin ( 23.08.1939), por  tanket  gjermane patën sulmuar Stalingradin…  Duket se këshu   diç do ndodhë edhe me Serbinë (e cila është armatosur deri në dhëmb me armët më moderne  ruse, kineze…etj.), nëse çështja e Kosovës nuk  zgjidhet urgjenisht në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Të mos harrojmë se, edhe ish-kryeministri Hajredin Kuqi u pat propozuar liderëve politikë të Serbisë, që të lidhin një traktat paqeje mes Kosovës dhe Serbisë, mirëpo, ata prerazi e patën hedhur poshtë  me pretekstin se “Kosova nuk është kurrfarë shteti, por krahinë e Serbisë”.

Andaj, çfarë “deklarate paqësore për mossulmimin”  i ka propozuar A.Kurti  presidentit ultranacionalist me syze të politikës kolonialiste dhe neokolonialiste serbomadhe, Aleksandër Vuçiq  në takimin e Brukselit, më 15 qershor 2021, i cili iu përgjigj prerazi : “Nikad nećemo priznati Kosovo!”

Kjo deklaratë e tij është shprehje e logjikës së politikës së  forcës, përkatësisht është paralajmërim i shpërthimit të një konflikti të ri të armatosur serb kundër Kosovës.

Për më tepër ky kurs i politikës serbe nga pozita e forcës përjashton çdo mundësi për arritjen e ndonjë “deklarate paqësore të leshit” me Serbinë kolonialiste, fashiste dhe gjenocidale, e cila nuk pranon, përkatësisht nuk kërkon falje për të gjitha krimet e gjenocidit serb në Kosovë (1989-1999).

Pradaj, ky dialog është vetëm një “alibi” për politikën dhe për diplomacinë e Beogradit zyrtar, me qëllim që të justifikohen para bashkësisë ndërkombëtare,  se ja “ ne duam paqe me shqiptarët, por, Kosova është e jona” !?

– Në të vërtetë, kjo do të thotë të kundërtën-kërcënimin dhe përgatitjen e Serbisë për një luftë të re, që  me forcë ta rikthejë Kosovën nën sovranitetin e saj kolonial (1912-1999). Kjo  është “oferta paqësore” e Aleksandar Vuçiqit, e cila në asnjë formë dhe, në asnjë kuptim nuk ndryshon nga “oferta paqësore” e politikës pushtuese gjenocidale e Serbisë së Slobodan Milosheviqit “Kosovo je Srbija” !

Ndaj, kryeministri Kurti mund t’ia sugjerojë A.Vuçiqit “100” propozime për të arritur ndonjë kopromis politik në të mirë të normalizimit të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës, mirëpo, kjo nuk do të “ndezë” (vetëm se është humbje kohe) ngaqë në mënyrën më arrogante dhe kërcënuese presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq po  ngulmon para BE-së dhe Amerikës, që të dëshmojë se gjoja “Kosova është e Serbisë. -Shihni edhe Kushtetutën e vitit 2006, ku Kosova figuron si krahinë e Serbisë; shihni manastiret, kishat e sakralet e Serbisë në Kosovë…etj. “

Të gjitha këto gënjeshtra, shpifje dhe dezinformime historike të presidentit serb A.Vuçiq janë në funksion të përgatitjes për një luftë të re në Kosovë. Kjo është prapavija e Dialogut të Brukselit, ku pala shqiptare e Prishtinës nuk do t’i pranojë asnjë nga kërkesat e A.Vuçiqit, ngaqë emërues të përbashkët gjeopolitik dhe gjeostrategjik kanë formimin e një “Srpska republika” sipas modelit të “Srpska republika”, e krijuar me gjenocid në Bosnjë (1992-1995).

Ky është “problemi” i presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe i Kishës Ortodokse Serbe, jo  kurrfarë gënjshtre dhe dezinformimi, se gjoja “minoriteti serb është në gjendje të vështirë dhe  i rrezikuar në Kosovë. Për ne nuk ka asgjë më të rëndësishme sesa gjendja e sigurisë dhe e mirëqenies së serbëve në Kosovë.” Me këtë paternalizëm të rremë dhe fals qe ushyer dhe shërbyer edhe politika dhe propaganda andishqiptare e regjimit gjenocidal të Slobodan Milosheviqit, i cili e përdori si pretekst për ripushtimin policor, ushtarak dhe paramilitar të Kosovës më 1989, me ç’rast shqiptarët i zhveshi nga autonomia që gëzonin sipas Kushtetutës së vitit 1974.

Nuk mund të ketë marrëveshje paqësore me Serbinë, pa njohjen e Republikës së Kosovës !

Si mund të normalizohen marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës, kur presidenti Aleksandar Vuçiq po kërkon kthimin prapa të Kosovës së pavarur dhe sovrane nën sovranitetin kolonial të Serbisë (1912-1999) ? 

Si mund të ketë paqe, siguri e stabilitet në Ballkan e në Evropë, kur Serbia përmes Dialogut të Brukselit (2011-2021) po kërkon sine  qua non zhbërjen e shtetit të pavarur të Kosovës, të cilin e kanë njohur mbi 100 shtete të Kombeve të Bashkuara (2008-2021)?

Për të dalë nga një “rreth vicioz” i tillë i politikës propagandistike dhe i diplomacisë shantazhuese  anitpaqësore serbomadhe me primesa të luftës së ftohtë si formë e politikës së forcës për zhbërjen e institucioneve shtetërore të Kosovës,  Aleksandar Vuçiqit, duhet t’i bëhet e ditur si (1+1=2) se pa njohjen paraprake të Republikës së pavarur dhe sovrane të Kosovës, nuk  mund të hapen “tema” të tjera për dialogim, sepse nuk kanë asnjë kuptim dhe, asnjë vlerë për gjetjen e ndonjë kompromisi racional politik, që do të çonte në normalizimin e marrëdhënieve të ndërsjella mes Kosovës dhe Serbisë.

Zgjidhja e problemit të Kosovës vetëm në OKB, jo në Bruksel !

 Duke qenë se, tanimë ka dështuar Dialogu i Brukselit  (2011-2021), realisht nuk mund të pritet ndonjë zgjidhje e drejtë kompromisi politik mes palëve kontestuese (Serbisë dhe Kosovës), mbase Serbia kolonizuese  me Kushtetutën e saj (2006) Kosovën e pavarur, ende e konsideron si territor të saj, edhe pse e kanë njohur mbi 100 shtete të OKB-së.

Për të tjekaluar këtë krizë politike dhe diplomatike, të krijuar nga Serbia kolonialiste, është e domosdoshme që Prishtina zyrtare së bashku me 100 shtete të tjera, të cilat e kanë njohur Republikën e Kosovës, të kërkojnë, që ky problem 10-vjeçar, të rivendoset në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, sepse kjo është me kompetencë dhe me autorizime juridike ndërkombëtare, që të zgjidhë problemet ndërkombëtare në bazë të Kartës së saj dhe të së drejtës ndërkombëtare.

Pra,  zgjidhja e kontestit politik mes Beogradit dhe Prishtinës, duhet kërkuar vetëm në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, e cila ka për detyrë dhe, është përgjegjëse  për mbrojtjen, për ruajtjen dhe për forcimin e paqes, të sigurisë dhe të stabilitetit në dimensione ndërkombëtare.

Deklaratë a traktat paqësor me Serbinë, pasi kjo, ose OKB-ja  ta njohë Republikën e Kosovës

Si presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ashtu edhe mediatorët e BE-së, si dhe të gjithë miqtë-partnerët dhe aleatët e Kosovës, nevojitet ta dinë të vërtetën se të gjithë shqiptarët e Kosovës duan të kenë paqe dhe bashkëpunim ndërshtetëror me Serbinë, por vetëm (kur të krijohen kushtet normale, ligjore dhe kushtetuese) mbi bazën e reciprocitetit si dy shtete të barabarta, të pavarura dhe sovrane. Kjo do të ishte esenca dhe kuptimi përmbajtësor i përfundimit të çdo traktati a marrëveshjeje paqësore me Serbinë.

Mirëpo, çështja është tejet e ndërlikuar ( se si të arrihet një paqe e tillë e ndërsjellë serbo-shqiptare), kur Serbia nuk e njeh Republikën e Kosovës, por sipas Kushtetutës së saj të vitit 2006, Kosovën e konsideron “pjesë territoriale të saj”!

Pikërisht mbi këtë “bazë juridike kushtetuese”, Serbia qe 20 vite ka pushtuar pjesën veriore të Kosovës, ku serbët e atjeshëm, të mbështetur nga Beogradi, nuk njohin institucionet legjitime, legale dhe kushtetuese të Kosovës.

Logjikisht, derisa Serbia ushqen ambicie dhe pretendime territoriale ndaj Kosovës, si dhe nuk e heq këtë “klauzolë kushtetuese” nga kushtetuta e saj në fuqi, qeveria, as parlamenti, asnjë parti politike (pozitë apo opozitë) nuk kanë asnjë të drejtë morale, ligjore dhe kushtetuese, që të lidhin ndonjë traktat a marrëveshje paqësore me Serbinë.

Derisa OKB-ja nuk e njeh Kosovën si subjekt juridik ndërkombëtar, nuk mund të ketë “traktati paqësor” e as kurrfarë reciprociteti me Serbinë. Ky është vetëm iluzion dhe tretje kohe sa për të manipuluar me opinionin publik.

Gjithashtu, derisa Beogradi zyrtar nuk e njeh Kosovën, reciprocitet juridikisht të detyrueshëm nuk do të ketë ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Këtë difekt ligjor, duhet ta mbajnë parasysh si presidenti, qeveria, ashtu edhe parlamenti i Kosovës. Ndaj, do të ishte e gabueshme nëse pala shqiptare e Kosovës, do të lidhte ndonjë marrëveshje me Serbinë pa ndonjë garanci ndërkombëtare (Amerika, OKB-ja dhe BE-ja), sepse Serbia nuk do t’i përmbahej zbatimit të parimit të reciprocitetit, duke qenë se Kosovën nuk e njeh si shtet të pavarur dhe sovran ngase  kjo ende nuk nijeht si subjekt juridik ndërkombëtar nga ana e Kombeve të Bashkuara,  por edhe pas pavarësimit të saj(17 shkurt 2008), Serbia e trajton dhe e konsideron si krahinë të saj, ashtu siç figuron në Kushtetutën e vitit 2006, si dhe në Rezolutën 1244 të KS të OKB-së, e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat