Komuna e Istogut do të mbaj vulën e kohës së dr. Ibrahim Rugovës

Opinione

Komuna e Istogut do të mbaj vulën e kohës së dr. Ibrahim Rugovës

Nga: Maxhun Smajli Më: 21 qershor 2021 Në ora: 22:17
Besim Mulaj

Deri në zgjedhjet e 14 shkurtit, populli dukeshin si të hutuar e, po kështu edhe anëtarët besnik të LDK-s. Pas reformave brenda strukturave të LDK-s, sikur iu lëshuan rrezet e diellit dhe me hov ka marrë rritën e saj. Këto përparime po vërehen dukshëm edhe tek mërgata shqiptare, si arterie kryesore e Kosovës.

Tashmë, në zgjedhjet e tetorit, priten edhe rezultatet e para të këtyre ndryshimeve, ku shumë komuna të Kosovës, do të drejtohen nga kandidatët e LDK-s.

Duke qenë i bindur se, Istogu është njëra ndër komunat më të qeta, më të mira dhe më të lakmuara në Kosovë, e ndjej detyrim, në të njëjtën kohë mision, të shkruaj për kandidatin e LDK-s, për kryetar komune, Dr.Sc. Besim Mulajn. Ky intelektual, që posedon madheshtinë reale njerëzore të përmasave gjithë përfshirëse, njësh me të edhe humanizmin njerëzorë, mirësinë, besnikërinë dhe modestinë e tejskajshme, do e qojë komunën e Istogut në një rrugë të vetme; në rrugën e vlerave, ku do të begatohet e lumturohet çdo qytetar i kësaj komune.

Si besnik i dëshmuar i Dr. Ibrahim Rugovës dhe rrugës së tij demokratike, Dr. Sc. Besim Mulaj, vëmendjën e ka të kthyer nga problemet që e preokupojnë shoqërinë shqiptare, me theks të veçantë, qytetarët e komunës së Istogut; politike, sociale, ekonomike, kulturore dhe morale. Pra, për ta mbajtur vulën e kohës, ju, qytetarë të nderuar të Istogut, do duhej ta ktheni vëmendjën kah Dr. Sc. Besim Mulaj, dhe t’ia jepni besimin-votën. E, ai do tëm bëhet zëri i juaj në këtë kohën e re, në kohën e ndryshimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat