“Amani” ju qoftë qytetarë të nderuar!

Opinione

“Amani” ju qoftë qytetarë të nderuar!

Nga: Adem Bytyçi Më: 22 qershor 2021 Në ora: 14:18
Adem Bytyçi

Keni kujdes në zgjedhjet lokale të cilat po afrohen me shpejtësi, mos ja mundësoni hajnave t’i kthehen përsëri pushtetit si në të kaluarën, për ta bërë Kosovën rrush e kumbulla për interesa të veta.

Tanimë, nuk ka mundësi që qytetarët në nivelin e të gjitha komunave të Kosovës mos ta dinë se në cilat subjekte politike janë të strehuar më shumë hajna, prandaj në zgjedhjet lokale që do të mbahen se shpejti mos i votoni, sepse hajnat kurrë nuk mund t'i zhdukin shprehitë e hajnive për t'iu shërbyer qytetarëve me përgjegjësi dhe devotshmëri.

Hajnat në politikë mbi të gjitha interesat i kanë interesat e veta meskine dhe të tjera, para se gjithash se si të pasurohen në kurrizin e qytetarëve.

Hajnat janë të prirur edhe për të gënjyer, prandaj në tubimet para zgjedhore mos ju besoni gënjeshtrave dhe premtimeve boshe dhe megallomaneve të tyre, sepse tani, keni mjaftë ekspriencë në këtë aspekt për ta dalluar një premtim të hajnit dhe të një politikani të sinqertë, të përgjegjëshëm, që më shumë intresohet për ngritjen e mirëqenies së qytetarëve, se sa realizimit të interesave të veta në dëm të qytetarëve.

Të nderuar qytetarë, është koha të reflektoni, para se t'i afroheni kutisë së votimit, të mendoni mirë dhe t'i përmbaheni thënies së popullit: "Vera një herë vjen kah dera", nuk janë pak 4 (katër) vite, dijeni kujt po i'a besoni të ardhmen tuaj për katër vite qeverisje lokale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat