Deputeti shqiptar Shaip Kamberi nuk e ndal zërin e arsyes

Opinione

Deputeti shqiptar Shaip Kamberi nuk e ndal zërin e arsyes

Skënder Karaçica Nga Skënder Karaçica Më 24 qershor 2021 Në ora: 07:08
Shaip Kamberi

Diskutimet e deputetit Shaip Kamberi në parlamentin e Serbisë,na kujton kohën e Ramë Bllacës kundër shpërnguljes me dhunë të shqiptarëve në Turqi

Në mandatin e tij zgjedhor të Luginës së Preshevës për deputet të parlamentit të Serbisë,Shaip Kamberi,po e arsyeton besimin e sovranit me qendrimet e tij në frymën kombëtare dhe nga e drejta evropiane për të diskutuar me argumentet e forta të kohës.

Deputeti shqiptar Shaip Kamberi nuk e ndal zërin e arsyes kur e kur duhet të hidhet dritë për çështjen shqiptare në Luginën e Preshevës dhe raportet e shtetit serb që,sipas tij nuk po e ndalin represionin ndaj shqiptarëve përmes ligjeve për ,,pakicën shqiptare,,(sic!).

Diskutimi i tij drejtuar presidetit serb Aleksandër Vuçiq dhe relacionet e dialogut Kosovë-Serbi,Brukseli zyrtar dhe marrëveshjet e deritashme,disa prej të cilave,sipas deputetit Kamberi kanë mbetur në sirtarët e tovolinave zyrtare në Beograd,ndonëse nuk zbatohen qellimshëm,tregojnë qartë se regjimi në Serbi nuk ka heqë dorë nga amanetet e kryekriminelit dhe të kasapit të Ballkanit,Sllobodan Millosheviq ndaj shqiptarëve dhe Kosovës.

Qendrimet parimore,kombëtare dhe të fushës së politikës aktuale në Ballkan,deputeti në parlamntin  e Serbisë,Shaip Kamberi,na kujton kohën e deputetit të viteve të 20-ta të shekullit të kaluar Ramë Bllaca,që e kundërshtoi regjimin e Nikolla Pashiqit për shpërnguljen me dhunë të shqiptarëve të Kosovës në Turqi dhe të ,,Reformës Agrare 1918-1941,,!

Deputeti shqiptar i Luginës së Preshevës,Shaip Kamberi,në parlamentin e Serbisë është bër (Ramë Bllaca) në mbrotje të çështjes shqiptare dhe të Kosovës!

Çikago,23 qershor 2021

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat