Djali i keq ta humb vlerën dhe nderin

Opinione

Djali i keq ta humb vlerën dhe nderin

Nga: Dibran Demaku Më: 2 korrik 2021 Në ora: 11:11
Dibran Demaku

Në popull thuhet se njëherë shokët e Azem Bejtës, pas një beteje i kishin thënë Azemit:-Azem ti duhet të kesh një trashëgimtar!

Thuhet se Azemi ishte menduar për pak çaste dhe pastaj kishte thënë:-Jo bre vëllezër nuk më duhet trashëgimtar, sepse mund të ndodhë që trashëgimtari të marrë drejtim krejt tjetër nga imi dhe kështu të ma humbi edhe krejt mundin tim për të mirën e atdheut dhe të kombit!

Daut Haradinaj (i dekoruar me gradën e gjeneralit për merita gjatë luftë, që nuk ia mohon askush), pas saj u bë milioner pa punuar asgjë.(Ashtu siç u bë milioner edhe vëllai i tij Ramushi apo Rambo.

Ditë më parë po ky Dauti paska deklaruar publikisht se tërë atë pasuri që kanë ai dhe vëllezërit e tij, e paskan trashëgim nga babai?!

Kështu Daut (gjenerali) qenka munduar që ne popullit të na shes dushk për gogla!

E si ta besojë populli këtë „xhevahir“ tëndin z,Gjeneral Dauti, kur babai yt nuk ka shumë vite që ka shkuar në amshim dhe ky popull e ka njohur me „dhëmbë e dhëmballë“ dhe e di se babai yt nuk kishte „pasuri milionshe“?!

Kujt dhe përse e nxjerr këtë „xhevahir“ z. Gjeneral, e di vetëm ti. Mbase me këtë ke menduar që t‘i hedhësh hi në sy popullit, që ai, pra populli, të mos i sheh shtëpitë dhe vilat tuaja, të ndërtuara të gjitha pas luftës.

Apo me këtë ke menduar se tash si kandidat i partisë tënde për kryetar të kryeqytetit do të bëhesh më „atraktiv“?!

Mos, Daut, mos, mos z.gjeneral, mos ia humb babait tënd biologjik vlerën dhe nderin?!..,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat