Kur do të bindet populli serb se Kosova është shqiptare, jo serbe?

Opinione

Kur do të bindet populli serb se Kosova është shqiptare, jo serbe?

Nga: Adem Bytyçi Më: 5 korrik 2021 Në ora: 12:35
Adem Bytyçi

Kosova gjithmonë historikisht ka qenë shqiptare dhe as një herë serbe, por rrenatë serbe e kanë indoktrinuar popullin serb kinse Kosova është "serbe" e jo "shqipëtare".

Po t'i referohen serbët ORIGJINËS së vêrtetë të tyre  dhe historisë, së para se  të vinin  këtu ku janë tani , kanë  jetuar në Karpatët e Rusisë  ,  qysh moti do të ishin bindur se Kosava është e shqiptarëve .

Mirpo, historiografia serbe duke i deformuar të vërtetatë dhe duke krijuar mite të pa qena për Kosovën në vetëdijen nacionale serbe për Dardanin e dikurshme , të cilës i'a ndryshuan emrinë nga Dardani në emër sllav Kosovë , për t'i bindur serbët kinse ky teritor është serb e jo shqiptarë, popullin serb e kanë hudhur në anën e gabuar të historisë.

Serbia ,disa herë gjatë historisë është orvatur të shpopullojë Kosovën nga popullata shumicë shqiptare, duke zbatuar metodatë më më çnjerêzore që nga mohimi i të drejtave dhe lirive elementare njerëzore dhe kombêtare të shqiptarëve ,  debimin me dhunë të shqiptarëve nga trojet e tyre etnike për nē Turqi, sjellja e kolonëve serb dhe malazës nga Serbia dhe Mali Zi, në Kosovë, duke i'au marrë me dhunë tokatë e shqiptarëve të Kosovës për t'ia dhenë kolonëve serb dhe Malazës.

Politika gjenocidale serbe anti shqiptare  dhe anti Kosovë ka shkuar aq largë me qëllim për të shlyer kujtesën nacionale shqiptare për të VÊRTETËN historike se Kosova është tokë shqiptare  dhe jo serbe, i'au ka marrë me dhunë dhe terror Kishatë ortodoxe dhe katolike shqiptare ,duke i shndërruar në kisha dhe Manastire serbe , dhe sot e gënjen opinionin Serb dhe atë NDËRKOMBÊTAR kinse këto kulte fetare janë serbe dhe as njëherë nuk kanë qenë "shqiptare". 

Serbia e ka të pa mundur që më RRENA dhe të pa vërteta historike të bazuara në trillime dhe shpifje të pa qena të arsytojë para botës të drejtën e saj historike mbi Kosovën, prandaj sa më parë që populli serb të çvishet nga gënjeshtratë dhe të vërtetatë e defrormuara nga historiografisë  serbe, për ta kuptuar difinitivisht se Kosova është tokë shqiptare ,aq më mirë për popullin serb dhe paqën dhe sigurin e qendrushme në këtë pjesë të Europës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat