Kohët po ndryshojnë me shpejtësi!

Opinione

Kohët po ndryshojnë me shpejtësi!

Nga: Adem Bytyçi Më: 5 korrik 2021 Në ora: 18:24
Adem Bytyçi

Me ndryshimin e kohës po ndryshojnë edhe njerëzit, me ndryshimin e njerëzve vërtetë po ndryshon edhe politika e njerëzve tanë ndaj kombit.

Ishte një kohë kur mbillej dashuria ndaj kombit, dashuria ndaj atdheut dhe dashuria ndaj njëri-tjetrit edhe pse liri kishte pak për të mos thënë aspak.

Dashuria ndaj kombit, mungesa e lirisë nga pushtuesi serb, dashuria ndaj njëri tjetrit si dhe atdhedashuria i mobilizojë shqiptarët të hynin në luftë edhe pse në kushte dhe rrethana tejet të vështira dhe të pabarabarta me pushtuesin serb dhe me shumë sakrifica sublime dhe humbje të shumë jetëve njerëzore arritëm të fitojmë lirinë dhe të çlirohemi nga një sundim shekullor, brutal dhe gjenocidal mizor serb.

Pas çlirimit, në vend që të bashkohemi për t'i shërbyer forcimit të atdheut kultivitimit të dashurisë dhe respektit ndaj njëri-tjetrit dhe ngritjen dhe thellimin e vetëdijës për ta dashur edhe më shumë kombin dhe atdheun, lufta për pushtet dhe etja për t'u pasuruar pa kudret n'a ka larguar shumë jo vetëm nga njëri-tjetri, por edhe nga dashuria për ta dashur dhe për t'i shërbyer me pasion dhe përkushtim kombit dhe atdheut.

Pozitë, opozitë në vend që t'i bashkonin interesat imediate të vendit, për shkat të luftës për të arritur karrigën e pushtetit edhe të arriturat më të rëndësishme për vendin dhe të mirën e qytetarëve i shohin vetëm zi.

Grupet e caktuara shoqërore pas lufte në vend që ta duanin kombin kanë filluar të dashurohen në religjion, duke e anashkaluar dashurinë ndaj vlerës më sublime njerëzore, tonës kombit.

Në qoftë se forcat politike në vend, subjektet politike nuk e ndryshojnë qasjen në kuptimin pozitiv për t'i shërbyer vendit me më përkushtim dhe përgjegjësi, duke i flakur pasionet e tyre patologjike politike për të ardhur në pushtet me çdo kusht edhe atëherë kur nuk e meritojnë, vendi ynë gjatë do t'a ndjej mungesën e zhvillimit dhe përparimit KRAHASUR me nivelin e zhvillimit të shteteve të rajonit dhe shteteve të Europës.

Sa më parë t'iu kthehemi interesave të vendit, t'i lëmë ndasit për shkak të luftës për pushtet, për t'i shërbyer me përgjegjësi dhe përkushtim shtetit - atdheut tonë Kosovës aq më mirë për ne, për Kosovën dhe për gjeneratat pas nesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat