Kurrë mos iu thoni jo kombit dhe atdheut!

Opinione

Kurrë mos iu thoni jo kombit dhe atdheut!

Nga: Agron Shabani Më: 13 korrik 2021 Në ora: 23:07
Agron Shabani

Aty ku sundojnë edukata, kultura, morali, karakteri, disiplina, dituria ose mençuria e njohur institucionale, konstitucionale dhe politike së bashku me kauzalitetin ose vetëdijen e lartë shtetërore, nacionale, politike, historike, ushtarake (luftarake) ose patriotike, asnjëherë nuk mund të ketë mospajtime ose konflikte të ndryshme mes ndjenjës, interesit dhe mendimit politik, na bën me dije psikologjia politike.

Në Kosovë, siç dihet, pas mbajtjes ose organizimit të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare ose politike, tashmë e kemi (keni) një realitet, konfiguracion ose konstelaion të ri forcash, partish si dhe figurash ose fytyrash të reja në krye të shtetit, pushtetit (ekzekutivit) dhe legjislativit (parlamentit) kosovar.

Duke e përfshirë ose nënkuptuar këtu edhe substitutin determinant dhe paradigmatik të ndryshimeve të paralajmëruara (esenciale ose substaniale) të kurist, logjikës dhe filozofisë politike të ekzekutivit dhe legjislativit kosovare. Për të mos thënë këtu të shtetit dhe pushtetit kosovarë.

Bëhet fjalë për reforma, ndryshime ose transformime të thella dhe radikale (substanciale) të mendësisë ose mentalitetit të gjertanishëm pushtetmbajtës ose politik, me një formulë, ide, teori dhe praktikë tjetër të re konkrete, energjike dhe pragmatike e cila si duket në esencën ose substancën e saj e ka lirinë (çlirimit) e popullit, shtetit dhe pushtetit kosovarë nga "logjika" dhe "filozofia “e robërve ose skllevërve të ndodhur diku në mes "lirisë së rrezikuar dhe robërisë qetë"

Shkaqet, faktorët, indikatorët dhe predikatoret e ndryshëm determinant dhe paradigmatike për një gjendje ose situatë të atillë paradoksale, reaksionare dhe anakronike, janë të shumtë dhe të shumëfishtë. Kjo duke filluar që nga situatat ose sprovat (instrumenntet) e ndryshme kognitive, intrinznike, impulsive, psikologjike, politike, diplomatike, administrative, juridike etj.

Ndryshe nga kjo, ata që i njohin kushtet, rrethanat, ligjet ose standardët e njohura ushtarake ose luftarake, e kanë të qartë faktin se komandantët e njohur luftarak ose ushtarak, kur shkojnë në fronte ose fushëbeteja të ndryshme ushtarake ose luftarake, ose fitojnë ose vdesin.

Në "frontet" e luftërave të ndryshme politike ose diplomatike ndërkaq, nuk është ashtu. Në to edhe heronjtë, intelektualet ose profesionistët më të mirë dhe ekselent, shpeshherë mbytën ose fundosen. Sepse, gjithmonë nevojitën dy, tre ose më shumë palë për të njohur ose pranuar njëra tjetrën ose njeri tjetrin.

"Kurrë mos jepni (ipni) urdhra, vendime ose dekrete të larta politike ose ushtarake për të cilat nuk jeni të sigurt nëse do zbatohen dhe realizohen." ( Gjeneral Mac Arthur)

Në politikë të lartë ose diplomaci, ndodhë shpesh që pikërisht atëherë kur më se tepërmi keni të drejtë ushtarakisht ( luftarakisht), moralisht ose historikisht, të pësoni politikisht.

Ne gjithmonë ose shpeshherë jemi të pafuqishëm pikërisht atëherë kur më se tepërmi kemi të drejtë."( Meyer)

Në instancë të fundit, idetë, konceptet, platformat, formulat dhe vizionet e larta shkencore, politike ose diplomatike, janë më të fuqishme se sa të gjitha luftërat dhe ushtritë (armatat) e mundshme të botës.

Në këtë frymë, progresi, vizioni, kreativiteti dhe inovacioni, lindin ose krijohen në forcë, guxim, moral, karakter, disiplinë, edukatë, kulturë, emancipim, racionalitet dhe ideal të lartë njerëzor ose qytetar, ndërkaq, shuhen ose vdesin në rutinë, fraxhilitet, porozitet, heterogjenitet, inkompaktibilitet, joprofesionalitetit, stupiditet, medikoritet, nebulozitet, amnezion, amorozitet etj.

Ndryshe nga kjo, sipas Imanuel Kantit, e bukur dhe e dashur është vetëm ajo që na pëlqen dhe na kënaq të gjithëve, dhe që kemi interes të lartë individual dhe kolektivë prej saj.

Në këtë sfond, sipas psikologëve dhe filozofëve të shumtë, dashuria ndaj nënës dhe dashuria ndaj gruas së bashku me dashurinë e njohur ndaj kombit dhe atdheut, janë 'dobësitë' më burrërore dhe më fisnike që i ka parë ose njohur bota.

Se këndejmi, nuk bën që shteti dhe pushteti i Kosovës t'i ngjajnë vazhdimisht "mitit" ose "legjendës" së njohur të "Rozafatit" ose "Kalasë së Shkodrës" mbi Lumin Bunë ( Prishë natën dhe ndërto ditën)!

Në filozofinë greke ekziston termi ose nocioni i njohur "Ayfognos" ose "Aifognis" që do thotë :" njohja e vetvetes", apo "Njeri njihe vetën!" ( Mbishkrim i njohur në tempullin e Delfit, Greqi)

"Falë Zotit të dashur dhe falënderues, si dhe falë votës ose besimit të popullit, jemi të obliguar për fuqizimin praktik dhe teorik tè popullit (kombit) dhe shtetit, me anë të mekanizmave ose instrumenteve të njohura shtetërore ose qeveritare. "( H. Von Riemscha)

U mor vesh se psikologjia moderne ose bashkëkohore, sot.. si të thuash më tepër është shkencë globale ose universale ku ndikimet, interferimet ose reflektimet e saj determinante dhe paradigmatike në jetën e njeriut modern ose bashkëkohorë, janë të mëdha, të fuqishme, të shumta e të shumëfishta.

Kohëve të fundit psikologjia sociale ose politike është futur ose ka depërtuar në të gjitha fushat ose segmentet e mundshme të jetës. Në familje, shoqëri, arsim, shkencë, kulturë, informim, ekonomi, industri, tregti, ushtri (armatë), polici, politikë, diplomaci etj.

E sidomos psikologjia sociale dhe psikologjia politike. Duke u angazhuar dhe kontribuar kështu për shëndetin, rritjen, zhvillimin, përsosjen, eksplorimin, afirmimin dhe avancimin e gjithmbarshëm dhe sa më të shpejtë kognitiv, evolutiv dhe empiriko-dialektik të njeriut, popullit (kombit), shtetit dhe shoqërisë së gjerë njerëzore ose qytetare në kuptimin e plotë të fjalës.

Ndaj, sipas psikologëve dhe filozofëve të shumtë: shpirti dhe intuita së bashku me mendjen (logjikën), kushinetën ose intelektin e lartë njerëzor, ndodhën të fshehur ose maskuar në bërthamën ose brendinë e të gjitha çështjeve ose aspekteve të mundshme logjike, holistike dhe primatologjike.

Në këtë prizëm edhe "logosi" është operativë dhe funksional si të thuash në të gjitha çështjet ose aspektet e mundshme kushinete ose logjike.

Ndërkaq, në çështjet ose aspektet e njohura shpirtërore ose emocionale, më tepër është instrumental, sensual, eksperimental, kognitivë, inkarnativë, ataraktivë etj.

Me fjalë tjera, "logosi" është 'organ' ose ' enërgji e gjallë' që levizë ose qarkullon vazhdimisht brenda trupit, mendjes (trurit) dhe shpirtit të njeriut në kuptimin e asaj se mendja (truri) e ushqen shpirtin dhe shpirti e ushqen mendjen ose trurin e njeriut.

"Logosi" pra në radhë të parë është 'ligj' ose një 'princip i lartë universal' i cili e bën të mundur dhe e garanton bashkëjetesën, koekzistencën dhe harmoninë e gjithmbarshme në mes botës koshiente ose logjike , botës trupore ose fizike dhe botës shpirtërore ose materiale.

Ndonëse, pa i harruar në këtë sfond edhe inteligjencën emocionale së bashku me sensin dhe narrativin e njohur të nuhatjes ose ndijimit të asaj që e pret individin dhe kolektivitetin në sfondin e sfidave dhe provokimeve të reja për Kosovën dhe shqiptarët.

Në të kundërtën shkojmë (ikim) për lesh!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat