Dialogu Kosovë Serbi në qorrsokak?!

Opinione

Dialogu Kosovë Serbi në qorrsokak?!

Nga: Ismail Muqiqi Më: 20 korrik 2021 Në ora: 18:10
Ismail Muqiqi

10 Vite kaluan nga fillimi i dialogut dhe bisedimeve me serbinë nen ndërmjetësimin e diplomatëve të ndryshëm të Bashkimit Evropian. Serbia si gjithmonë destruktive dhe e pa besë arriti të menaxhojë dialogun për interesat e saj, duke fituar në kohë dhe duke bërë opstrukcione të një pasnjëshme me qëllim të shantazhimit dhe ndërhyrjes flagrante në integritetin dhe sovranitetin e Shtetit të Kosovës. Liderët të cilët ishin në krye të Institucioneve të Shtetit të Kosovës vazhdimisht qëndruan inferior dhe të pa denjë ndaj  Daqiqit dhe Vuqiqit të cilët vazhdimisht punuan për destabilizimin dhe mos funksionimin normalë të Shtetit të Kosovës në gjithë territorin.

Tani kur në krye të Qeverisë së Kosovës është Albin Kurti dialogu me serbin ka ndryshuar rrënjësisht si nga formati njëashtu edhe nga koncepti strategjikë të nivelit të barabartë si përfaqësues legjitim të dy Shteteve fqinjë. Kërkesat legjitime të cilat i prezantojë Kryeministri i Kosovës në Bruksel e befasuan delegacionin serbë i cili edhe tani është në siklet sesi ti vazhdojë tutje bisedimet me delegacionin e Kosovës. Përherë të parë para diplomacisë Evropiane në një tryezë zyrtare me një karakter ndërkombëtarë Albin Kurti përmes dokumenteve dhe fakteve historike e fajësoj serbin për tri gjenocide ndaj shqiptareve të Kosovës.

Dokumentet fakto/grafike të okupimit të territoreve që nga sanxhaku i Nishit e deri tek lufta e fundit e cila e cila përfundoj me shumë gjakderdhje dhe viktima kur serbia e humbi luftën nga UQK-ja dhe NATO-ja janë histori e gjallë e cila përherë të parë u qit mbi tavolinën diplomatike të Borelit dhe Lajcakut në qendrën e Brukselit. Kërkesat e Albin Kurtit në Bruksel për njohjen reciproke ndërmjet dy Shteteve janë jo vetëm të drejta dhe legjitime por janë kushte racionale në normalizimin e marrëdhënieve dhe në ndërtimin e paqes dhe sigurisë në rajonin e Ballkanit. Përherë të parë  me emra dhe mbiemra Kurti i përmendi përfaqësuesit e Shtetit Serbë të cilët i kanë duart e përgjakura në Kosovë, dhe ende i mban në institucione të shtetit të serbisë Aleksander Vuqiqi. Mjerisht diplomacia Kosovare gjatë 10 viteve të shkuara ka qenë e pa përgatitur dhe e pa aftë për tu përballur me Vuqiqin dhe bashkëpunëtorët e ti.

Delegacioni Kosovarë sa here që përfaqëson Shtetin e Kosovës në bisedime të ndryshme në institucionet ndërkombëtare në rend të parë mbi tavolinën e bisedimeve duhet ta vendosë vendimin e Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë e cila Pavarësisë së Kosovës i dha legjimitet të plotë ndërkombëtar. Reagimet dhe komentet e ndryshme të disa liderëve politikë të opozitës të cilët në mënyrë të pandershëm janë shndërruar në portale informative dhe propaganduese kundër Qeverisë së Kosovës paraqesin mjerimin e kulturës politike të cilët e kanë të ngarkuar në mendësinë e tyre. Mjerisht skena politike në Kosovë ende nuk është në gjendje të kuptojë se politika serbe ndaj Kosovës është e njëjta në vazhdimësi e brumosur nga memorandumet fashiste të Kishës Ortodokse dhe të Akademisë së Shkencave dhe Arteve dhe të byrosë supreme dhe të ushtrisë dhe policisë e cila u shkaktoi shumë vuajtje popujve Kroat, Boshnjakë, dhe shqiptareve të Kosovës. Politikanët shkurtpamës të Kosovës ende nuk e kanë kuptuar se serbia tani për tani po e kërkon pjesën veriore të Kosovës. Për të bërë ndonjë kompromis të përkohshëm por asnjëherë nuk donë ta pranojë Pavarësinë dhe Shtetin e Kosovës. Aspiratat e Serbisë janë historike.. Kolonizimi dhe pushtimi i tërë territorit të Kosovës.

Prandaj përqarje dhe polarizimet nga motivet e interesave karjeriste të liderëve dhe opozitës kundër Albin Kurtit dhe Qeverisë aktuale janë të pa pranueshme dhe të dëmshme për unitetin e skenës politike karshi serbisë. Kësaj klime po i ndihmojnë kohë pas kohe edhe disa media dhe televizione private të cilat përmes politikës editoriale dhe destruktive po e përqajn opinionin në Kosovë dhe më gjerë.

Prandaj në fund po theksojmë se përfaqësimi i Qeverisë së Kosovës në dy takimet e fundit në Bruksel ishte shumë dinjitoz i cili bëri befasi në gjithë diplomacinë Botërore.           

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat