Shqiptarët dhe problemet shekullore të shqiptarëve

Opinione

Shqiptarët dhe problemet shekullore të shqiptarëve

Miftar Zagragja Nga Miftar Zagragja Më 23 korrik 2021 Në ora: 10:12
Ilustrim

A e dimë dhe a do ta mësojmë ndonjëherë ne shqiptarët numrin e vërtetë të shqiptarëve, që jetojnë në trojet shqiptare?

A do ta dimë ndonjëherë ne shqiptarët, numrin e vërtetë të bashkëkombësve tanë që jetojnë jashtë trojeve shqiptare?

Deri më sot kjo temë nuk është marrë në trajtim të veçantë, përveç përmendjes së herëpashershme të shpërnguljeve të shqiptarëve nga trojet shqiptare, deri më tani asnjëherë nuk është ngritur zëri i politikës zyrtare shqiptare kundër këtyre padrejtësive, por edhe nismat e shoqatave apo lëvizjeve të ndryshme që kërkojnë vënien e drejtësisë në vend për krimet, gjenocidin shpërnguljet dhe shfarosjet e njëpasnjëshme të popullsisë shqiptare nga ana e fqinjëve tanë sllavo-greko-ortodoksë, për habinë më të madhe, ngulfaten dhe pengohen nga politika zyrtare shqiptare në të gjitha trojet shqiptare!?...

Unë nuk mund të kuptoj se si është e mundur që politika shqiptare e Kosovës, në negociatat shtesë, dhe me anë të 'Traktatit të miqësisë', apo më mirë me thënë Diktatit të Nënshtrimit, në emër të 'mbrojtjes dhe realizimit' të të drejtave dhe aspiratave të popullit të Kosovës, Serbisë ia falën të gjitha krimet dhe gjenocidin që ushtroi në shekuj ndaj popullit shqiptar dhe në anën tjetër po i kërkojnë miqësi, kur ne të gjithë e dimë që deri më sot, nga pala serbe, greke nuk është thënë asnjë fjalë pendimi apo kërkim faljeje për krimet dhe gjenocidin e ushtruar në kurriz të popullit tonë, por përkundrazi përditë e më shumë shtohen kërcënimet që vijnë nga ana e tyre,...!?

Po a nuk janë Hebrenjtë ata të cilët edhe sot e kësaj dite kërkojnë dëmshpërblim nga gjermanët për gjenocidin që ushtroi nazifashizmi mbi ta!?

Po sikur të kishin harruar dhe falur krimet që u bënë ndaj tyre, a do të kishin shtetin e tyre dhe a do të ishin izraelitët ata që janë sot,...,!?

Po a nuk janë armenët ata që padisin shtetin Turk për krimet dhe gjenocidin e bërë ndaj tyre në fillimshekullin njëzetë? , e shumë raste të tjera të ngjashme si këto.

Pse deri më sot, politika shqiptare asnjëherë nuk ka ngritur zërin dhe nuk ka kërkuar drejtësi për gjenocidin serb dhe shfarosjen e popullsisë së Toplicës, kurshumlisë, Nishit, Vranjës , Leskocit, etj. !?

Pse deri më sot asnjë qeveri shqiptare nuk ka ngritur zërin kundër gjenocidit shtetëror grek ndaj popullsisë Çame!?

Deri më sot politika shqiptare, Çështjen Çame nuk e ka quajtur me emirin e vërtetë, gjenocid dhe shfarosje, por vetëm problem pronash!?

Deri kur do të heshtim për padrejtësitë, krimet dhe gjenocidin e bërë në kurriz të popullit shqiptar, për pushtimet, kolonizimet e ngushtimet sistematike dhe të vazhdueshme të hapësirave të trojeve Iliro-shqiptare nga fqinjët shovinistë e gjakpirës sllavo-greko-ortodoksë!?

Pse u dashka që vetëm ne shqiptarët të harrojmë dhe të falim, apo më mirë të themi të injorojmë dhe të shkelim mbi gjakun e brezave që aq shumë sakrifikuan për ruajtjen e qenies kombëtare, gjuhës, kulturës dhe tërësisë territoriale..!?

Apo ndoshta këta zotërinj të politikës shqiptare, një ditë do të shkojnë aq larg saqë, nga 'bujaria' dhe 'zemërgjerësia' e tyre, ndoshta këta zotërinj, do t'i kërkojnë falje edhe Serbisë për rezistencën që ua bëri populli ynë ndër shekuj. Po çka duhet thënë për këta politikan, që veten e quajnë 'shpëtimtarë të kombit',...,!?

A nuk është kjo një tmerre për gjithë politikën shqiptare të këtij që nuk i dihet fundi !?

U bëj thirrje të gjithë intelektualëve shqiptarë në atdhe apo në diasporë kudo qofshin ata dhe akademisë së shkencave të të dy gjysëm-shteteve shqiptare dhe të gjithë studiuesve që të fillojnë të merren seriozisht me këtë çështje kaq shkatërrimtare e kaq të dhimbshme për vetë ekzistencën, ardhmërinë, perspektivën dhe mirëqenien e kombit shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat