Varianti Delta, vaksinimi i qytetarëve

Opinione

Varianti Delta, vaksinimi i qytetarëve

Nga: Albina Hyseni Më: 24 korrik 2021 Në ora: 10:35
Albina Hyseni

Varianti Delta është i rrezikshëm sepse ka mundësi të madhe që të  përhapet në masë, mirëpo vaksinimi i popullatës është e rëndësishme që një gjë e tillë të mos ndodh. Besoj se me vaksinimin masiv valët që pritet të vijnë do të jenë të një intensiteti më të pranueshëm dhe më lehtë të menaxhueshme. Është e mundur paraqitja e valëve në vjeshtë, mirëpo nëse popullata vaksinohet këto valë që pritet të vijnë nuk do të jenë të një intensiteti çfarë ishin më parë.

Ne rastë se kemi një numër të madh të pacientëve të infektuar dhe njerëzve që nuk i binden vaksinimit mbyllja e vendit duhet të jetë si opsion. Vaksinimi është mjeti i duhur dhe e vetmja mënyrë që neve na mbron nga ardhja e valëve tjera të ashpra të cilat përshkruhen me numër të madh të pacientëve të sëmurë dhe me humbje të jetëve, efektet anësore janë aq shumë minimale në raport me të mirat që sjellin vaksinat.

Edhe pse e vërteta se një numër i pacientëve dita ditës po shkon duke u zvogëluar të cilët kanë pasur hezitime të veta të vaksinimit. Kjo ka ndodhur edhe në vende të tjera por me vetëdijesim të popullatës një gjë e tillë do të arrihet që popullata të vaksinohet sa më shumë që të jetë e mundur, vaksinat janë jashtëzakonisht të sigurta sepse njerëzit që vaksinohen në të ardhmen mund të infektohen, por nuk zhvillojnë formën e rëndë klinike.

Prandaj nëse na vije një fluks shumë i madh vështirësitë mund të na paraqiten dhe në mënyrë që të mos na paraqiten një fluks i tillë i njerëzve neve na duhet ndihma e qytetarëve që të vaksinohen.

Albina Hyseni

Studiuar Administratën Publike Mardhënjet Ndërkombëtare dhe Studimet Evropiane

Njohuri te gjera Psikologjke

Teknike Faramceutike

Teksteshkruese Shencore

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat