Gjaku nuk na lejon të harrojmë, kurrëëë!

Opinione

Gjaku nuk na lejon të harrojmë, kurrëëë!

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 18:26
Adem Bytyçi

Për ata që thonë pse t'i thuhet Presidentit serb Alexandar Vuçiq, në takimin e Brukselit, se Serbia i ka bërë tri gjenocide kundër shqiptarëve .

Shkrim i huazuar :

Gjaku nuk na lejon të harrojmë. Kurrëëë

--------------------------------------------------------------------------

Masakra e Kabashit u bë nga mesi i marsit të vitit 1913 në manastirin e Kabashit, aty u prenë me sakic nëntëdhjetë burra shqiptarë të Kabashit, te arra dy degëshe në skajin verior të livadhit të manastirit.

U prenë burra nga familjet, Dakaj, Ahmetaj, Rexhaj, Kukaj, Balaj, Dullaj, Ukaj, Zekaj, Muqaj, Bobaj e të tjerë. Të gjithë të fisit Kabash. Kasapët e tërbuar serbo-malazezë në krye me Spirrë Dellovcin nuk i kanë kursyer as gratë shqiptare. Ata vranë ose dogjën Dudijen e Isuf Ahmetajt, Haken- gruan e Muharrem Dakës, Kadën - gruan e Ali Hajdin Memajt, Zylfijen - gruan e kryeplakut të fshatit Kabash, dhe nënën e Halit Jakup Dakajt.

Bashkë më këto gra u masakrun më 1 prill 1913 në Ograjë dhe të prroi i Duhit në Kabash edhe njëzet e gjashtë burra nga familjet Muçaj, Rexhaj, Ahmetaj, Memaj, Ukaj, Bobaj, Kabashi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat