Sistemi i drejtësisë në Kosovë

Opinione

Sistemi i drejtësisë në Kosovë

Nga: Muhamet Kelmendi Më: 25 korrik 2021 Në ora: 13:52
Muhamet Kelmendi

Shërohet me VETTING Sistemi I drejtësisë në Kosovë mund dhe duhet të fillon të spastrohet nga elemente të ndryshëm që nuk e kanë vendin në prokurori dhe në gjykata.

Kjo realizohet me Ligjin mbi VETTING-në. Sistemi i drejtësisë përmbahet nga njerëz të ndryshëm. Nga ata që e shikojnë Republikën si vend për përfitime, nga ish sistemi dhe deri te ata që duan Republikën e Kosovës. Ky kogllomerat i përbërjes së sistemit është i dëmshëm dhe bartë me vete rreziqe për shtetin e së drejtës. Kjo, për faktin se bëhen verdikte të ndryshme për çështje të njëjtë.

Ka mundësi edhe që lëndët të kalojnë në dy e më shumë herë nëpër gjykata, pa zgjidhur ose në mungesë të dëshmive ose pse verdikti është jo drejtë dhe në përputhje me ligjin në fuqi. Kjo krijon edhe situatë të ngarkesës së madhe me lëndë në prokuroritë e vendit dhe në gjykata.

Lëndët kështu barten dhe krijohen dëme të mëdha për vendin. Ky sistem është i varur. E varshmëria luftohet me Ligjin mbi VETTING. Këtej puna më e madhe është përkatitja dhe nxjerrja e Ligjit si dhe kalimi në jetë.

Pra, po dalin disa nivele.

1. Niveli përkatitjes së projekt Ligjit mbi VETTING. Kjo punë i takon Ministrisë së Drejtësisë në bashkëpunim me ministritë tjera, me Universitetet e Kosovës dhe institucionet adekuate. Duke i përfshirë ne projekt këto forca del më i suksesshëm projektligji dhe puna në Kuvend e në zbatim është më e lehtë. Kishte me qenë mirë që në këtë fazë të kemi edhe kuadro nga SHBA-të, nga Anglia dhe nga UE , sepse ata kanë praktikë dhe e njohin punën.

2. Diskutimi i projektligjit në komisione dhe në Kuvend. Këtu do të ketë rezistencë të madhe nga deputetët. Shumë nga ata do të jenë kundër Ligjit dhe natyrisht se do të bëjnë përpjekje që ky projektligj mos të votohet dhe të bëhet Ligj.

3. Kjo është baza e aplikimit. Këtu është e domosdoshme ndihma e SHBA-ve. Ligji mbi VETTING-në duhet t’i ketë tri baza.

Së pari, profesionalizmi dhe përkatitja e kualifikuar shkollore e universitare e të përformuarëve. Së dyti, ana morale dhe e kaluara e çdo kandidati që duhet të kaloj procesin e VETTING-të. Së treti, përformanca në punë dhe Së katërti, gjendja ekonomike e çdo kujtë që nënshtrohen në VETTING.

Duke vepruar mbi këto baza dhe me komision të perkatitur e ku kemi edhe përfaqësues nga Anglia, SHBA dhe UE ,VETTING do të korrë sukses dhe tejkalohen më lehtë rreziqet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat