Shkëlqimi dhe rënia e shokut Ram(a) i zi

Opinione

Shkëlqimi dhe rënia e shokut Ram(a) i zi

Agim Vuniqi Nga Agim Vuniqi Më 30 korrik 2021 Në ora: 09:06
Edi Rama

Hygjymi" i zhurmshëm i shokut Rama dhe i martirëve socialistë për të promovuar “mini-shengenin” Vuçiqian po lëkundet nga bastioni Kurtian-Kosova. Kështjella e socializmit Ramian nuk dha ndonjë sukses demokratik, përveç gjuhës hidhëruese të kryeministrit shqiptarë drejtuar zyrtarëve “kosovare.”

 “Shkëlqimi” i shokut Zulo-Edi Ramës ishte “mbresëlënës” kur si “major” i Tiranës ia kishte dorëzuar çelësin e Tiranës mikut të Karagjiqit e Mlladiqit, rock yllit serb me kallash Bregoviqit, i cili lartësoi kasaphanën e krimineleve tw luftës. Duket se kjo njollw në karrierën e tij politike tw “afërsisë” me estabilishmentin serbe nuk ishte e mjaftueshme, ai serish ktheu në repertorin politik baladën “Ram(a) i zi dhe Boro(Vuça)”.

Nëse matet kështu pulsi i elektoratit atëherë  kanosjet "patriotike" do të mbesin si armë e fuqishme e ndërtimit të  demokracisë shqiptare dhe rolit të neveritshëm të pushtetit aktual, është  vështirë t'i besohet ndonjë politikani shqiptar për ndershmëri.

Erërat pro “mini shengeniane” në Shqipëri u zbehën në krahasim me ”SEFTAi” i  promovuar nga idealisti puro-shqiptar, Albin Kurti. Rinia e idealizmit kombëtare lëkundi regjimin e “pronto-mafias” PANA  aq shumë, saqë  dridhjet demokratike në Kosovë po duken më  shpresëdhënëse edhe në Tiranë.

Të tëra këto ngjarje lanë paksa në harresë përpjekjet e Ramës duke viktimizuar Thaçin politikisht me futjen e tij në kthetrat e diplomacisë serbe, me projektin e shkëmbimit territorial, të cilin Thaçi e kishte pranuar dorë hapur, duke rikthyer nga koha e lugetërve Rankoviqin, i cili tash po pushon në Den Hag, duke pritur vendimin përfundimtarë të Gjykatës.

Mjerisht “opozitaret” nuk po këndellen nga humbja e pushtetit që po perëndon, duke vjellë vrer në qeverinë Kurti, dhe duke harruar faktin se Kosova është në fazën e bisedimeve me regjimin e Vuçiqit dhe se retorika përçarëse dobëson pozicionin dialogues të Kurtit me Vuçiqin. Sa do të zgjatë kundërshtimi “demokratik” i politikëbërsve “Pronto” nuk po  saktësohet, por nga ky boshllëk duket se po përfitojnë fqinjët e  shqiptarëve serbët, të cilët vranë e masakruan shqiptarë, aq shumë, saqë u  lodhën më, ndërsa tash po përkunden në djepin shqiptarë me ninullat e Ramës, duke filluar nga shkëmbimi i territorit të Kosovës deri te marrëveshja trepalëshe me Kosovën në sandviç, të shtyrë nga politika  obstruksioniste e Ramës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat