Si e pash Kosovën në qershor të vitit 1999?

Opinione

Si e pash Kosovën në qershor të vitit 1999?

Nga: Adem Bytyçi Më: 31 korrik 2021 Në ora: 12:21
Adem Bytyçi

Pas tërheqjes së forcave ushtarake serbo- sllave, pamja e Kosovës i përngjante një VULLKANI të vdekur të një shkretëtirë, kah do që të kthehesh kokën kundërmonte aromë e kufomave të pa varrosura, rrugë përplot me trupa të njerëzve me gjymtyrë të premë e sy të hequr.

Femra shqiptare të masakruar pas dhunimeve nga hordhitë fashiste serbo-sllave.

Puse ujë të mbushur me dhjetëra familjarë shqiptarë, pleq gra e fëmijë të cilët ishin nxjerrë me dhunë nga shtëpitë e tyre dhe ishin hedh të gjallë në puse ujë në thellësi mbi 20 m. nga ushtarakët serbo-sllav.

Fëmijë të humbur, fusha dhe male me qindra bagëti të mbytura, shtëpi në gërmadha , njerëz të traumatizuar në fytyra të cilëve lehtë mund të lexohej frika dhe tmerri.

- Varreza masive kah do që të udhëtosh të cilat të kujtonin krimet e fantazmave naziste të luftës dytë botërore kundër popullit Hebre.

Ishte vërtetë një pamje tmerruese dhe e neveritshme e cila vështirë se mund të përballohej dhe harrohej në kujtesën nacionale të popullit shqiptarë ...

Aproksimativisht me dislokimin e forcave paqësore, pason kthimi i mase 1 milion shqiptareve në trojet e tyre etnike shekullorë.

Ishin mahnitëse dallgët e refugjatëve për në Kosovën e tyre të dashur.

Dëshira dhe dëshpërimi ishin dy Komponentët kryesore që i përshkonin shpirtrat e tyre të molisura ndër katrahurat e mjerimit të ekzoduesit, qetësi, heshtje e thellë, shpresa të humbura se kurrë më nuk do të ktheheshin në Kosovën e tyre Martire, në fushatë dhe malët magjepse ,në trojet e boshatisura me dhunë të cilat i donin aq shumë.

Heshtje përsëri, por tani mendime të thella, komunikimi i mendjes me shpirtin, ku i kemi fëmijët, vajzat, nënat , baballarët, oh zot, a thua do t'i gjejmë të gjallë?

Vazhdonin karvanët e refugjatëve shqiptarë për në Kosovën e tyre të kreshnike e cila me krenari mbante në gjirin e saj shpirtrat e atyre djelmoshave trima, të cilët nuk ia kthyen shpinën në çastet më të rënda të historisë së saj...

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat