Platforma politike e opozitës është rrënuese dhe destruktive

Opinione

Platforma politike e opozitës është rrënuese dhe destruktive

Nga: Ruzhdi Peçani Më: 3 gusht 2021 Në ora: 08:01
Ruzhdi Peçani

Pushtetit ,për hirë të së vërtetës,nuk mund t´i mëveshen mëkate,nga se për të gjitha të këqijat fajtore dhe përgjegjëse është vetë opozita e sotme. Duhët shtruar pyetjen deputetëve të Parlamentit të Kosovës se a e kanë ata të qartë se cila është detyra e trupit më të lartë ligjvënes dhe ç´farë është roli i opozitës në këtë? Me fjalë tjera,e kanë këta të qartë se pa opozitë nuk ka Parlament,sikur që pa Parlament nuk ka demokraci? – Atëher përse kanë zgjedhur rrugën e obstrukcionit?

Opozita e sotme sikur nuk lufton për politikën e ndonjerit subjekt, vetëm se vazhdon të bëjë zhurëm!

Dëshiruan shumë të ishin në pushtet,po ja që nuk mund të fitonin,jo se nuk mundën po edhe pësuan debakël të thellë.Duan të rrëzojnë Qeverinë e nuk mund të aprovojnë një rend dite.Gjoja se brengosen për qytetarët dhe nga ana tjetër bojkotojnë punën e Kuvendit edhe duke mos e bërë kuorumin,edhepse për këtë paguhen.Ky është fundi i fundit, dhe këtu nuk duhët koment,mjafton kjo që edhe qytetarët dhe votuesit e tyre tanimë i kanë kuptuar.


Opozita edhe atëher kur mban të drejtën të bëjë diçka,duhët të mendonte mirë,se a është kjo në të mirë të Republikës së Kosovës.Dhe nga ana tjetër se a është kjo luftë për pushtet,dhe këto që po ndërmarrin a rrezikojnë apo shkojnë në dëm të shtetit,në veçanti kjo platformë që kanë zgjedhur,dhe kjo është rrënuese,destruktive dhe katastrofale. Profiterët e kësaj platforme, janë vetë armiqët e kësaj shoqërie.

Opozita ka të drejtë të luftoj për ardhje në pushtet, por nuk ka të drejtë të rrënoj shtetin.Po kështu dhe pushteti gjithnjë duhët të jetë i gatshëm për dialog me opozitën,duke ardhur deri tek një zgjidhje konstruktive –por jo zgjidhje destruktive kur imponon opozita.

Dhe ju, i drejtoheni popullit ,se po mbretëron gjendje e vështirë,duke harruar se ju ishit shkaktarët e sajë për 20 vite rresht,dhe sot përfitoni paga të majme,duke u ulur në koltuqe dhe nuk punoni asgjë për popullin,vetëm se bëni “ndjekjen e shtrigave” duke konfrontuar rivalët të cilët bëjnë punët në pushtetin e Republikës,kësaj i thonë demagogji. Pse ishit të tillë dhe qytetarët ju sankcionuan.

Në kuptimin politik për këtë duhët të jemi të kënaqur,por në kuptimin moral njerzor jemi të paknaqur ngase në nivel vendi kemi një strukturë njerzish të cilët janë të zgjedhurit e popullit të cilët nuk duan të bashkpunojnë me institucionet dhe vazhdojnë të bllokojnë institucionet e vendit.

Qëllimi këtu, nuk është të bëjë diç të veçantë për moralin.Opozita mund të jetë edhe konstruktive po dhe destruktive,e dashur apo e padashur,e përkohshme apo herëpashershme,l ojale apo jo lojale, parlamentare apo jashtparlamentare, po edhe – e rreme po dhe e drejtë.

Po, ç´është opozia? Në kuptimin e gjerë, grup i definuar apo një gerumbull i padefinuar i subjekteve politike i cili nuk është në koalicionin qeverisës. Qëllimi i opozitës,kudo në botë,është të vjen në pushtet, të rrëxoj regjimin aktual dhe të vendoset vetë. Po si e bënë këtë? Po ashtu duke kritikuar pushtetin,i bënë oponencë,ofron dhe propozon zgjidhje që ka. Sipas rregullit opozita është opozitë e pushtetit – Qeverisë,por jo shtetit të vet. Atëher, ç´farë duhët të jetë kjo opozita e “ime”, e drejtë (shkurt: OD) ?

Do ishte një opozitë e cila guxon të ngre zërin ndaj veprimeve antikushtetuese dhe fuqishëm të ngre zërin ndaj deklarimeve antikushtetuese të cilat do t´i bënte Presidentja e vendit apo Kryeministri.Sikur që Hashim Thaçi,kur ishte president, që veten e kishte promovuar,duke uzurpuar edhe kmpetencat edhe të kryeministrit. Do thotë se opozita e drejtë (OD) nuk nuk mund të jetë si opozitë formale,duke shiquar majtas,e cila bënë kritikë për Kryeministrin se është akomoduar në një hotel me pesë yje dhe merret me fustanin e vajzës së tijë?!, OD,shiquar djathtas,duhët të merret me dhe të kritikoj marrëveshtjen e bërë në Bruksel të 2013 dhe 2015.Por këtëtë nuk e bënë kurrë – e kanë thembërr Akili!

OD të cilët akoma nuk e kanë bërë publikisht,në parlament,patjetër duhët ta thonë sot,duke konstatuar faktin, atë që ka ndodhur në Bruksel në 2013 dhe 2015,lidhur me Marrëveshtjen për Asociaionin e komunave serbe në Kosovë. OD duhët të konstatonte dhe ngrinte zërin kundër atyre që rrezikuan sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës,me plane për korigjim apo shkëmbim teritoresh, e që sot rëndojnë mbi Kosovën. Dhe tani me ardhjen në pushtet të Qeverisë Kurti 2,janë në gjendje edhe më të rëndë frustrimi,edhe nga frika se do humbin”pronësinë” ndaj resurseve që kanë.Finansimi i partive i këtyre partive tani tregon edhe lidhjen me biznesin dhe korrupcionin në shoqëri.

Dhe shumë të tjera të ngjajshme…

Se pozita do të ballafaqohet me një opozitë skajshmërisht agresive,si paralajmrim ishte seanca e konstituimit të Kuvendit. Njejtë sikurse në përpjekjen për bllokimin e votimit të Presidentes, kur që siç u pa , jo të gjithë deputetët brenda grupeve parlamentare do mbeten, për gjithmonë servil të nënshtruar të grupeve të ngushta të interesit dhe të politikanëve të dështuar, pas zgjedhjeve nacionale të 14 shkurtit, në zgjedhjet lokale të 17 tertorit, pritet dhe duhet doemos, të marrin goditjen vendimtare nga dhe përfundimisht të thyejnë qafën e dërgohen përgjithmonë në pensionim të detyruar politik, për ta çliruar njëherë e mirë Kosovën dhe qytetarët e saj, të ngulfatur nga bëmat e tyre korruptive dhe kriminale.

Në cilin do shtet demokratik të rajonit dhe mbarë botës, roli i opozitës parlamentare është parësor dhe vendimtar për forcimin e Ligjit dhe Shtetit të së Drejtës në shtetin që i përkasin, por vetëm në Kosovë, partitë e kriminalizuara ish qeveritare të mësuara të bëjnë sa më zi, e terr në këtë vend, gjatë gjithë sundimit të tyre arbitrar, edhe në rolin e opozitës, janë kthyer në levë të rrezikshme antishtetërore me qasjen e tyre kundërshtuese për ta bllokuar qëllimisht, kalimin e çdo ligji që rritë progresin dhe qon vendin përpara, përfshi këtu edhe rishikimin e buxhetit në Kuvend, i cili është me rëndësi të veçantë për qytetarët dhe shtetin e Kosovës.

Tentativa më e re kundërshtetërore e tyre, po dëshmon edhe njëherë më tepër se opozita, jo vetëm që e ka humbur tërësisht toruan, por njëjtë si gjatë qeverisjes kriminale gati 20 vjeçare, edhe në opozitë është kthyer në platformën të pengoj ecjen e vendit përpara dhe nuk dëshiron të pajtohet, në asnjë mënyrë me realitetin, duke u treguar e gatshme të bashkëpunojë edhe me djallin, vetëm për ta rrezikuar sa më shumë shtetin dhe grabitur. Pra, përpjekja e parreshtuar e opozitës për ta bllokuar dhe paralizuar me çdo kusht punën e Qeverisë do të jetë edhe një dështim tjetër i madh dhe i turpshëm i opozitës së inkriminuar, e cila edhe nga opozita po kthehet në rrezik dhe kërcënim të hapur për qytetarët dhe shtetin e Kosovës.

Pas takimeve në Bruksel, opozita në Kosovë ka kritikuar dhe veprimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit. Ata e kanë kritikuar Kurtin se dialogun po e kthen në pikën fillestare, madje po mungon edhe raportimi i tij për takimet në Bruksel.

Opozita nuk është pjesë e dialogut dhe ditët e fundit kanë deklaruar se “janë në terr informativ sa i përket transparencës së Kurtit në dialog”. Hipokrizia nuk mbaron me këtë

“Kurti nuk është duke mbrojtur asnjë vlerë të re të cilën nuk e kanë bërë kryeministrat e mëhershëm të gjithë kanë qenë të një qëndrimi që duhet të mbrohet sovraniteti si dhe të drejtat Kosovës si shtet, po ashtu edhe për të pagjeturit edhe tema të tjera që ai veç i ngrit. Nuk kemi asgjë të re përveç që ai është ulë në tavolinë duke i thyer të gjitha premtimet që i ka dhënë elektoratit”- Ariana Musliu Shoshi ,PDK.

“Opozita nuk është ftuar të jetë pjesë e dialogut. Gjithçka deri më tash që është zhvilluar rreth dialogut është pa transparencë, pa koordinim partiak dhe pa platformë”, ka thënë Shala. Opozita i kërkon transparencë pozitës, edhe para shkuarjes për bisedime –apsurd në vete!

Të thuhet se “Opozita nuk është ftuar …”si floskulë politike shkon përtej hipokrizisë,tregohen të pa dignitet –sharlatanizëm.Kryeministri u kishte bërë ftesë të sinqertë, të jenë së bashku, pozitë dhe opozitë, pjesë e Komisionit dialogues. Por, opozita kishte a refuzuar pjesëmarrjen bashkëpunuese me pozitën, këtë e konsideronin si "bartje çante të Albinit!" Refuzimi ka vetëm një shpjegim: aqë shumë e duan dështimin e Qeverisë Kurti-2 dhe ardhjen e opozitës në pushtet.

“Një akuzë tjetër, fort cinike, e opozitës për pozitën është "mungesa e transparencës për dialogun"!? Ndërkohë që, ende pa dalë nga korridoret selisë të bisedimeve, kuptohet e gjithë ajo çfarë është biseduar me palën serbe. Ndërsa, po këta hipokrit, kurrë nuk i kërkuan llogari Hashim Thaçit dhe stafit të tij dialogues, përtej një dekade, që kulmoi me lobimin për ndarjen e Kosovës. Ja çfarë hipokrit dhe snob ka Parlamenti i Kosovës?!”

Të ekzistoj dualizmi mes kopmpeticioneve partiake të vehen në dihotomi,në ndarjen pushtet – opozitë,qëndron,por për qështjet e interesit nacional dhe shtetit patjetër duhët ndërtuar koncenzuesin për atë se nga duhët të shkoj Republika e Kosovës?

Për të ndërtuar një koncenzus, opozita duhët hequr inatet dhe frustrimin po dhe averzionin që mban.Të përdorësh fjalën aversion,që ka konotacion paksa të ashpër.Në përkthim kjo shprehje e urrejtjes së skajshme dhe si shembëll merret urrejtja që kanë serbet ndaj kroatëve dhe shqiptarëve,si në të shkuarën dhe sot. Por tek PDK dhe AAK,në veçanti,për fat të keq qëndron! Çfarë le për të kuptuar nga veprimet e opozitës? Qëllimi është të defunksionalizoj funksionimin e punës së Kuvendit dhe të Qeversë.

Se në parlament nuk do jetë një opozitë e bashkuar dhe konstruktive,si një vlerë për proçeset demokratike, tani veç po shofim se vështirë të jetë, ngase dhe mes partive politike opozitare ekzistojnë kundërthënje që vështirë se mund të tejkalohen.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat