… Shqiptarët po ikën nga Shqipëria?

Opinione

… Shqiptarët po ikën nga Shqipëria?

Nga: Ruzhdi Peçani Më: 5 gusht 2021 Në ora: 09:24
Ruzhdi Peçani

Ngase ata që do duhej të ishin në burg,sot udhëheqin shtetin.

Ngase bijtë më të denjë nuk u këthyen nga mërgata dhe të merrnin pushtetin në Shqipëri.

Ngase nuk është bërë lustrimi.

Ngas Shqipëria nuk ka kapitalizëm normal,vetëm një mix gjithëfarësh e gjithëçka.

Ngase një numër i atëdhetarëve u shitën për patundshmëri.

Ngase të rinjëve nuk u plasë për politikë,por vetëm si të ikën nga Shqipëria.

Ngase ikona nacionale janë “deputetët”,oligarkët e matrapazët.

Ngase mediet merren me mbeturinat e jo me problemet.

Ngase pronarët dhe oligarkët jugo-nostalgjik janë në pushtet dhe pasardhësit e tyre të cilët nuk e duan shtetin.

Ngase Shqipëria nuk ka institucione adekuate kredibile dhe parlamentarizëm demokratik,vetëm strofkë të korrupcionit, nepotizmit dhe krimit të organizuar.

Ngase Shqipëria qeveriset nga një Kryeministër pansllavist.

Ngase Kryeministri Rama në bregdetin Shqiptar në veri ,ka hapur turizmin e zi,

Ngase e shumica nga “elita” intelektuale dhe mediatike është transformuar nga maoistët në “demokrat”.

Ngase në Festivalin e birrës në Korçë nuk ka vend për Rita Orën dhe Aurela Gaçe – do zë vend një shovenist anti shqiptar Goran Bregoviċ.

Ngase Bregoviċ ban Çelsin e Tiranës dhe do hapi portën e Korçës.Ndoshta do ua këndoj edhe këngën ”Kallashnjikov” e preferuara e çetnikëve të Sheshelit dhe Arkanit - dhe Bashkia e Korçës do e vlersoj se: “kjo është art”?!

Ngase në Shqipëri po ndodhë një tradhëti e madhe.

Ngase …. vargu i shumë të këqijave vazhdon!

Jo vetëm se Serbia po bënë luftë speciale ndaj kombit shqiptar - Shqiptarët vetë do fundosin veten,kjo është lufta speciale që Shqiptarët bëjnë kundër shtetit të vet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat