Lojërat politike në kurriz të shqiptarëve!

Opinione

Lojërat politike në kurriz të shqiptarëve!

Nga: Skënder Mulliqi Më: 5 gusht 2021 Në ora: 10:50
Skënder Mulliqi

Në politikë po rreshtohen ata që po bëhen gjithnjë e më të rrezikshëm për shtet dhe për interesa nacionale.Me fjalë dhe veprime në vepër po e pushkatojnë ngadalë të ardhmën tonë. Janë rrështuar në eshalonin e parë , ata që janë duke i futur shqiptarët në telashe të mëdha. Fatkeqësitë nuk janë vetëm natyrore , ato vijnë edhe nga njerëzitë e pa përgjergjshëm të politikës.Thirrjrt për konflikte dhe revanshizma të ndërsjella që shumë kohë , mund të na sjellin vetëm tragjedi të reja.

Arsyetimet se këto veprime po i bëjnë për të mirën e shtetit, janë të pa argumentuara dhe janë banale. Kur shënjestrohet para së të shtrohet pyetja për temën e caktuar , kjo nuk i kontribuon të mirës.Nuk është e mjaftueshme besatimi i rremë , nuk është i mjaftueshme betimi në të vertëten , në mençurinë , kulturën, shkollimin , kur punët flasin krejt ndryshe , më keq. Rreshtimi në radhën e parë të pushkatimit medial para të cilit shpesh po gjenden dy shtet tona , kësaj nuk i thonë të bërit politikë !

A janë fajtorë njerëzit e caktuar të politikës , apo jemi fajtorë të gjithë ne?! Sigurishtë fajtor për lëshime dhe gabime të mëdha apo të vogla janë njerëzit e politikës shqiptare , të cilët para interesave përsonale e kanë humbur toruan dhe arsyen. Po futën në gjëra të këqija , pa e pyetur sovranin popull, dhe këtë po e bëjnë edhe kur janë në pyetje interesat nacionale.Mos të në shesin dushkë për gogla, se nuk ka më budallenjë në këtë botë që mos t’i kuptojnë manipulmet dhe rrenat e tilla .

Shqiptarët në trojet etnike sigurisht se nuk i kanë merituar disa nga strukturat e tilla politike .Duhet të pranojë shumë kush se nuk e meriton të gjenden në rreshtin e parë të politkibërjës shqiptare.Duhet të largohen nga aty ku gjenden ,se i kanë vu seriozisht në peshore interesat e shteteve shqiptare dhe i kanë vu në peshore edhe interesat e viseve tjera etnike.

Nëse dikush është ushtruar për manovrime të tilla , mos të mendon se gjithmonë do t’i ecë kungulli mbi ujë…!Kemi ardhur në një situatë kur nuk po jemi veq të robnuar politikisht , por po jemi edhe viktima! Pushoni të na mbani fjalë se nuk jeni njerëz të politikës , kur nuk jeni… !

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat