Bregoviçin e duan dhe e mbrojnë fundërrinat sociale të Shqipërisë

Opinione

Bregoviçin e duan dhe e mbrojnë fundërrinat sociale të Shqipërisë

Nga: Gani Mehmetaj Më: 5 gusht 2021 Në ora: 19:09
Gani Mehmetaj

Nipat e Miladinit, Vuçiçit dhe të Enver janë të çuditshëm. Shpesh janë budallenj. Janë fundërrina sociale, të frustruar e të kompleksuar, të budallallosur dhe pa asnjë shije  muzikore, me ndjenjën e inferioritetit ndaj serbit që ua kanë kultivuar  nga koha e diktaturës. Fundërrinat e Shqipërisë kurrë nuk e morën vetën. Si gjyshi, si babai si i biri. Mbetën fundërrina, por  janë fatkeq e të pamëshirshëm. U pëlqejnë ulërimat, britmat dhe stërkalat e pështymës, duan të shohin dike që i ka fyer e përbuzur, e duan mediokrin, të alkoolizuarin e vjedhësin e muzikës, sikurse është Bregoviçi. Por fundërrinat sociale të Shqipërisë e duan edhe këngëtarin që ka nxitur gjakderdhje në Dardani, që e ka mbështetur pushtimin rus të Krimesë, që i frymëzoi kriminelët serbë në Bosnjë-Hercegovinë e Kroaci. Ata duan t’i kundërvihen humanizmit e Perëndimit. Ata janë monstrumë e zombi.  

Fundërrinat sociale të Shqipërisë e duan Bregoviçin, sepse e mohoi kombin e vet kroat, u bë shërbëtorë i Miloshviqit dhe mbështetës i krimeve serbe.  Edhe kto fundërrinat tw Shqipërisë e mohojnë kombin e tyre, e pwrbuzin atdheun. Natyrisht komb mohuesin Bregoviç nuk e duan as në Serbi, por e përdorin, sepse e dinë sa i vlen lëkura atij që e shet kombin e vet.  Shtresa elitare serbe e sheh me shpërvjelje buzësh.  

I padëshiruar në Mal të Zi, i përbuzur në Kroaci, i shpërfillur nga sllovenët, i dëbuar nga Polonia e Ukraina, ai askund në tokat sllave nuk e gjeti vend, pos në tokën shqiptare, ku po e presin me eufori fundërrinat sociale që janë pa dinjitet, pa identitet, servilë, të  mjerë, që nuk e dinë çka është njerëzia. Dikush i ka  ndërsyer si qentë e tërbuar, prandaj sulmojnë nëpër rrjete sociale.

Ata që e kanë ftuar këtë  luftënxitës e mbështetës të krimeve e kanë ftuar që t’i fyejnë në mënyrë cinike shqiptarët e Dardanisë.

Nga fundërrinat sociale të Shqipërisë nuk ke si pret më mirë, janë pjesa më e ndotë e kombit që e përdorë kushdo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat